Pyetësor mbi zakonet e të mjekuarit
Vetëm barnat që merren sipas rekomandimit të mjekut dhe/ose udhëzimeve në fletudhëzuesin e pacientit mund të japin efektin e duhur. Megjithatë, ne të gjithë mund të harrojmë të marrim mjekimin tonë herë pas here. Arsyet mund të jenë të shumta. Ky pyetësor i shkurtër është hartuar për t'ju mbështetur gjatë planit të mjekimit tuaj dhe për t'ju ndihmuar të mbroni zemrën.
Pyetësori mbi shëndetin e zemrës
A keni njohuri të mjaftueshme rreth shëndetit të zemrës? Përgjigjjuni pyetjeve tona në kuiz për ta zbuluar!
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.