Hani fëstëkë për të parandaluar infarktin

Puna juaj mund të ndikojë te rreziku i infarktit

Faktorët e rrezikut që diskutohen më shpesh lidhur me sëmundjet e zemrës janë stili sedentar i jetesës, dieta e varfër dhe pirja e duhanit.

Gjithashtu, është shumë me vlerë të përmendet se disa profesione rrisin rrezikun e infarktit kardiak dhe iktusit/infarktit cerebral.(1) Në disa punë të caktuara, është veçanërisht e rëndësishme të ekuilibroni efektet negative.

 

Puna juaj mund të ndikojë në rrezikun e infarktit.

1 Puna në zyrë

Me kalimin e kohës, qëndrimi ulur në tavolinë për një kohë të gjatë mund të ulë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe niveleve të enzimave që shpërbëjnë yndyrën. Punonjësit e zyrave dhe menaxherët janë shumë më të ekspozuar ndaj rrezikut të obezitetit gradual, i cili mund të shkaktojë probleme me zemrën.(2)

Zgjidhja: bëni më tepër ushtrime. Herë pas here duhet të ngriheni nga tryeza e punës dhe të bëni një shëtitje të shkurtër, e cila ju ndihmon edhe të mendoheni.

2 Puna pranë shërbimeve të emergjencës

Punët që përfshijnë periudha relativisht të qeta, të alternuara me situata të papritura stresuese, mund të sforcojnë funksionin e zemrës te këta punonjës. Zjarrfikësit, personeli i urgjencës, oficerët e policisë, stafi mjekësor në spitale, kanë përqindje mbi mesataren të problemeve me zemrën.(1,3) Nëse nuk mund të gjeni një punë më pak stresuese, duhet të provoni të ekuilibroni efektet negative të stresit përmes një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve të rregullta, të cilat ndihmojnë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut.

3 Puna me turne

Të punuarit me disa turne ose në mënyrë të përsëritur jashtë orarit të punës mund të jetë një sfidë e vazhdueshme për ciklin tuaj cirkadian. Ndryshimi i vazhdueshëm i rutinës së fjetjes/zgjimit, mungesa e gjumit dhe lodhja mund të shkaktojnë çrregullim të niveleve të sheqerit në gjak, të presionit të gjakut dhe insulinës, si dhe probleme me zemrën.(4)

4 Puna në mjedise të ndotura

Ekspozimi ndaj substancave të ndryshme dhe të dëmshme kimike, si tymrat dhe gazet, rrit sforcimin e zemrës.(1) Monoksidi i karbonit, një gaz pa ngjyrë dhe erë që mund të akumulohet në tunele për shembull, është veçanërisht toksik dhe mund të çojë në infarkt nëse thithet në sasi të mjaftueshme.(3)

5 Puna në sektorin e hoteleri-turizmit (4)

Kohët e fundit, duhanpirësit nuk lejohen më të pinë duhan brenda bareve, klubeve, restoranteve etj. Rregullat jo vetëm që e bëjnë më të vështirë pirjen e duhanit nga duhanpirësit, por edhe mbrojnë personelin e shërbimit nga efektet e dëmshme të tij.

6 Shoferët

Ndoshta në mënyrë të habitshme, edhe shoferët e autobusit apo kamionit kanë përqindje mbi mesataren të problemeve kardiovaskulare.(1,3) Me siguri, kjo mund të shpjegohet nga puna e vazhdueshme ulur, stresi që lidhet me trafikun, nivelet e larta të lipideve (kolesterolit dhe triglicerideve) në gjak, si dhe mbipesha që shkaktohet nga zakonet e çrregullta, dhe shpeshherë jo të shëndetshme, të të ngrënit. Normalisht, edhe shoferët mund të ulin rreziqet që vijnë nga puna e tyre përmes shtimit të aktivitetit fizik dhe një diete të shëndetshme.

7 Punonjësit e linjave të montimit

Personave që punojnë në linjat e montimit në impiante ose fabrika u duhet të mbajnë një nivel të lartë fokusi për një kohë të gjatë, pa bërë shumë pushime. Kërkesat për rendiment të lartë, mungesa e kontrollit të fluksit të punës dhe monotonia e vazhdueshme janë të gjithë faktorë stresi që mund të prekin zemrën me kalimin e kohës.

8 Të papunët

Siç mund ta shihni, ka shumë lloje të ndryshme profesionesh që përfshijnë rreziqe kardiovaskulare.(4) Megjithatë, kjo nuk do të thotë se personat e papunë ose punëkërkues janë plotësisht të mbrojtur nga këto rreziqe. Më të rrezikuarit janë punonjësit në moshë më të madhe, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë një punë të re pas largimit nga puna. Këta persona janë më të rrezikuar që të kenë presion të lartë gjaku ose diabet krahasuar me kolegët e tyre që kanë arritur të mbajnë vendin e punës.(5) Për pasojë, papunësia nuk sjell stres vetëm në aspektin mendor dhe financiar, por mund të prekë gjithashtu edhe shëndetin tuaj.

Referenca

  • (1) Tüchsen F, Bach E, Marmot M. Occupation and hospitalization with ischaemic heart diseases: a new nationwide surveillance system based on hospital admissions. Int J Epidemiol. 1992;21(3):450-459. doi:10.1093/ije/21.3.450. Return to content
  • (2) Tigbe WW, Granat MH, Sattar N, Lean MEJ. Time spent in sedentary posture is associated with waist circumference and cardiovascular risk. Int J Obes (Lond). 2017;41(5):689-696. doi:10.1038/ijo.2017.30. Return to content
  • (3) Tüchsen F, Andersen O, Costa G, Filakti H, Marmot MG. Occupation and ischemic heart disease in the European Community: a comparative study of occupations at potential high risk. Am J Ind Med. 1996;30(4):407-414. doi:10.1002/(SICI)1097-0274(199610)30:4<407::AID-AJIM5>3.0.CO;2-S. Return to content
  • (4) Tüchsen F. Working hours and ischaemic heart disease in Danish men: a 4-year cohort study of hospitalization. Int J Epidemiol. 1993;22(2):215-221. doi:10.1093/ije/22.2.215. Return to content
  • (5) Gallo WT, Teng HM, Falba TA, Kasl SV, Krumholz HM, Bradley EH. The impact of late career job loss on myocardial infarction and stroke: a 10 year follow up using the health and retirement survey. Occup Environ Med. 2006;63(10):683-687. doi:10.1136/oem.2006.026823. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.