Pyetje të shpeshta mbi terapinë me barna për parandalimin e infarktit

Pyetje të shpeshta mbi terapinë me barna për parandalimin e infarktit

Marrja e mjekimeve është thelbësore për pacientët me sëmundje kardiovaskulare.

Lexoni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta në vijim rreth kësaj sëmundjeje, në mënyrë që t'i merrni medikamentet në mënyrë më efikase.

Çfarë duhet të bëj nëse kam efekte anësore?

Pyetje të shpeshta mbi terapinë me barna për parandalimin e infarktit

Çdo bar mund të ketë efekte anësore.

Nëse pyesni mjekun ose farmacistin tuaj mbi efektet e mundshme anësore të barit dhe nëse lexoni fletudhëzuesin e pacientit në paketim, atëherë nuk do të gjendeni të papërgatitur.

Nëse ju shfaqen simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Për shembull, nëse po merrni antihipertensivë dhe keni presion gjaku shumë të ulët dhe ndiheni të dobët dhe të lodhur, me shumë mundësi problemi qëndron te doza, e cila përshtatet lehtësisht.

Nuk rekomandohet ndërprerja e medikamentit pa u konsultuar me mjekun, pasi në disa raste mund të shkaktojë probleme më të rënda se efekti anësor. Këto situata duhet të trajtohen rast pas rasti, për çdo pacient. Mjeku mund të përshtasë dozën tuaj ose mund t'ju rekomandojë një bar tjetër që nuk jua shkakton këtë problem.

A po funksionon medikamenti im?

Për të parë nëse medikamenti i rekomanduar po funksionon siç duhet mund të kryhen kontrolle periodike. Për disa lloje medikamentesh nevojiten teste gjaku periodike për të përshtatur dozën e tyre. Disa barna që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare synojnë të parandalojnë incidentet e rënda, si p.sh. infarktin. Këtu përfshihen produktet me acid acetilsalicilik. Megjithatë, mund të mos ndjeni efekt të drejtpërdrejtë nga këto produkte. Edhe pse efikasiteti i një antihipertensivi mund të kontrollohet me lehtësi përmes një matjeje të thjeshtë, barnat parandaluese nuk kanë "rezultate" të tilla të drejtpërdrejta. Megjithatë, është e rëndësishme që të merrni barnat e rekomanduara, pasi edhe nëse nuk ndjeni ndryshime, ato janë efikase në reduktimin e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kontribuojnë në jetëgjatësi.

Si mund t'i dalloj medikamentet nga njëra-tjetra?

Ekzistojnë shumë medikamente për trajtimin e llojeve specifike të sëmundjeve kardiovaskulare, dhe ato mund të ndahen në disa kategori kryesore, të ashtuquajtura grupet e substancave aktive. Medikamentet e së njëjtës kategori veprojnë në mënyrë të ngjashme, por efektet e tyre mund të ndryshojnë, prandaj ka rëndësi se cilin përdorni (përshtatshmëria me medikamentet e tjera, forca, madhësia e paketimit). Emri i substancës aktive mund t'ju ndihmojë. Emrat e medikamenteve të së njëjtës kategori zakonisht kanë të njëjtën prapashtesë. Për shembull, emrat e substancave aktive te beta-bllokuesit e llojit antihipertensiv zakonisht përfundojnë me "olol".

A mund të marr medikamente ose produkte të tjera mjekësore pa recetë gjatë trajtimit?

Pavarësisht nëse keni dhimbje koke, grip ose ftohje, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin e pacientit dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni një medikament pa recetë, për të përcaktuar nëse është e sigurt marrja e tij paralelisht me medikamentin tuaj.

Bimët mjekësore, vitaminat dhe sumplementet dietike mund të jenë të dobishme, por nuk mund të zëvendësojnë kurrë medikamentet e rekomanduara për zemrën. Në disa raste, ato mund të ndikojnë te mënyra e veprimit të medikamentit të rekomanduar dhe mund të reduktojnë efikasitetin e tij. Ka shumë produkte që nuk i nënshtrohen provave klinike, çka do të thotë se nuk ka të dhëna të disponueshme mbi përdorimin e tyre në të njëjtën kohë me mjekime të tjera. Për më tepër, përqendrimi i substancave aktive mund të ndryshojë në varësi të prodhuesit, në rastin e produkteve jo të standardizuara, dhe kjo ka një efekt negativ në saktësinë e dozës, çka mund të dëmtojë shëndetin. Konsultohuni gjithmonë me mjekun përpara përdorimit të këtyre produkteve.

A mund të përdor medikamente nëse jam shtatzënë?

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji nuk mund të përdorin disa lloje medikamentesh. Nëse ato kanë nevojë që të marrin medikamente për problemet e zemrës, hipertensionin ose nivelin e lartë të kolesterolit, mjeku duhet të vlerësojë me kujdes rreziqet që mund t'i kanosen nënës dhe fetusit, si dhe të vendosë se cili është medikamenti më i sigurt në situatën përkatëse. Konsultohuni me mjekun e përgjithshëm, ose me mjekun obstetër-gjinekologun përpara se të merrni një lloj medikamenti, duke përfshirë ato pa recetë.

A mund t'i përdorë medikamentet e mia një person tjetër?

Çdo person me një sëmundje zemre ka nevojë për lloje të ndryshme medikamentesh ose për substanca të ndryshme aktive. Nuk mund t'ia jepni medikamentet tuaja dikujt tjetër pasi mund të dëmtoni shëndetin e tyre.

Në ç'kushte duhet t'i ruaj medikamentet e mia?

Shumica e medikamenteve duhet të mbahen në një vend të freskët dhe të thatë, kështu që ambientet e ngrohta dhe me lagështi të kuzhinës dhe tualetit nuk janë ideale. Mos i vendosni midis dritareve të ndriçuara nga dielli dhe mos i lini në makinë pasi mund të ngrohen shpejt. Mbajini mbi sirtarin e komodinës. Sigurohuni që t'i mbani medikamentet në vendin e duhur dhe larg fëmijëve ose kafshëve shtëpiake. Lexoni fletë-udhëzimin e pacientit në paketim, ku përfshihen udhëzimet e ruajtjes dhe data e skadimit.

Nëse është e mundur, lërini medikamentet në paketimin e tyre origjinal: në këtë mënyrë mbroni tabletën ose kapsulën dhe mund të shihni se sa keni konsumuar. Mos përdorni kurrë medikamente të cilave i ka ndryshuar ngjyra, forma ose aroma. Mos përdorni kurrë medikamente të skaduara.

Cili është dallimi midis medikamenteve origjinale dhe atyre xhenerike?

Është e rëndësishme të dini se të ashtuquajturit prodhues novatorë kryejnë studime farmaceutike. Zhvillimi i molekulave të reja përfshin një proces kërkimor të gjatë dhe të kushtueshëm. Më pas, substanca e re aktive mund të patentohet dhe vetëm atëherë mund të nisë procedura e autorizimit për tregtim. Pas kësaj, molekulat mbrohen me patentë për një periudhë të caktuar, çka nënkupton se mund të prodhohen vetëm nga kompania zhvilluese. Pas skadimit të patentës, substanca aktive mund të prodhohet edhe nga kompani të tjera, dhe këto janë ato që quhen barna xhenerike. Kjo nënkupton se, në varësi të opinionit të mjekut dhe preferencave tuaja, mund ta merrni substancën aktive të rekomanduar për trajtimin tuaj në formën e disa barnave të prodhuara dhe shpërndara nga prodhues të ndryshëm. Për të përzgjedhur një medikament rekomandohet ndjekja e këshillave të mjekut ose farmacistit: ata kanë informacione të përditësuara mbi provat klinike të medikamenteve që përmbajnë substancën aktive të nevojshme dhe mbi kostot e terapisë, dhe mund t'ju rekomandojnë produktin që ju përshtatet më tepër.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.