Njerëzit me probleme me zemrën janë shpeshherë në mëdyshje nëse duhet të kryejnë apo jo marrëdhënie seksuale. Shumëkush nuk e di që në mungesë të disa sëmundjeve shumë të rënda, seksi është i rekomandueshëm.(1)
Në fakt, marrëdhëniet e rregullta seksuale i bëjnë mirë sistemit kardiovaskular .
Pyesni mjekun për të mësuar se sa sforcim mund të përballojë zemra juaj me medikamentin aktual pas një ngjarjeje kardiovaskulare, si infarkti në zemër.
Rezistenca
Këtu, kapaciteti i rendimentit fizik është thelbësor: ekuivalenti i shpenzimit të energjisë matet në ekuivalentë metabolik (metabolic equivalents (METs)) sipas udhërrëfyesve ndërkombëtarë. (1) 1MET është ekuivalent me me të qëndruarit ulur në qetësi dhe një shëtitje e lehtë është 3-4MET. Aktiviteti seksual është ekuivalent me aktivitetin fizik të lehtë dhe të moderuar në intervalin 3 deri në 5 MET, duke marrë parasysh aftësinë e individit për të kryer aktivitete fizike.(1) Energjia që shpenzohet gjatë aktivitetit seksual është e barasvlershme me ecjen me një ritëm prej 5 km/h. Sigurisht, ka disa faktorë që ndikojnë në energjinë e shpenzuar, si pozicioni gjatë seksit, lloji i seksit, intensiteti dhe kohëzgjatja e aktivitetit, si dhe mosha dhe pesha trupore e personit. Shpenzimi maksimal i energjisë (gjatë orgazmës) korrespondon me një ecje për 800 m apo me ngjitjen e dy kateve.(2) Aktiviteti seksual është i arsyeshëm për pacientët të cilët mund të ushtrojnë> 3 deri në 5 METS pa anginë , dispne të tepërt, ndryshime të segmentit ST ishemik, cianozës, hipotensionit ose aritmisë.(1) Seksi është i sigurt për pacientët me sëmundje koronare nëse ata nuk kanë simptoma dhe mund të ngjisin dy kate pa pësuar kriza të anginës. Duke qenë se toleranca ndaj sforcimit varion sipas individit, rekomandohet të kryeni një provë qëndrueshmërie përpara se të rinisni aktivitetin seksual.(1) Seksi është një aktivitet fizik dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duhet të dini se sforcimet sporadike janë të rrezikshme, ndërsa rehabilitimi kardiak dhe ushtrimi i rregullt mund të jenë të dobishëm për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare me aktivitet seksual për pacientët me CVD (1).
Kur është dhe kur nuk është i sigurt?
Vlerësimi i rrezikut, i kryer nga kardiologët, është thelbësor për të vlerësuar se sa i sigurt është aktiviteti seksual për individin.(1)
Pacientët me anginë të lehtë të qëndrueshme, hipertension të kontrolluar, apo me një histori të suksesshme ndërhyrjeje kirurgjikale koronare janë të parrezikuar nga aktiviteti seksual.(1,3) Aktiviteti seksual është i arsyeshëm 1 ose më shumë javë pas IM të pakomplikuar nëse pacienti është pa simptoma kardiake gjatë aktivitetit fizik të butë deri të moderuar (1), ose në sëmundje të lehta valvulare dhe insuficence kardiake në fillim të fazës I, pas konsultimit me mjekun. (1,3)
Aktiviteti seksual mund të paraqesë rrezik të lartë për pacientët me anginë të paqëndrueshme.(1) Pacientët me aritmi të rëndë gjithashtu konsiderohen me rrezik të lartë. Ata duhet ta shtyjnë aktivitetin seksual derisa gjendja e tyre të jetë e qëndrueshme dhe të caktohen në një kategori rreziku më të ulët. Aktiviteti seksual mund të rinisë vetëm pas rivlerësimit të rrezikut (1,3), me trajtim për çrregullimin e ereksionit.
Çrregullimi i ereksionit
Shumë pacientë meshkuj janë të shqetësuar edhe për impotencën. Ky shqetësim nuk është plotësisht i pabazë, pasi çrregullimi i ereksionit prek gjysmën e pacientëve me sëmundje koronare dhe deri në 80% të pacientëve me sëmundje të rëndë të ventrikulës së majtë. Për më tepër, problemet seksuale mund të përkeqësohen me përparimin e sëmundjeve koronare. Kjo, sidoqoftë, nuk është arsye për të hequr dorë nga ky aktivitet i dobishëm fizik dhe mendor. Në treg ka medikamente për trajtimin e çrregullimit të ereksionit, të cilat janë të përshtatshme për njerëzit me sëmundje në zemër. Kardiologët që rregullojnë mjekimin e pacientit mund të thonë se me cilat barna mund apo nuk mund të përzihen. Është e rëndësishme të kuptohet se barnat për zemrën që përdoreshin më shpesh për angina pectoris dhe përmbajnë nitrat, nuk mund të shoqërohen me disa barna të caktuara kundër çrregullimit të ereksionit, të ashtuquajturit frenues të fosfodiesterazës (1), të cilët mund të shkaktojnë një rënie drastike të presionit të gjakut dhe të çojnë në kolaps të qarkullimit. Ka edhe disa lloje të tjera barnash, të tilla si disa mjekime antihipertensive të caktuara apo trajtime për zmadhimin beninj të gjëndrës së prostatës, të cilat kundërveprojnë me barnat kundër çrregullimit të ereksionit apo e bëjnë pacientin të ndihet keq si pasojë e rënies së presionit të gjakut.
Është shumë e rëndësishme që pacienti të flasë hapur me mjekun për problemet e tij seksuale nëse dëshiron të marrë barna kundër çrregullimit të ereksionit. Në këtë rast, kardiologu mund të përshtasë mjekimin e pacientit për të siguruar zgjidhjen e problemeve të ereksionit dhe jo përkeqësim të tyre, si dhe për të shmangur pasojat e rënda të ndërveprimeve me barna të tjera.
Çrregullimi i ereksionit përbën një barrë të madhe për shoqërinë duke pasur parasysh prevalencën dhe ndikimin e saj të lartë në cilësinë e jetës, dhe është gjithashtu një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, demencën dhe vdekshmërinë e gjithpërfshirëse. (3) Për këtë arsye, rëndësia e parandalimit nuk mund të mbivlerësohet. Ushtrimi i përditshëm është po aq pjesë integrale e parandalimit sesa një dietë e shëndetshme (4,5). Aktiviteti i rregullt seksual ka dobi të dyfishte: përveçse përmirëson cilësinë e jetës dhe e bën më të plotë, ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular . Mos ia privoni vetes këtë kënaqësi.
Referenca
- (1) Levine GN, Steinke EE, Bakaeen FG, et al. Sexual activity and cardiovascular disease: a scientific statement from the American Heart Association. Circulation. 2012;125(8):1058-1072. doi:10.1161/CIR.0b013e3182447787. Return to content
- (2) Frappier J, Toupin I, Levy JJ, Aubertin-Leheudre M, Karelis AD. Energy expenditure during sexual activity in young healthy couples. PLoS One. 2013;8(10):e79342. Published 2013 Oct 24. doi: 10.1371/journal.pone.0079342. Return to content
- (3) Mornar Jelavić M, Krstačić G, Perenčević A, Pintarić H. Sexual Activity in Patients with Cardiac Diseases. Acta Clin Croat. 2018;57(1):141-148. doi:10.20471/acc.2018.57.01.18. Return to content
- (4) Kessler A. The global prevalence of erectile dysfunction BJU Int. 2019 Jul 2. doi: 10.1111/bju.14813. Online ahead of print. Return to content
- (5) Mayo Clinic Staff. Erectile Dysfunction – Symptoms & Causes. (2020) Available at: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/erectile-dysfunction/symptoms-causes/syc-20355776 [accessed 30 June 2020]. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.