Kujdesuni për zemrën tuaj: gjeni një qëllim në jetë

Kujdesuni për zemrën tuaj: gjeni një qëllim në jetë

Nuk keni kohë të kryeni aktivitet fizik pasi jeni të fokusuar te karriera juaj? Të gjithë e kemi përmendur këtë si justifikim, por studiuesit amerikanë kanë provuar se gjetja e një qëllimi në jetë dhe të pasurit e një objektivi redukton probabilitetin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. 

Koha për të fantazuar! Relaksohuni në një hamak, mbyllni sytë dhe imagjinoni një jetë perfekte. Cila është puna juaj e ëndrrave? Ku dhe si jetoni? Imagjinoni familjen, miqtë dhe shoqërinë që dëshironi të keni.

Kujdesuni për zemrën tuaj: Gjeni një qëllim në jetë

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se personat që e dinë qëllimin e tyre në jetë dhe dinë ta vlerësojnë jetën kanë 17% më pak gjasa që të pësojnë një ngjarje kardiovaskulare.

"Të qenit më i vendosur mund të mbrojë zemrën dhe rrjedhimisht jetën tuaj", është shprehur drejtuesi i studimit Randy Cohen. "Rezultatet tona konfirmojnë se gjetja e një qëllimi në jetë është e lidhur ngushtësisht me mbrojtjen e zemrës".

Lidhja ndërmjet një jete të paqëllimtë dhe zhvillimit të një sëmundjeje të zemrës

Kërkuesit kombinuan të dhëna nga 10 studime të tjera mbi 137 000 individë, për të analizuar lidhjen ndërmjet të pasurit të një qëllimi, niveleve të përgjithshme të vdekshmërisë dhe niveleve të vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Ata zbuluan prova të qarta se personat që nuk kanë një ide të qartë mbi jetën e tyre dhe që janë të pasigurt se ku po shkojnë dhe çfarë duan të arrijnë, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga sëmundje të zemrës.(1)

Kujdesuni për zemrën tuaj: Gjeni një qëllim në jetë

Këto zbulime janë në përputhje me faktorët psikologjikë si ankthi, shqetësimi dhe pasiguria. Ky studim mund të jetë një pikënisje për kërkime të tjera për të analizuar lidhjen midis të pasurit të një qëllimi dhe të qenit i shëndetshëm. Njohuritë mbi këtë lidhje mund t'ju motivojnë që të zbuloni se çfarë dëshironi të bëni me jetën tuaj.

Nëse jeni plotësisht të kënaqur me jetën tuaj, rrini të qetë, pasi jeni në rrugën e duhur për të mbrojtur shëndetin e zemrës. Nëse për çfarëdolloj arsyeje nuk jeni të kënaqur me mënyrën sesi po ju shkon jeta, kjo është një arsye e mirë për të reflektuar dhe për të bërë diçka që ju përmbush vërtet.

Referenca

  • (1) Cohen R, Bavishi C, Rozanski A. Purpose in Life and Its Relationship to All-Cause Mortality and Cardiovascular Events: A Meta-Analysis. Psychosom Med. 2016;78(2):122-133. doi:10.1097/PSY.0000000000000274. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.