Infarkti i miokardit nuk është një rrezik me të cilin përballen vetëm meshkujt. Më shumë kujdes duhet ti kushtojmë edhe grave

INFARKTI I MIOKARDIT NUK ËSHTË NJË RREZIK ME TË CILIN PËRBALLEN VETËM MESHKUJT. MË SHUMË KUJDES DUHET TI KUSHTOJMË EDHE GRAVE.

Ështe e njohur se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve për meshkujt. Megjithatë, shumë nuk janë të vetëdijshëm se kjo vlen edhe për gratë. Duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje edhe grave. Lexoni këtë artikull dhe ndihmoni në zbulimin e hershëm të shenjave të infarktit të miokardit tek gratë.

 

A e dinit se?

  • Megjthëse sëmundjet ishemike kardiake zhvillohen mesatarisht 7–10 vite më vonë tek gratë krahasuar me meshkujt, infarkti i miokardit është shkaktari kryesor i vdekjeve tek gratë.(3)
  • Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve për gratë në Evropë dhe në mbarë botën.
  • Infarkti i miokardit është përgjegjës për një të tretën e të gjitha vdekjeve te femrat në nivel global.
  • Infarkti i miokardit shoqërohet me rezultate më të këqija dhe një shkallë më të lartë vdekjesh te femrat sesa te meshkujt.(1) Dy herë më shumë gra nën moshën 65 vjeç vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare sesa nga kanceri i gjirit.
Gruaja e moshuar i bie në zemër

 

Cila mund të jetë arsyeja e shkallës më të lartë të vdekjeve nga infarkti i miokardit tek gratë?

  • Shpesh, gratë i identifikojnë shenjat më vonë pasi ato nuk janë gjithmonë të dukshme.
  • Mesatarisht, gratë janë rreth 8 vjet më të mëdha kur pësojnë infarkt miokardi sesa burrat. Kjo do të thotë se ato janë më të brishta dhe janë në një gjendje më të keqe fizike në përgjithësi kur përjetojnë simptomat.
  • Koha nga fillimi i dhimbjeve në gjoks deri në thirrjen e një ambulance është më e gjatë për gratë, gjë që çon në rezultate më të këqija.(6)
  • Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, hipertensioni, pirja e duhanit (statusi dhe intensiteti i tij) dhe diabeti rrisin rrezikun për një infarkt miokardi më shumë tek femrat sesa tek meshkujt.(5)

 

A do të përjetojnë vetëm gratë e moshuara një infarkt miokardi?

Ne e dimë se në gratë para menopauzës, estrogjeni ofron një nivel të caktuar mbrojtjeje nga sëmundjet kardiovaskulare.(6) Megjithatë, është një ide e gabuar që gratë para menopauzës nuk mund të vuajnë fare nga infarkti miokardit , pasi një e treta e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare lindin para moshës 65 vjeç. Një studim që përfshin pacientë të rinj që kishin pësuar një infarkt miokardi vuri në dukje se krahasuar te pacientët meshkuj, pacientët femra kanë më pak gjasa të kenë marrë informacion mbi faktorët e tyre të rrezikut për sëmundjet e zemrës përpara infarktit të tyre të miokardit.(4) Një studim zbuloi se pirja e duhanit dhe disa kontraceptivë tregojnë sinergji, dmth forcojnë efektin e njëri-tjetrit dhe rrisin rrezikun e infarktit të miokardit, veçanërisht tek gratë e reja.(2) Fletë udhezuesi për pacientin për shumë kontraceptivë e vë në dukje këtë rrezik. Është një paralajmërim që duhet marrë seriozisht. Sipas një studimi amerikan, shkalla e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës tek gratë nën 65 vjeç është në rritje. Studimi zbuloi se ndërsa vdekja nga kanceri tregon një rënie të vazhdueshme, vdekja nga sëmundjet e zemrës - pas një rënie fillestare - është rritur që nga viti 2010. Gjithashtu, gratë e reja kanë filluar të jenë më pak të shëndetshme. Në vendet e zhvilluara, diabeti dhe obeziteti po përhapen edhe tek gratë e reja.(4)

Çfarë mund të bëjmë?

  1. Ankesat nga gratë duhen marrë seriozisht. Është e rëndësishme të mbani mend se simptomat e tyre shpesh nuk përfshijnë dhimbje shumë të mprehta në gjoks, por ata mund të përjetojnë shenja më pak të dukshme si të përziera dhe një ndjenjë të përgjithshme shqetësimi.(6)
  2. Duhet të bëhet e qartë se infarkti i miokardit mund të ndodhë edhe tek femrat më të reja në moshë.(6)
  3. Duhet të kihet parasysh gjithashtu roli i grave në ruajtjen e familjes, si p.sh. roli i tyre si kujdestare për fëmijët, anëtarët e familjes dhe prindërit - shpesh kur punojnë me kohë të plotë. Gratë shpesh i japin përparësi shëndetit të të dashurve të tyre mbi shëndetin e tyre. Prandaj është e rëndësishme që ato të kujdesen edhe për shëndetin e tyre, pasi sëmundjet e zemrës janë kryesisht të parandalueshme.
  4. Përmirësoni shëndetin tuaj duke u ushtruar, duke ndjekur dietën e duhur dhe duke lënëduhanin, si dhe duke normalizuar presionin e gjakut, sheqerin në gjak, nivelet e kolesterolit dhepeshën trupore.(4)
  5. Nëse dyshohet për sëmundje kardiovaskulare, bëni një ekzaminim sa më shpejt të jetë emundur.
  6. Nëse keni një sëmundje të njohur kardiovaskulare, ndiqni këshillat e mjekut tuaj për mënyrëne jetesës dhe mjekimin.
Çifti i moshuar duke ushtruar së bashku

PP-M_ASA_C-AL-0010-1 31.03.2022

Referenca:

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.