Përse duhet të reduktoni konsumin e kripës?

Përse duhet të reduktoni konsumin e kripës?

Zakonet e të ushqyerit—duke përfshirë konsumin e kripës—kanë pësuar një ndryshim rrënjësor në shekujt e fundit. Trupi i njeriut, nuk mundi të përshtatej me rritjen e papritur të konsumimit të kripës. 
Konsumi i lartë i kripës dhe marrja e pamjaftueshme e kaliumit kontribuon në rritjen e tensionit të gjakut dhe rrit rreziqet për sëmundje kardiake dhe goditje cerebrale.(1)
Ky artikull ofron disa këshilla se si mund të reduktojmë konsumin e kripës për një zemër më të shëndetshme.

 

Lidhja midis konsumit të kripës dhe hipertensionit

Paralajmërimi “mos hidh aq shumë kripë në ushqimin tënd se nuk është e shëndetshme” me siguri është dëgjuar në të gjitha darkat e së dielës në familje. 
Por a jemi të ndërgjegjshëm për efektet e kripës në shëndetin tonë dhe përse është më mirë të reduktojmë konsumin e kripës?

 

Studime të shumta kanë hetuar lidhjen midis marrjes së natriumit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Shumica e këtyre studimeve kanë raportuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis sasisë së konsumuar të natriumit/kripës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, goditjes cerebrale ose sëmundjeve koronare të zemrës.(2)

 

Një hulumtues i specializuar në këtë fushë (Kaplan) thotë se konsumi i kripës në sasi më të mëdha se sa trupi i njeriut mund të përballojë, ka një rol vendimtar në zhvillimin e hipertensionit. Kjo mund të ndodhë edhe për shkak se veshkat nuk arrijnë të eliminojnë kripën e tepërt nga trupi.(3)

 

Gjithashtu, ekziston një lidhje ndërmjet konsumit të kripës dhe sasisë së kripës (natriumit) të eliminuar me anë të urinës, që ndikon si në presionin sistolik të gjakut ashtu edhe në atë diastolik.(2)

 

Analizimi i të dhënave të studimit tregon se kufiri i lejuar i konsumit të natriumit që çon në një rritje të presionit të gjakut është 2,3 g/ditë, që është rreth 5 g kripë/ditë. (Në literaturë janë përdorur dy terma: natrium dhe kripë, ose klorur natriumi=NaCl; 1 g natrium është i barabartë me 2,5 g kripë gjelle).(2)

 

një kavanoz me kripë

 

A do ta ulte presionin e gjakut reduktimi i konsumit të kripës?

Lajmi i mirë është se ne e kemi ditur prej shumë kohësh, që reduktimi i konsumit të kripës ul presionin e gjakut, gjë që ka një efekt të dobishëm në rrezikun afatgjatë të problemeve kardiovaskulare.(4)

 

Disa studime (duke përfshirë studimin e Kempner-it në vitet '40) kanë konfirmuar se si pjesë e trajtimit të pacientëve hipertonikë, një dietë me pak natrium ka efektin e dobishëm të uljes së presionit të gjakut.
 

Konsumi i kripës, zakonet e të ushqyerit dhe konsumi i rekomanduar i kripës

Për shkak të ndryshimit në zakonet e të ushqyerit, konsumi i kripës në sasi të mëdha është shumë i përhapur në shoqëritë me ndikim dhe është burimi i shumë sëmundjeve të ditëve moderne.(2)

 

Trupi ynë ka nevojë vetëm për sasi të vogla natriumi për të ruajtur proceset e tij fiziologjike. Shumica e njerëzve konsumojnë shumë kripë - mesatarisht 9-12 gram në ditë, ose rreth dyfishin e nivelit maksimal të rekomanduar të marrjes.(1)

 

Kjo sasi është e barabartë me një lugë çaji të mbushur plot me kripë. Vetëm të mendosh që ne konsumojmë kaq shumë kripë çdo ditë është shokuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një konsum ditor kripe prej më pak se 5 g, që është pothuajse sa gjysma e kësaj sasie. Çfarë mund të bëjmë për të përdorur më pak kripë, pa ndierë se ushqimet nuk kanë shije? Nga rekomandimet propozohet të përdoren më shumë erëza të tjera.(2)

 

Reduktimi i kripës që u shtohet ushqimeve të përpunuara gjatë procesit të prodhimit (që përbën një burim prej 75% të konsumit të kripës) do të ishte një mënyrë logjike për të arritur dobitë e një diete të moderuar me konsum të ulët të kripës. Është mirë të kontrollohet etiketa në ushqime: sasia e natriumit jepet në listën e përbërësve. Shmangia e konsumit të ushqimeve të përpunuara që përmbajnë më shumë se 400 mg natrium për racion është një hap i mirë për pacientët që synojnë një konsum të ulët të kripës.(3)
Një këshillë tjetër mjaft e dobishme është të konsumoni më pak ushqime të përpunuara dhe të reduktoni sasinë e kripës kur gatuani në shtëpi. Në këtë rast, një qasje graduale funksionon më mirë. 
 

 

erëza të ndryshme

 

Këshillat e mëposhtme mund t'ju vijnë në ndihmë:

  • Reduktoni sasinë e kripës së përdorur në gatime, pak e nga pak. Çdo herë, hiqni pak kripë ngasupa, por shtoni një thelb hudhër në vend të saj. Vazhdoni ta reduktoni kripën gradualishtderisa të keni hequr sasinë e dëshiruar prej afërsisht 50% më pak.
  • Hiqni mbajtësin e kripës nga tavolina në mënyrë që të mos tundoheni.
  • Ndaloni zakonin e shtimit të kripës tek ushqimet e përfunduara pa i provuar ato.
  • Merrni erëza të reja interesante. Nëse dëshironi më shumë kripë, përdorni erëza tëndryshme në vend të saj për të dhënë shije të forta dhe vini re se si gjella bëhet mëinteresant.
  • Gjithashtu, dyqanet ofrojnë lloje të ndryshme kripe. Ato kanë një shije zakonisht më pakintensive se kripa e gjellës dhe përmbajnë elemente shtesë, por ndryshe nga sa besohetgjerësisht, ato nuk përmbajnë nivel më të ulët natriumi. Edhe kripa e gjellës përmban rreth40% natrium.(5)
  • Shfletoni recetat tona për t'u frymëzuar të krijoni ushqime të shëndetshme që përmbajnë mëpak kripë.

 

Për ta përmbledhur: studimet klinike konfirmojnë rëndësinë e reduktimit të konsumit të natriumit në ushqime për të ulur presionin e gjakut, duke parandaluar në këtë mënyrë sëmundjet kardiovaskulare. Zbatimi në praktikë i reduktimit të natriumit në ushqime është një detyrë komplekse që kërkon vëmendje të veçantë. Megjithatë, duke marrë parasysh efektet e saj afatgjata, është një trajtim dhe një synim i rëndësishëm që bazohet në stilin e jetesës.

 

Çfarë mund të bëjmë për ta mbajtur zemrën të shëndetshme?

  1. Mbajeni konsumin e përditshëm të kripës nën kontroll.
  2. Matni presionin e lartë të gjakut rregullisht. Duke matur presionin e lartë të gjakut, mund tëshihni nëse kanë dhënë rezultate përpjekjet tuaja për reduktimin e konsumit të kripës.Gjithashtu, mund të identifikoni nëse keni ose jo hipertension, ndërkohë që matjet e vazhdueshme të presionit të gjakut janë të rëndësishme për monitorimin e ndikimit të çdo bari që merrni. Nëse presioni juaj i gjakut është mbi 140/90 mmHg, konsultohuni me mjekun tuaj. 
  3. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare për të cilën jeni në dijeni, ndiqni këshillat emjekut tuaj në lidhje me ndryshimet në stilin e jetesës dhe barnat.
     

PP-M_ASA_C-AL-0010-1 31.03.2022

 

Referenca:

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.