Keni marrë ndonjëherë rezultate analizash laboratorike që nuk i keni interpretuar dot? Nëse po, ky artikull do t'ju shërbejë. Ky artikull ofron një përmbledhje të shkurtër të njësive matëse dhe vlerave të synuara të tre vlerave më të rëndësishme: glukoza, kolesteroli dhe presioni i gjakut.
Çfarë i përcakton vlerat kufi dhe si përcaktohen ato?
Vlerat kufi për glukozën, lipidet në gjak dhe presionin e gjakut bazohen në rekomandimet nga shoqatat profesionale ndërkombëtare. Këto rekomandime përditësohen rregullisht sipas rezultateve më të fundit kërkimore.
Cilat janë vlerat e synuara për presionin e gjakut, glukozën në gjak dhe kolesterolin?
Vlerat e synuara të presionit të gjakut
Presioni i gjakut matet në milimetra merkuri (mm Hg) dhe jepet në dy shifra.
- Presioni sistolik i gjakut: presioni brenda arteries kryesore të krahut kur zemra kontraktohet.
- Presioni diastolik i gjakut: presioni kur zemra qetësohet midis rrahjeve.
Rekomandimet evropiane përcaktojnë se presioni i gjakut më i lartë se 140/90 mm Hg konsiderohet si hipertension, ose presion i lartë i gjakut. Te moshat 18 deri në 65 vjeç, vlera e synuar e presionit të gjakut është <130/80 mm Hg, por te pacientët e moshuar (mbi 65 vjeç), rekomandimet përcaktojnë një vlerë tjetër të synuar: 130–139/70–79 mm Hg. Sëmundjet e lidhura gjithashtu mund të ndikojnë në vlerat e synuara.(1,2,5) Kategoritë e presionit të gjakut paraqiten në figurën 1.
Figura 1
Vlerat e synuara të glukozës
Niveli i sheqerit në gjak është sasia e glukozës e zbuluar në plazmën e gjakut në një moment të caktuar në kohë. Në mënyrë që rezultatet e analizave laboratorike të kuptohen pak më mirë, le t'i hedhim një sy më nga afër vlerave të synuara.
- HbA1c , hemoglobinë A1c – është një analizë që mat nivelet mesatare të sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të kaluar.
- Niveli i glukozës – i matur si mmol/litër, ose mg/0,1 litër.
- Niveli i glukozës esëll – niveli i sheqerit në gjak i matur pas gjendjes esëll për të paktën 12 orë.
- Niveli i sheqerit në gjak pas një vakti – kjo analizë përdoret më shpesh gjatë trajtimit të një sëmundjeje. Matet 1,5 deri në 2 orë pas ngrënies.
- Analiza orale e tolerancës ndaj glukozës (OGTT): Për këto analiza, niveli i sheqerit në gjak matet para dhe 2 orë pas konsumimit të një solucioni oral të veçantë me përmbajtje glukoze.3
Figura 2 përmbledh vlerat kufi të glukozës që janë të rëndësishme. Trajtimi i niveleve të sheqerit në gjak më të larta se vlerat e lejuara gjithmonë përshtatet sipas individit; mjeku juaj mund të marrë në konsideratë sëmundje të lidhura dhe faktorë të tjerë.
Vlerat e synuara të sheqerit në gjak3 (lidhje e figurës)
Figura 2
Vlerat e synuara për kolesterolin
Niveli i kolesterolit është tregues i pranisë së lipideve në gjak. Analizat laboratorike shpeshherë kontrollojnë sa vijon:
- Kolesterol-LDL: kolesteroli me densitet të ulët, kolesteroli "i keq"
- Kolesterol-HDL: kolesteroli me densitet të lartë, kolesteroli "i mirë"
Vlera e synuar për kolesterolin ndikohet nga disa faktorë. Ata përdoren për të përcaktuar kategoritë e rrezikut. Figura 3 përmbledh vlerat kufi për çdo kategori rreziku.
Vlera kufi për kolesterolin LDL (lidhje e figurës)4
Figura 3
Pse janë të dëmshme nivelet vazhdimisht të larta të glukozës, presionit të gjakut ose kolesterolit?
Shumë njerëz mendojnë se një nivel pak i lartë nuk është problem. Megjithatë, vlerat vazhdimisht të larta të presionit të gjakut, glukozës në gjak dhe lipideve në gjak janë të rrezikshme pasi nuk shkaktojnë simptoma për një kohë të gjatë. Megjithatë, këto nivele jonormale, të pranishme për vite të tëra, kanë një efekt të dëmshëm që prej momentit të parë. Më vonë ato mund të çojnë në shumë sëmundje (p.sh. atak kardiak, goditje në tru, sëmundje arteriale të pjesës së poshtme të trupit, insuficiencë të zemrës, çrregullim të veshkave, formim të pllakëzave në enët e gjakut, verbim, arteriosklerozë që rezulton në amputim etj.).5
Po në rastin e vlerave shumë të ulëta? Çfarë duhet të bëni nëse niveli juaj i presionit të gjakut/glukozës në gjak/kolesterolit është i ulët?
Kur keni nivel të presionit të gjakut ose glukozës në gjak tepër të ulët, ju mund të përjetoni disa simptoma. Presioni i ulët i gjakut mund të shkaktojë marramendje, dhimbje koke dhe, në rastet më të rënda, humbje të përkohshme të ndjenjave(6), ndërsa glukoza e ulët në gjak shkakton disa sinjale paralajmëruese në trup: mund të përjetoni uri ekstreme, rrahje të shpejta të zemrës, djersitje dhe dridhje. Gjithashtu, mund të ndiheni nervozë dhe të acaroheni shpejtë. Nëse ndodh kjo dhe nuk arrini të konsumoni ushqim me karbohidrate, simptomat tuaja mund të përkeqësohen. Mund të përjetoni dhimbje koke, marramendje, vështirësi në përqendrim dhe konfuzion. Në raste të rënda mund të keni kriza dhe të kaloni në komë.(7) Nëse përjetoni diçka të tillë, kërkoni menjëherë ndihmë sapo t'ju fillojnë simptomat.
Me lipidet në gjak është krejtësisht e kundërta. Studime të thelluara kanë zbuluar se sa më i ulët të jetë niveli i tyre, aq më i ulët është rreziku për sëmundje kardiovaskulare.
Kush e kryen kontrollin dhe kush i porosit analizat, mjeku i përgjithshëm apo specialisti?
Analizat përfshijnë disa nivele. Mjeku i përgjithshëm luan një rol kryesor, për shkak se pacientët zakonisht i kontaktojnë të parët për problemet e tyre shëndetësore. Zakonisht është mjeku i përgjithshëm ai që porosit analizat dhe shpeshherë vlerat e synuara arrihen në këtë nivel. Nëse jo, pacienti mund të referohet te një specialist. Monitorimi afatgjatë i pacientit mund të kërkojë bashkëpunim midis mjekut të përgjithshëm dhe specialistit.
Çfarë duhet të bëni nëse rezultatet tuaja të analizave laboratorike nuk janë ideale?
- Nëse vlerat e kalojnë pak pragun, p.sh. nëse niveli i kolesterolit ose i glukozës është pak i lartë, duhet së pari të ndryshoni stilin tuaj të jetesës. Më shumë ushtrime dhe mbajtja e dietës.
- Nëse ushtrimet dhe dieta nuk sjellin përmirësimin e vlerave, mjeku juaj zakonisht do të rekomandojë medikamente. Ju duhet të vazhdoni të ruani ndryshimet që keni bërë në stilin tuaj të jetesës!(1-5)
- Ka disa kushte, për shembull presioni i gjakut mbi 180/110 mm Hg(1) ose vlera e HbA1c mbi 8-8,5%, kur medikamentet janë menjëherë të nevojshme.(3)
- Shpesh, duhet një kohë e gjatë për të arritur vlerat e synuara, kështu që analizat laboratorike duhet të përsëriten në intervale të rregullta.
- Sigurohuni të merrni medikamentet e përshkruara nga mjeku juaj sipas porosive të tij. Mos u dëshpëroni edhe nëse nuk vëreni menjëherë një ndryshim. Efektet pozitive të terapisë bëhen të dukshme në afat të gjatë.
PP-AP_ASA-AL-0005-1 10.12.2022
8815/1 31.01.2023
Referenca
- (1) 2018 ESC/ESH Guidelines for themanagement of arterial hypertension, European Heart Journal (2018) 39, 3021–3104 Return to content
- (2) Williams B, Mancia G, Spiering W, et al. 2018 ESC/ESH Guidelines for the management of arterial hypertension [published correction appears in Eur Heart J. 2019 Feb 1;40(5):475]. Eur Heart J. 2018;39(33):3021-3104. doi:10.1093/eurheartj/ehy339. Return to content
- (3) 2019 ESC Guidelines on diabetes, pre-diabetes, and cardiovascular diseases developed in collaboration with the EASD, European Heart Journal (2020) 41, 255-323 Return to content
- (4) Mach F, Baigent C, Catapano AL, et al. 2019 ESC/EAS Guidelines for the management of dyslipidaemias: lipid modification to reduce cardiovascular risk. Eur Heart J. 2020;41(1):111-188. doi:10.1093/eurheartj/ehz455. Return to content
- (5) 2021 ESC Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice, available at https://academic.oup.com/eurheartj/article/42/34/3227/6358713?login=true Return to content
- (6) Mayo Clinic Staff. Low blood pressure (hypotension) – Symptoms & Causes. Available at: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/low-blood-pressure/symptoms-causes/syc-20355465 [accessed 15 June 2020]. Return to content
- (7) Kalra S, Mukherjee JJ, Venkataraman S, et al. Hypoglycemia: The neglected complication. Indian J Endocrinol Metab. 2013;17(5):819-834. doi:10.4103/2230-8210.117219. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.