Aktiviteti fizik është një element kyç për të ruajtur më gjatë shëndetin kardiovaskular . Nuk është e nevojshme të kaloni orë të tëra në palestër çdo ditë. Çdo lloj aktiviteti fizik, përfshirë dhe shëtitja me qenin, mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin kardiovaskular dhe jetëgjatësinë tuaj.
Fakte
-
Përparimet teknologjike kanë nxitur ndryshime në transport, komunikim, vendin e punës dhe argëtimin në shtëpi, të cilat kanë çuar në një mënyrë jetese gjithnjë e më sedentare në vendet e zhvilluara 1.
-
Të rriturit amerikanë kalojnë mesatarisht 11–12 orë në ditë të ulur 1.
Pse qëndrimi i gjatë ulur është i rrezikshëm për shëndetin tuaj?
-
Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore ka rritur rrezikun e zhvillimit të obezitetit, hipertensionit, niveleve më të larta të sheqerit në gjak, niveleve më të larta të kolesterolit që çojnë në sindromën metabolike, e cila më pas rezulton në rritjen e rrezikut të atakut kardiak, goditjes cerebrale dhe vdekjes nga ato ngjarje 1,2
-
Sjellja sedentare pa ndërprerje (p.sh. qëndrimi ulur për orë të tëra pa shkëputje) shkakton efekte më të mëdha të dëmshme kardiometabolike krahasuar me sjelljen sedentare që ndërpritet periodikisht 1.
Megjithatë, rreth 40% e të rriturve nuk shqetësohen rreth aktivitetit fizik 2.
A e dinit se?
Qoftë edhe një aktivitet minimal është shumë më i dobishëm sesa mosbërja e asgjëje 1,3.
-
Ecja edhe më pak se 10 000 hapat e rekomanduar në ditë është lidhur gjithashtu me rrezik më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet. Sipas studimeve që përfshinë më shumë se 20 000 të rritur, mund të dilet në përfundimin se bërja e më shumë hapave të përditshëm shoqërohet me një ulje progresive të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, në vend të 10 000 hapave, mund të jetë e dobishme edhe bërja "vetëm" e disa mijëra hapa në ditë 3
-
Kryerja e vetëm 30 minutave aktivitet fizik çdo ditë mund të kompensojë rreziqet shëndetësore që lidhen me qëndrimin e afatgjatë ulur - sipas një studimi të Universitetit të Kolumbias 1.
Fakte
-
Aktiviteti fizik është lidhur me një jetë më të gjatë.
-
Zëvendësimi i kohës sedentare me aktivitet fizik ka efekte pozitive:
Shëtitja me qenin është e shëndetshme dhe quhet ushtrim fizik
Personat që kanë qen thonë se gjëja më e mirë rreth tyre është dashuria e pakushtëzuar që ofrojnë. Megjithatë, mbajtja e një qeni mund të ofrojë edhe përfitime të tjera.
-
Personat që kanë qen ecin mesatarisht 22 minuta më shumë në ditë se ata që nuk kanë një të tillë 4.
-
Kështu, ata kryejnë 2760 hapa më shumë në ditë 4.
-
Ata ecin shpejtë, çka u rrit rrahjet e zemrës.
-
Ritmi i tyre është rreth 3 milje në orë, që korrespondon me një aktivitet fizik me intensitet të moderuar 4.
Ka shumë përfitime shëndetësore që lidhen me aktivitetin e rregullt fizik, si: rrezik më i ulët i vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare (përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjet cerebrale), rrezik më i ulët i hipertensionit, rrezik më i ulët i diabetit të tipit 2, rrezik më i ulët i profilit negativ të lipideve në gjak etj. 5.
Kështu, shëtitja me qenin tuaj nuk është vetëm një aktivitet i këndshëm për të kaluar kohën, por mund t'ju mbrojë edhe nga faktorët e rrezikut kardiovaskular 4.
Përmbledhje
-
Kaloni çdo ditë mjaftueshëm kohë duke qenë aktivë.
-
Çdo lloj aktiviteti fizik, përfshirë edhe shëtitja me qenin, mund të ruajë shëndetin tuaj kardiovaskular dhe rrjedhimisht të përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme shpirtërore dhe të rrisë jetëgjatësinë tuaj.
PP-ASP-AL-0019-1 24.03.2023 1380/1 24.04.2023
Referenca
- (1) Diaz KM, Duran AT, Colabianchi N, Judd SE, Howard VJ, Hooker SP. Potential Effects on Mortality of Replacing Sedentary Time With Short Sedentary Bouts or Physical Activity: A National Cohort Study. Am J Cardiol. 2019;188(3):537-544. Return to content
- (2) 30 Minutes of Exercise Can Counteract a Day of Sitting. https://www.healthline.com/health-news/30-minutes-of-physical-activity-can-counteract-a-day-of-sitting; 09.01.2023. Return to content
- (3) Paluch AE, Bajpai S, Ballin M, Bassett DR, Buford TW, Carnethon MR et al. Prospective Association of Daily Steps With Cardiovascular Disease: A Harmonized Meta-Analysis. Circulation. 2023;147:122-131. Return to content
- (4) Dall PM, Ellis SLH, Ellis BM, Grant PM, Colyer A, Gee NR et al. The influence of dog ownership on objective measures of free-living physical activity and sedentary behaviour in community-dwelling older adults: a longitudinal case-controlled study. BMC Public Health. 2017;17(1):496. Return to content
- (5) Piercy KL, Troiano RP, Ballard RM, et al. The Physical Activity Guidelines for Americans. JAMA. 2018;320(19):2020-2028. doi:10.1001/jama.2018.14854. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.