Vetëm bari që merret në mënyrë të rregullt mund të japë efekt

Vetëm bari që merret në mënyrë të rregullt mund të japë efekt

Megjithatë, ne të gjithë mund të harrojmë ta marrim mjekimin tonë herë pas here dhe arsyet për këtë mund të jenë të shumta. Nga ky artikull do të kuptoni se cilat mund të jenë arsyet psikologjike themelore pse personat kanë vështirësi të ndjekin regjimin e tyre ditor të trajtimit. Mund të themi se ndjekja e regjimit të trajtimit mund të jetë e vështirë kur bari përdoret si strategji parandaluese afatgjatë dhe jo për lehtësimin e simptomave.(1,2) Në këtë rast, mund të mos e ndieni menjëherë efektin terapeutik. Për shembull, arteroskleroza ka dekada që zhvillohet, por kur ju shfaqen simptomat e para mund të jetë tepër vonë. Meqë acidi acetilsalicilik në dozë të ulët (ASA) është një nga produktet e përdorura në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ne mund t'i referohemi këtij bari si shembull.
Më poshtë renditen disa sugjerime se si t'i kapërceni pengesat që mund t'jua bëjnë të vështirë të ndiqni regjimin e mjekimit tuaj
.

 

Çfarë do të thotë aderencë (ndjekje) e trajtimit?

Në mjekësi, aderenca e pacientit ndaj mjekimit përshkruan shkallën në të cilën pacienti e ndjek me saktësi këshillën e mjekut. Zakonisht, ajo i referohet përputhshmërisë së barit dhe shpreh masën në të cilën pacienti i merr barnat sipas përshkrimit të ofruesit të kujdesit shëndetësor ose sipas përshkrimit në fletudhëzuesin e pacientit.(3)
Në rastin e barnave kardiovaskulare, siç është acidi acetilsalicilik në dozë të ulët, është treguar se niveli i aderencës siguron një lidhje të anasjelltë me rezultatet e padëshiruara pasuese. Prandaj, sa më e ulët aderenca, aq më i lartë rreziku për efekte anësore.(3)

 

Çfarë do të thotë e gjithë kjo në përditshmëri? 
Sa më pak ta ndjekë një person këshillën e mjekut, aq më e madhe është mundësia për efekte të padëshiruara – ndër të tjera mungesa e efikasitetit terapeutik/profilaktik, si dhe ndodhia e ngjarjeve kardiovaskulare si goditja cerebrale.(3)

 

 

Mësoni rreth barrierave kryesore ndaj aderencës dhe kapërcejini ato

1. Shqetësime rreth mjekimit

Pacientët mund të kenë shqetësime rreth mjekimit të tyre të lidhura me efektet anësore, mungesën e perceptuar të efektit të barit ose nevojën për përdorim afatgjatë, shpesh të përditshëm.(2)
Është e rëndësishme të vini re: 

  • se mjeku juaj e ka shqyrtuar me kujdes përdorimin e acidit acetilsalicilik për ju, pasi përfitimet që ju ofron tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore të mundshme,
  • Ashtu si të gjitha barnat, Aspirin protect 100 mg mund të shaktojë efekte anësore edhe pse jo tek çdo person.(4)


Këshillë
Për të mësuar më tepër, lexoni fletudhëzuesin informues të pacientit në paketimin e aspirinës me dozë të ulët ose flisni me mjekun ose farmacistin tuaj për të marrë këshillë.

A e dinit se
- acidi acetilsalicilik është studiuar për më shumë se 100 vjet dhe është një nga barnat që është hulumtuar më gjerësisht në historinë e mjekësisë?(5)

Formula kimike e acidit acetilsalicilik

2. Shqetësime rreth kostos personale

Pacientët mund të kenë shqetësime për: 

  • stresin, ankthin dhe vështirësinë për të gjetur kohë për t'u takuar me mjekun e tyre për vizitat e rregullta,(1)
  • paratë dhe kohën që duhet për t'i blerë barnat e tyre në farmaci dhe
  • vullnetin që kërkohet për ta marrë barin çdo ditë sipas rekomandimit.(1,2)

 

Këshillë

  • Është e rëndësishme të kujtoheni pse po e merrni aspirinën me dozë të ulët. 
  • Nëse keni pasur një atak në zemër ose goditje në tru, mjeku juaj mund t’ju përshkruajë aspirinë në dozë të ulët ditore për të parandaluar përsëritjen e këtyre ngjarjeve në të ardhmen. Po kështu nëse keni faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe), mjeku mund t’ju përshkruajë aspirinë në dozë të ulët për të shmangur rrezikun e infarktit të parë të miokardit .(4,6)

 

Mos harroni!
Një ngjarje kardiake mund t'ju pengojë të kaloni kohë me të afërmit tuaj ose të bëni gjërat që ju pëlqejnë.

 

 

3. Shqetësime rreth domosdoshmërisë dhe perceptimit të sëmundjes

Disa pacientë - sidomos ata që mund të mos ndihen gjithnjë të sëmurë – mund të kenë shqetësime rreth domosdoshmërisë së mjekimit të tyre.
Disa pacientë nuk e besojnë se kanë një sëmundje kronike, megjithëse janë diagnostikuar me një të tillë. Prandaj, ata nuk kanë një vlerësim real të rrezikut të tyre dhe nuk e kuptojnë se pse e kanë të nevojshme të marrin acid acetilsalicilik.(7)

 

Këshillë

  • Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse doni të mësoni më shumë rreth mënyrës se si acidi acetilsalicilik ndihmon për të mbrojtur zemrën dhe mos harroni të vazhdoni të merrni aspirinën me dozë të ulët çdo ditë.(8)
  • Lexoni këtë artikull rreth mënyrës se si Aspirin® Protect parandalon atakun kardiak

 

A e dinit se: 

  • aspirina (acidi acetilsalicilik) me dozë të ulët vepron duke holluar gjakun. Kjo ndihmon në reduktimin e rrezikut për zhvillim të trombeve të gjakut që mund të rezultojë në atak kardiak ose goditje cerebrale.(4)
  • edhe nëse nuk arrini të ndieni ndonjë ndryshim, acidi acetilsalicilik vepron në heshtje në favorin tuaj për të ndihmuar në reduktimin e gjasave të shfaqjes së një ngjarjeje kardiake në të ardhmen.(4,6)

 

 

4. Vështirësi me planifikimin dhe krijimin e zakoneve në lidhje me mjekimin

Harresa është një prej nxitësve kryesorë të mosaderencës së mjekimit.(9)
Ka shumë mënyra se si pacientët mund të harrojnë ta marrin mjekimin e tyre, si për shembull mund të harrojnë regjimin e tyre, të harrojnë t'i marrin me vete kur udhëtojnë ose të harrojnë të blejnë një pako të re të barit.(9)


Këshillë

  • Vendosni një alarm ose shkarkoni në smartfon një aplikacion për t'ju kujtuar ta merrni aspirinën me dozë të ulët çdo ditë.
  • Marrja e aspirinës në dozë të ulët së bashku me një aktivitet që e kryeni çdo ditë mund t'ju ndihmojë të kujtoheni ta merrni atë rregullisht. Për shembull, mund ta merrni Aspirinën protect  menjëherë pasi të lani dhëmbët në mënyrë që ta keni më të lehtë të krijoni zakonin e marrjes së mjekimit tuaj çdo ditë.

 

Mos harroni të ndiqni këshillën e mjekut dhe ta merrni aspirinën me dozë të ulët në mënyrë të rregullt; veprimi i duhur i barit varet nga kjo.
 

 

PP-M_ASA_C-AL-0029-1 24.03.2023
1380/1 24.04.2023
 

 

Referenca

  • (1) Leslie KH, McCoëan C, Pell JP. Adherence to cardiovascular medication: a revieë of systematic revieës. J Public Health 2019;41(1):e84-e94. Return to content
  • (2) Jin J, Sklar GE, Min Sen Oh V, Chuen Li S. Factors affecting therapeutic compliance: A revieë from the patient's perspective. Ther Clin Risk Manag. 2008;4(1):269-86. Return to content
  • (3) Choëdhury R, Khan H, Heydon E, Shroufi A, Fahimi S, Moore C et al. Adherence to cardiovascular therapy: a meta-analysis of prevalence and clinical consequences. Eur Heart J. 2013;34(38):2940-8. Return to content
  • (4) Aspirin protect Fletudhëzuesi i pacientit 05.2022. Return to content
  • (5) Clinical Pharmacist, CP, September 2014, Vol 6, No 7;6(7):DOI:10.1211/PJ.2014.20066661 Return to content
  • (6) Aspirin and Heart Disease; https://www.heart.org/en/health-topics/heart-attack/treatment-of-a-heart-attack/aspirin-and-heart-disease Return to content
  • (7) Covino JM, Stern TË, Stern TA. Denial of cardiac illness: consequences and management. Return to content
  • (8) Sundström J, Hedberg J, Thuresson M, Aarskog P, Johannesen KM, Oldgren J. Loë-Dose Aspirin Discontinuation and Risk of Cardiovascular Events: A Sëedish Nationëide, Population-Based Cohort Study. Circulation. 2017;136(13):1183-92. Return to content
  • (9) Broën MT, Bussell J, Dutta S, Davis K, Strong S, Matheë S. Medication Adherence: Truth and Consequences. Am J Med Sci. 2016 Apr;351(4):387-99. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.