A do ta kishit menduar ndonjëherë se larja rregullisht e dhëmbëve nuk është e rëndësishme vetëm për higjienën dentare? Ekziston një lidhje ndërmjet larjes së dhëmbëve dhe mundësisë së infarktit të miokardit . Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit britanikë nënvizuan se personat që lajnë dhëmbët dy herë në ditë jo vetëm që mund të parandalojnë kalbjen e parakohshme të dhëmbëve, por edhe të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e infarktit të miokardit.
Nëse shpenzoni 3 minuta çdo mëngjes dhe darkë duke larë dhëmbët, do të keni bërë diçka të mirë për shëndetin e dhëmbëve dhe të zemrës tuaj. Kjo lidhje mund të duket e çuditshme, por është vërtetuar përmes një studimi britanik të kohëve të fundit, të publikuar nga një shkencëtar i "University College London", ku analizohen të dhënat shëndetësore të 11 869 burrave dhe grave në vitet 1995, 1998 dhe 2003.(1)
Studime të mëparshme tregojnë se ekziston gjithashtu një lidhje ndërmjet sëmundjeve të zemrës dhe atyre inflamatore. Inflamacionet e shpeshta, duke përfshirë inflamacionet e kavitetit oral , kontribuojnë në shfaqjen e arteriosklerozës, që është faktori kryesor i rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se nëse nuk i lani dhëmbët shpesh, atëherë rritet ndjeshëm përqendrimi i proteinës C reactive (CRP) në gjak, çka mund të shkaktojë inflamacione.(1) Kjo gjë mund të parandalohet shumë lehtë, mjafton të shpenzoni 2 minuta për higjienën orale, dy herë në ditë. Furçat e dhëmbëve, si ajo manuale, ashtu edhe ajo elektrike, mund të përdoren në mënyrë efektive në heqjen e pllakëzave. Njerëzit që kanë probleme me lëvizshmërinë - si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara ose fëmijët - ose ata që kanë pajisje dentare, mund ta kenë një furçë dhëmbësh me motor më të lehtë për t'u përdorur.(5)
Çfarë mund të bëni tjetër për një zemër të shëndetshme? Ushtrohuni rregullisht, lini duhanin, konsumoni ushqime që treten më lehtë, dhe siç e mësuat tashmë, lani rregullisht dhëmbët - megjithatë, duhet të merrni gjithashtu në konsideratë metoda të tjera për të parandaluar infarktin e miokardit . Mos prisni derisa të shfaqen probleme që të veproni!(2)
Individët me rrezik të lartë dhe shumë të lartë kardiovaskular me vlerësimin individual mjekësor mund të kenë nevojë për një tablet Aspirin çdo ditë për mbrojtje parësore kardiovaskulare (3,4).
Referenca
- (1) de Oliveira C, Watt R, Hamer M. Toothbrushing, inflammation, and risk of cardiovascular disease: results from Scottish Health Survey. BMJ. 2010;340:c2451. Published 2010 May 27. doi:10.1136/bmj.c2451 Return to content
- (2) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
- (3) Peter G et al; 2019 ESC Guidelines od diabetes, pre-diabetes, and cardiovascular diseases; European Heart Journal (2019) 00, 1-69 Return to content
- (4) Arnett DK, Blumenthal RS, Albert MA et al. 2019 ACC/AHA Guideline on the Primary Prevention of Cardiovascular Disease: A Report of the American College of Cardiology/American Heart Association Task Force on Clinical Practice Guidelines Circulation . 2019 Sep 10;140(11):e596-e646 Return to content
- (5) https://www.ada.org/en/member-center/oral-health-topics/toothbrushes accessed on 01. Sep. 2020 (5) https://www.ada.org/en/member-center/oral-health-topics/toothbrushes accessed on 01. Sep. 2020 Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.