Sëmundja kardiovaskulare konsiderohet një shkak kryesor i vdekjes në Evropë.(1) Ky artikull ofron një prezantim të strukturës dhe funksionimit të sistemit kardiovaskular , duke qenë se njohja e tij është hapi i parë për të mbrojtur këtë "motor" të mrekullueshëm.
Struktura e zemrës dhe rolet e valvulave të zemrës(2)
Trupi ynë ka nevojë për oksigjen për të funksionuar. Oksigjeni i domosdoshëm transportohet me anë të gjakut, përmes një rrjeti enësh gjaku të madhësive të ndryshme, në secilin prej organeve tona. Zemra jonë është në qendër të këtij sistemi të qarkullimit të gjakut.
Zemra është një organ muskulor i ngjashëm me një pompë, e cila gjendet pak në të majtë të vijës qendrore të kafazit të kraharorit. Ajo mbështet qarkullimin e gjakut duke u kontraktuar nga gjashtëdhjetë deri në tetëdhjetë herë në minutë. Ndahet në katër dhoma, dy më të vogla (atriumet) dhe dy më të mëdha (ventrikujt).
Zemra ka katër valvula për të kontrolluar rrjedhën e gjakut. Ato sigurojnë që gjaku të rrjedhë gjithmonë në drejtimin e duhur. Dy prej valvulave ndajnë atriumin dhe ventrikulin në secilën anë të zemrës, ndërsa dy të tjerat ndodhen mes ventrikujve dhe arterieve që dalin prej tyre.
Funksionimi i zemrës dhe qarkullimi i gjakut(2)
Zemra, përmes një rrjeti të përbërë nga arterie , kapilarë dhe vena, pompon gjak tek të gjitha organet e trupit për t'i furnizuar ato me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Së bashku, ato referohen si sistemi i qarkullimit.
Sistemi i qarkullimit përbëhet nga dy rrjete të pavarura enësh gjaku, të cilat referohen si qarkullimi pulmonar dhe qarkullimi sistemik. Zemra luan rolin e pompës në këtë sistem dhe siguron qarkullimin e vazhdueshëm të gjakut.
-
Qarkullimi sistemik siguron gjak të pasur me oksigjen nga zemra drejt organeve dhe indeve dhe ndihmon në largimin e mbetjeve metabolike dhe të dyoksidit të karbonit që prodhohet gjatë funksionimit të tyre.
-
Qarkullimi pulmonar lidh zemrën dhe mushkëritë. Në mushkëri, gjaku çliron dyoksid karboni dhe përthith oksigjen.
Diagrami më poshtë tregon procesin ku gjaku pa oksigjen, pasurohet sërish me oksigjen.
Nënsistemet e qarkullimit(2)
Ka disa nënsisteme specifike të cilat degëzohen nga sistemi i qarkullimit.
Qarkullimi koronar (sistemi i qarkullimit i dedikuar për muskulin e zemrës)
Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë, muskuli i zemrës ka nevojë gjatë gjithë kohës për oksigjen në mënyrë që të funksionojë. Muskujt që përbëjnë atriumet dhe ventrikujt furnizohen me gjak të freskët nga rrjeti i arterieve koronare . Kur këto arterie pësojnë një bllokim, një zonë specifike e zemrës mbetet pa oksigjen, duke shkaktuar kështu vdekjen e muskujve. Kësaj i referohemi si sulm në zemër.
Qarkullimi në veshka
Nga i gjithë gjaku i pompuar në arterien kryesore, 25% rrjedh në veshka, ku filtrohen disa mbetje dhe largohen përmes daljes së urinës.
Sistemi portal hepatik
Gjaku që vjen nga organet që gjenden në kafazin e kraharorit (zorrët, stomaku, shpretka, pankreasi, fshikëza e tëmthit) mblidhet dhe transportohet në mëlçi përmes një vene më të trashë. Në mëlçi, kjo venë degëzohet sërish në kapilarë të hollë, duke e lejuar mëlçinë që të largojë nga gjaku toksinat e përthithura nga kanali gastrointestinal.
Qarkullimi cerebrovaskular
Truri i njeriut, si një organ me përmasat që ka, ka nevojë për shumë gjak që të funksionojë siç duhet. Nënsistemi i dedikuar i trurit dërgon rreth 20% të të gjithë gjakut të pompuar drejtpërdrejt nga zemra në tru.
Roli i sistemit të qarkullimit është të transportojë gjak dhe substanca të shpërbëra në gjak (oksigjen lëndë ushqyese, hormone) te qelizat. Drejtuesi i kësaj është zemra, e cila ruan rrjedhën e gjakut përmes kontraktimeve konstante dhe ritmike. Nëse dëshironi të testoni njohuritë tuaja në lidhje me funksionimin e sistemit kardiovaskular , plotësoni pyetësorin për zemrën.
PP-AP_ASA-AL-0003-1 09.12.2022
8815/1 31.01.2023
Referenca:
- (1) Cardiovascular_diseases_statistics Aug 2021 Return to content
- (2) Marieb EN, Hoehn K. Human Anatomy and Physiology, Cardiovascular system, Benjamin Cummings. 8th Edition. 2010. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.