Science for a better life

"Shkenca për një jetë më të mirë" – 150 vite Bayer

Motoja e Bayer është "Shkenca për një jetë më të mirë". Kompania, e cila njihet gjithashtu për inovacionet e saj, ka një histori të gjatë dhe të suksesshme. Ajo që nisi si një fabrikë e vogël por novatore lëndësh ngjyrosëse në distriktin e Barmenit të Vupertal është kthyer tanimë në një sipërmarrje ndërkombëtare me më shumë se 110 000 punonjës.1

Në 150 vitet e shkuara, inovacionet e Bayer kanë ndihmuar herë pas here në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve.

Gjithçka filloi me një miqësi mes dy burrave, me shumë kuriozitet të natyrshëm dhe dy soba kuzhine. Biznesmeni Friedrich Bayer dhe ngjyrosësi Johann Friedrich Weskott i përdorën këto për të kryer eksperimente dhe përfundimisht zbulojnë se si ta bëjnë bojën fuchsine. Më 1 gusht 1863, ata themeluan "Friedr. Bayer et. Comp." kompani në Vuppertal-Barmen, një ndërrmarrje e shekullit të  19-të me një potencial të jashtëzakonshëm.

Inovacion dhe ndryshim për njerëzimin

Produktet e Bayer janë bërë të domosdoshme për jetët tona. Një shembull është Aspirin për lehtësimin e dhimbjeve, e cila doli në treg në vitin 1899 dhe mbetet edhe sot një prej produkteve kryesore të Bayer. Në dekadat e shkuara, studiuesit e Bayer kanë zhvilluar substanca aktive novatore. si për shembull për trajtimin e sëmundjeve infektive tropikale dhe kardiovaskulare. Sot, kërkimi farmaceutik i "Bayer HealthCare" fokusohet kryesisht te fushat e kardiologjisë dhe hematologjisë, onkologjisë, kujdesit shëndetësor për gratë dhe imazherisë diagnostikuese.(2,3)

Aspirina e "Bayer"

Inovacion dhe ndryshim për natyrën

Një tjetër pikë e rëndësishme e kërkimeve të Bayer është bujqësia. Sot, Bayer CropScience është një lider botëror i tregut global të produkteve për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Ky sukses është i bazuar në inovacion - jo vetëm produkte të mbrojtjes së prodhimeve bujqësore biologjike dhe kimike që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, por edhe fara me cilësi të lartë.(4)

Inovacion dhe ndryshim për natyrën

150 vite ndryshim dhe rinovim i vazhdueshëm

Historia e Bayer është 150 vjeçare. Kjo të sjell menjëherë në mendje fjalë si për shembull traditë dhe vazhdimësi. Nëse kthejmë kokën pas, vërejmë  ndryshim dhe rinovim të vazhdueshëm. "Një kompani nuk mund të ekzistojë për një kohë të gjatë pa ndryshimin dhe përshtatjen," theksoi shefi ekzekutiv i Bayer, Dr. Marijn Dekkers gjatë përvjetorit të 150-të të kompanisë.

Që nga krijimi i kompanisë deri në ditën e sotme

Kompania u themelua me emrin ‘Friedr. Bayer et comp.” në 1 gusht 1863 nga biznesmeni Friedrich Bayer dhe punëtori i ngjyrimit Johann Friedrich Weskott në distriktin Barmen të Vupertalit. Në fillim Bayer prodhonte lëndë ngjyrosëse sintetike, por gama e produkteve u rrit ndjeshëm me kalimin e viteve. Në vitin 1881, kompania u transformua në një shoqëri aksionare – ‘Farbenfabriken vorm. Friedr. Bayer & Co.’ – u zhvillua në një kompani ndërkombëtare lëndësh kimike. Gjatë zgjerimit, Bayer i transferoi zyrat e saj në Leverkusen në vitin 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, kompania u bë pjesë e një konglomerati të madh. Në vitin 1951 ajo u rithemelua si një kompani e pavarur me emrin Farbenfabriken Bayer AG.(2)

Friedrich Bayer

Ritmi i ndryshimit u përshpejtua ndjeshëm pas përvjetorit të 125-të të Bayer në vitin 1988. Kompania e ndryshoi fokusin e saj duke e drejtuar më tepër drejt veprimtarive themelore të saj, dhe për pasojë në shitjen e filialit të saj Agfa në vitin 1999. Më pas, në vitin 2005, Bayer ndau pjesë të rëndësishme të biznesit të saj tradicional të lëndëve kimike nën emrin Lanxess. Në të njëjtën kohë, kujdesi shëndetësor dhe bizneset e bujqësisë – të referuara si shkenca të jetës – vazhduan zgjerimin, veçanërisht me blerjen e Aventis CropScience (2001) dhe Schering AG, Berlin, Gjermani (2006). "Falë forcës sonë inovative dhe aftësisë sonë për t'u përshtatur vazhdimisht me ndryshimet e tregut, Bayer tani mban një pozicion lider në të gjithë aspektet e biznesit të tij," tha Dekkers. Fryma e krijimtarisë dhe vullneti për të arritur suksesin përbëjnë urën që e shtyn historinë e kompanisë që nga origjina e saj 150 vite më parë e deri më sot.

Aspirina e "Bayer"

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.