Iktusi është një sëmundje e shpeshtë që kërcënon jetën. Për më tepër, vetëm një pjesë e vogël e pacientëve që mbijetojnë janë në gjendje të bëjne një jetë normale pas trajtimit, ndërsa të tjerët duhet të përballojnë simptomat e mbetura ose kufizime të shkallëve të ndryshme për pjesën tjetër të jetës së tyre. Për rrjedhojë është thelbësore që të jemi të vetëdijshëm për faktorët përkatës të rrezikut dhe opsionet e parandalimin e tij, si dhe të dimë se çfarë duhet të bëjmë në rast se identifikojmë shenja të iktusit te vetja apo te të tjerët.
Llojet e iktuseve
Ka dy lloje kryesore të iktuseve. Iktusi ishemik shkaktohet nga ndërprerja e papritur e qarkullimit të gjakut në arteriet e trurit, ndërsa iktusi hemorragjik shkaktohet si pasojë e hemorragjisë nga çarja e një ene gjaku. Rreth 80 deri në 85% e iktuseve janë ishemikë, çka nënkupton një furnizim të pamjaftueshëm të trurit me gjak dhe vdekje të indeve të trurit nga mungesa e oksigjenit dhe glukozës.(1)
Rreth 15 deri në 20% e iktuseve vijnë si pasojë e hemorragjisë. Në këtë lloj iktusi, muret e një ene gjaku çahen dhe gjaku rrjedh në indet cerebrale. Goditja ishemike kalimtare (TIA) konsiderohet shpeshherë si një shenjë e hershme paralajmëruese e iktusit dhe për këtë arsye quhet edhe "mini iktus ". TIA përfshin një qarkullim të pamjaftueshëm të gjakut në një zonë të trurit, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit të gjakut. Megjithatë, kjo zgjidhet me shpejtësi. Ndryshe nga iktusi, ai largohet brenda 24 orëve dhe nuk shkakton asnjë dëm të përhershëm. Gjithsesi, TIA-t duhen të merren seriozisht dhe të gjithë pacientët duhet të dërgohen në spital dhe të ekzaminohen.(2,3)
Përhapja e iktusit, faktorët përkatës të rrezikut.
Iktusi nuk është i kufizuar vetëm te të moshuarit, por mund të prekë edhe të rinjtë dhe moshën e mesme, madje edhe fëmijët. Ai është më i përhapur te burrat se sa te gratë. Shanset për të pësuar një iktus rriten me kalimin e moshës. Shumica e iktuseve ndodhin gjatë orëve midis mëngjesit dhe mesditës. Në shumicën e rasteve, iktusi shkaktohet nga disa prej faktorëve të mëposhtëm të rrezikut: hipertensioni, nivelet e larta të kolesterolit, duhanpirja, fibrilacioni atrial (aritmia), jeta sedentare, obeziteti, diabeti, çrregullimet e koagulimit të gjakut, stenoza vaskulare, rastet e iktusit në historikun familjar .(1,3)
Personat që kanë pësuar më parë iktus janë 10 herë më të rrezikuar që të pësojnë sërish një të tillë, krahasuar me individët e shëndetshëm.
Simptomat e iktusit
- Debulesë në gjymtyrë, mpirje ose paralizë (në krah ose këmbë, në njërën anë të trupit)
- Asimetri e fytyrës, asimetri e gojës
- Probleme në të folur ose afazi (pamundësi për të kuptuar ose formuluar fjalët; një person me afazi në shkallë të rëndë nuk është në gjendje të kuptojë fjalët ose të flasë)
- Çrregullime të të shikuarit, shikim i dyfishtë, humbje e fushës së shikimit
- Marramendje, vështirësi në ecje, probleme me ekuilibrin
- Dhimbje koke të forta dhe të menjëhershme, pasuar nga çorientim.
Si të veproni nëse dyshoni se keni pësuar një iktus
Është e rëndësishme që pacienti ose dikush pranë tij të njohë shenjat e iktusit, të regjistrojë kohën e shfaqjes së simptomave dhe të telefonojë menjëherë një ambulancë. Këto masa mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në fatin e pacientit, pasi e ashtuquajtura dritare kohore është shumë e ngushtë. Që një terapi trombolitike të jetë efektive dhe të mund t'i shpëtojë jetën pacientit, ekziston një hapësirë kohore prej tri orësh ose, në disa raste, prej katër orësh ose katër orësh e gjysmë nga shfaqja e simptomave deri në fillimin e trajtimit. (4)
Kërkojini pacientëve tre gjëra të thjeshta dhe shihni reagimin e tyre.
- Kërkojini pacientit të buzëqeshë ose të tregojë dhëmbët (lëvizja e buzëve vetëm nga njëra anë nuk është normale)
- Kërkojini pacientit të ngrejë të dy krahët (paaftësia për të mbajtur lart njërin krah nuk është normale)
- Kërkojini pacientit të formulojë një fjali të thjeshtë. (Keqshqiptimi i fjalëve nga ana e pacientit, vështirësia për të kuptuar fjalët ose pamundësia për të folur nuk është normale.)
Trajtimi
Nisja e terapisë trombolike brenda tri orëve mund të parandalojë dëmtimet e përhershme. Këto trajtime ofrohen në qendrat e iktuseve, të cilat mund të jenë të shpërndara në të gjithë vendin. Trajtimi përfshin mjekime që ndikojnë në koagulimin e gjakut, ndërhyrje për zgjerimin e arterieve, trajtime të sëmundjeve themelore, terapi fizike dhe rehabilitim për reduktimin e simptomave të mbetura. Rikuperimi mund të zgjasë me muaj ose vite të tëra.(4)
Parandalimi
Ndryshimet në mënyrën e jetesës (aktiviteti fizik i rregullt, normalizimi i peshës trupore, një dietë e pasur me fruta, perime, peshk dhe bukë integrale, një gotë verë e kuqe cilësore, konsumimi i lëngjeve në sasi të mëdha), si dhe medikamentet për të kontrolluar faktorët e rrezikut, ndërhyrjet kirurgjike dhe marrja e acidit acetilsalicilik për të parandaluar lidhjen e pllakëzave të gjakut, mund të reduktojnë rrezikun e iktusit.(5,6)
Referenca:
- (1) Grysiewicz RA, Thomas K, Pandey DK. Epidemiology of ischemic and hemorrhagic stroke: incidence, prevalence, mortality, and risk factors. Neurol Clin. 2008;26(4):871-vii. doi:10.1016/j.ncl.2008.07.003. Return to content
- (2) Abbott AL, Silvestrini M, Topakian R, et al. Optimizing the Definitions of Stroke, Transient Ischemic Attack, and Infarction for Research and Application in Clinical Practice. Front Neurol. 2017;8:537. Published 2017 Oct 18. Return to content
- (3) Yew KS, Cheng EM. Diagnosis of acute stroke. Am Fam Physician. 2015;91(8):528-536. Return to content
- (4) Powers WJ, Rabinstein AA, Ackerson T, et al. 2018 Guidelines for the Early Management of Patients With Acute Ischemic Stroke: A Guideline for Healthcare Professionals From the American Heart Association/American Stroke Association [published correction appears in Stroke. 2018 Mar;49(3):e138] [published correction appears in Stroke. 2018 Apr 18;:]. Stroke. 2018;49(3):e46-e110. doi:10.1161/STR.0000000000000158. Return to content
- (5) Bailey RR. Lifestyle Modification for Secondary Stroke Prevention. Am J Lifestyle Med. 2016;12(2):140-147. Published 2016 Feb 21. doi:10.1177/1559827616633683. Return to content
- (6) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.