Në mbarë botën ka më shumë se gjysmë miliardë të rritur obezë.(5) Por pse është e rëndësishme kjo? Të qenit mbipeshë dhe obez nuk është vetëm një problem estetik, por mund të ketë një sërë pasojash të pafavorshme shëndetësore.(2) Është gjithashtu një faktor rreziku për zhvillimin e aterosklerozës (5), hipertensionit dhe kolesterolit, si dhe diabetit.(3)
Përkufizimi i obezitetit
Incidenca e mbipeshës dhe obezitetit është në rritje sot në mbarë botën.(2)
Obeziteti është një nga problemet më të rëndësishme të shëndetit publik me të cilin përballet bota sot. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2014, 39% e të rriturve në mbarë botën ishin mbipeshë (indeksi i masës trupore, BMI≥25kg/m2) dhe 13% e të rriturve ishin obezë (BMI≥30kg/m2). Kështu, më shumë se gjysmë miliardë të rritur në mbarë botën konsiderohen obezë.(5)
Në të gjitha rastet, obeziteti nënkupton një rritje të sasisë së indit dhjamor (numri i qelizave dhe madhësia e qelizave). Indeksi i tij është indeksi i llogaritur nga koeficienti i lartësisë së trupit (i shprehur në metra) dhe peshës trupore (i shprehur në kilogram), BMI [kg / m2]. Perimetri i barkut është gjithashtu një parametër i rëndësishëm, duke siguruar një pamje të besueshme të madhësisë së depozitimit të yndyrës intersticiale.(4)
Shkaqet e obezitetit
Shkaku i obezitetit janë kaloritë e tepërta. Kjovjen kryesisht nga marrja me tepricë e kalorive nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe rënies së aktivitetit fizik në dekadat e fundit për shkak të proceseve të reja të punës, lehtësimit të transportit me automjete dhe reduktimit të lëvizshmërisë në natyrë.(4)
Pasojat e obezitetit
Përveç faktit se obeziteti është një faktor rreziku për shumë sëmundje, dihet se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shumicës së sëmundjeve. Por jo vetëm që obeziteti luan një rol në zhvillimin e sëmundjeve, por mund të ndikojë edhe në ecurinë e sëmundjeve dhe në efektivitetin e trajtimeve.(4)
Çfarë mund të bëjmë për obezitetin?
Kjo vlen edhe këtu:
- Është më mirë të parandalosh sesa të trajtosh më pas. Monitoroni rregullisht peshën tuaj!Mos prisni që peshorja të tregojë 10 kg shtesë! Humbja e disa kg është shumë më e shpejtë!
- Rregulli kresor është ai që të mos humbni kontrollin e situatës! Mos kini pritshmëri shumë tëmëdha nga vetja! Dieta nuk duhet të nënkuptojë asnjëherë agjërim. Sportin e stërvitjen duhetta filloni gradualisht! (4)
- Gjithmonë bëni ndryshime në stilin e jetës që mund t'i mbani afatgjatë!
- Siç kuptohet dhe nga titulli, obeziteti nuk është vetëm një çështje estetike. Kjo është arsyeja pse shumë kompani mjekësore formulojnë këshilla për mënyrën e jetesës. Konferenca e e VIII e Konsensusit Kardiovaskular Hungarez deklaroi (1)
Udhëzimet e të ushqyerit (1)
Zbatoni një dietë të shumëllojshme dhe të moderuar, vakte të rregullta (3-5 vakte në ditë, në porcione më të vogla), shmangni dietat ekstreme.
Balanconi sasinë e energjisë që merrni nga ushqimet dhe pijet dhe sasinë e energjisë që shpenzoni me aktivitet të rregullt fizik. Po, duhet patur kujdes edhe me pijet! Njëqind mililitër /një gotë lëng portokalli 100%, përmban 41 KCAL energji dhe 9 g sheqer! Nëse keni etje, pini ujë ose pije të tjera pa sheqer.
Është gjithashtu e rëndësishme të kufizoni marrjen e acideve yndyrore të ngopura! Për këtë qëllim konsumoni mish pa yndyrë, qumësht dhe produkte qumështi me pak yndyrë, përdorni si burim proteinash proteinat bimore (arrat, farat vajore, bishtajoret e thata), konsumoni vajra bimore në vend të yndyrave shtazore, ndërsa të brendshmet, produktet e mishit të përpunuar duhet të janë të rralla dhe në sasi të vogla. Recetat moderne, janë të ideuara që të përmbajnë më pak yndyrë. Fatkeqësisht, ushqimi shqiptar rrallë i plotëson sa më sipër, ndaj le të harrojmë recetat e gjysheve tona nëse duam të humbim peshë.
Rekomandimi për aktivitet fizik në obezitet(1)
Aktiviteti fizik i rregullt (punë, transport, sport, aktivitete të lira) shkakton ndryshime të favorshme në procese të ndryshme metabolike, duke pasur kështu një efekt sinergjik me dietën ushqimore.
Përveç fitnesit kardiovaskular dhe atij respirator, aktiviteti fizik është i rëndësishëm në ruajtjen e masës muskulore dhe reduktimin e yndyrës në trup.
Për shkak të ndryshimeve të fundit, shumë njerëz punojnë nga shtëpia, gjë që ka reduktuar më tej sasinë e ushtrimeve në ditë, kështu që është veçanërisht e rëndësishme që të përfshini të paktën gjysmë ore stërvitje në ditë. Mund të jetë një shëtitje, por bëjeni rregullisht. Aplikacionet që masin hapat në smartphone-t tuaj mund t’ju ndihmojë të arrini numrin e caktuar të hapave në ditë.
Çfarë mund të bëni për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme?
- Matni rregullisht peshën tuaj dhe bëni ndryshime të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme tëstilit të jetesës. Ndryshimet në stilin e jetesës duhet t’i kryeni në faza!
- Mund të jetë e vlefshme përfshirja e një dietologu në planifikimin dhe zbatimin e dietësushqimore, por nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë, planifikoni paraprakisht menunë javore.(1)
- Nëse keni ndonjë dyshim për sëmundje kardiovaskulare, vizitohuni tek mjeku sa më shpejtqë të jetë e mundur dhe diskutoni humbjen e mundshme të peshës me mjekun tuaj.
- Të jetuarit e ndërgjegjshëm përfshin marrjen e barnave të duhura për të parandaluar dhetrajtuar sëmundjen.
- Në rast të sëmundjes kardiovaskulare të konfirmuar, ndiqni udhëzimet e mjekut në lidhjeme mënyrën e jetesës dhe mjekimin
PP-M_ASA_C-AL-0010-1 31.03.2022
Referenca:
- (1) VIII. Magyar Kardiovaszkuláris Konszenzus Konferencia ajánlása: https://eur03.safelinks.protection.outlook.com/?url=https%3A%2F%2Fmertek.okfo.gov.hu%2Fjelentes-2013-15&data=04%7C01%7C%7C525db8ad914c4560e89308da0338baf1%7Cfcb2b37b5da0466b9b830014b67a7c78%7C0%7C0%7C637825839425480720%7CUnknown%7CTWFpbGZsb3d8eyJWIjoiMC4wLjAwMDAiLCJQIjoiV2luMzIiLCJBTiI6Ik1haWwiLCJXVCI6Mn0%3D%7C3000&sdata=h2KIhMeG7M%2FoCg86yWgM%2FPoOXHGrZs2BOaBiSb6T2LM%3D&reserved=0 (2022.02.03.) Return to content
- (2) Jakab A.E. at al, A magasvérnyomás-betegség prevalenciája túlsúlyos és elhízott magyargyermek- és serdülőkorú populációban, Orv Hetil. 2020; 161(4): 151–160. Return to content
- (3) http://medicalonline.hu/gyogyitas/cikk/az_elhizas_onmagaban_is_kockazat (2022.02.09.) Return to content
- (4) Rurik I., Az elhízás kezelése és megelőzése: táplálkozás, testmozgás, orvosi lehetőségek, Orv Hetil. 2021; 162(9): 323–335. Return to content
- (5) Badimo L.Position paper of the European Society of Cardiology–ëorking group of coronarypathophysiology and microcirculation: obesity and heart disease, European Heart Journal (2017) 38, 1951–1958 Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.