Mbroni fëmijët tuaj! Ndryshimi i stilit të jetesës për të parandaluar goditjen në zemër

Mbroni fëmijët tuaj! Ndryshimi i stilit të jetesës për të parandaluar goditjen në zemër

Shpeshherë, shkaqet e sëmundjeve kardiovaskulare, presionit të lartë të gjakut ose diabetit të tipit II në moshë të rritur, e kanë zanafillën te fëmijëria.

Ka shumë fëmijë mbipeshë dhe presioni i lartë i gjakut po kthehet në diçka gjithnjë e më të zakonshme te adoleshentët. Të gjitha këto mund të parandalohen.

Mbroni fëmijët tuaj! Ndryshimi i stilit të jetesës për të parandaluar goditjen në zemër

Shpeshherë, shkaqet e sëmundjeve kardiovaskulare, presionit të lartë të gjakut ose diabetit të tipit II në moshë të rritur, e kanë zanafillën te fëmijëria. Ka shumë fëmijë mbipeshë dhe presioni i lartë i gjakut po kthehet në diçka gjithnjë e më të zakonshme te adoleshentët.(1) Të gjitha këto mund të parandalohen. Është tejet e rëndësishme të kuptojmë se jetesa e shëndetshme është një investim afatgjatë që sjell përfitime. Nga ana tjetër, edhe refuzimi për të patur një stil jetese të shëndetshëm sjell pasoja të padëshirueshme afatgjata.

Ajo çfarë na nevojitet më tepër është një ndryshim rrënjësor. Duke qenë se modelet familjare luajnë një rol thelbësor në socializimin e fëmijëve, është e rëndësishme të japim shembull të mirë. Fëmijët imitojnë prindërit e tyre, duke marrë vetvetiu zakonet e tyre, çka nënkupton se modelet e këqija mund të konsolidohen po aq lehtësisht sa të mirat. Ajo që fëmijët shohin dhe përjetojnë në shtëpi është mjaft e rëndësishme.

"Kënaqësia" e rrezikshme

Mbroni fëmijët tuaj! Ndryshoni stilin e jetesës për të parandaluar atakun kardiak

Të ngrënit është një pjesë thelbësore e shumë kulturave. Njerëzve në mbarë botën u pëlqen të hanë dhe të ushqejnë të tjerët. Ashtu sikurse të qerasësh dikë me një drekë të shijshme është simbol mikpritjeje, edhe të ushqyerit e fëmijëve me ëmbëlsirat ose vaktet e tyre të lehta të preferuara është shenjë afeksioni. Rruga për te zemra mund të kalojë nga stomaku. Çdo gjë fillon me faljen e kënaqësisë—disa ëmbëlsira tani, një vakt i lehtë më vonë, vajtja në dyqanet e ushqimeve të shpejta si shpërblim ose sepse është në modë, mungesa e sporteve dhe qëndrimi në mënyrë të përsëritur përpara ekranit të televizorit ose kompjuterit me një qese patatinash dhe një pije freskuese me sheqer përpara. Nëse mendoni se kështu po u bëni qejfin fëmijëve, e keni gabim. Në fakt, një dietë e pashëndetshme, pa shumëllojshmëri, me shumë karbohidrate dhe natrium mund të çojë në obezitet , diabet dhe presion të lartë gjaku.

Një dietë e larmishme në vend të ëmbëlsirave

Gjatë ditës, shumica e fëmijëve i konsumojnë vaktet në kopsht ose në shkollë. Edhe pse ka rregulla të rrepta për furnizimin e ushqimeve në masë, nuk mund të pritet që mensat e shkollave të mbajnë mbi shpatulla të gjithë përgjegjësinë për ushqimin e fëmijëve sipas një diete të shëndetshme. Është e rëndësishme që fëmijët të hanë një mëngjes të shëndetshëm, ku të përfshihen mundësisht bulmeti, frutat dhe shumë fibra, si dhe të hanë perime dhe fruta herë pas here dhe jo vetëm pulë dhe patate të skuqura. Është ide e mirë të përcaktohet një program për të ushqyerit dhe të përfshihen ndërmjet vakteve disa vakte të lehta të shëndetshme në mëngjes dhe pasdite, në vend të patateve të skuqura dhe ëmbëlsirave.(2) Mos i inkurajoni fëmijët të konsumojnë pije freskuese me sheqer. Ata duhet të mësojnë që herët që ta shuajnë etjen me ujë ose me çaj frutash pa sheqer. Pijet energjike janë gjithnjë e më tepër në modë mes adoleshentëve. Ato jo vetëm që nuk janë të shëndetshme, por janë edhe të dëmshme si pasojë e përmbajtjes së lartë të kafeinës. Evitoni plotësisht blerjen e tyre, qoftë edhe për t'i provuar, dhe mundohuni të siguroheni se fëmijët tuaj nuk i shpenzojnë paratë e xhepit për këto pije.

Nuk duhet të shqetësoheni duke menduar se jetesa e shëndetshme do i bëjë ata të palumtur-përkundrazi. Ata do të rriten të lumtur, dhe ç'është më e rëndësishme, të shëndetshëm, pa qenë nevoja të luftojnë me kilet e tepërta dhe pasojat e tyre gjatë jetës.

Kënaqësia e aktivitetit fizik

Për t'u rritur shëndetshëm, fëmijët duhet të ushtrohen rregullisht që në moshë të vogël. Në fillim, kjo arrihet lehtë - në fakt, shumica e fëmijëve të vegjël nuk mund të rrinë pa lëvizur. Faza e vrapimit dhe hedhjes nga një vend në tjetrin zgjat derisa fillojnë shkollën, një periudhë kur shumë fëmijë bëhen "përtacë". Në mëngjes janë në shkollë ndërsa pasdite zhyten në mësime ose përpara ekranit të kompjuterit, dhe u mbetet shumë pak kohë për sporte. Prindërit janë shumë të zënë për të shpenzuar kohë në këndin e lojërave ose në pistën sportive. Çiklizmi kthehet në një aktivitet për të kaluar kohën në fundjavë ndërsa ecja në diçka të rrallë. Ushtrimet, dhe në veçanti ushtrimet në natyrë, janë shumë të rëndësishme. Ju duhet t'u jepni fëmijëve një shembull të mirë. Kalojini fundjavat dhe kohën e lirë duke kryer aktivitet fizik. Ecja, çiklizmi, futbolli ose badmintoni, nëse ushtrohen në mënyrë të rregullt, jo vetëm që janë të shëndetshme por kthehen edhe në eksperienca të këndshme. Fëmijët që janë mësuar me ushtrime fizike që nga fëmijëria e hershme e shijojnë vajtjen në stërvitje dhe i marrin si të mirëqena ushtrimet e përditshme. Mosha optimale për të ushtruar sporte në mënyrë të rregullt dhe të organizuar është 6 ose 7 vjeç. Fëmijët në këtë moshë janë mjaftueshëm të fokusuar dhe janë në gjendje të përvetësojnë sekuenca lëvizjesh, në vend që thjesht t'i imitojnë.(4) Kjo periudhë e jetës është veçanërisht e përshtatshme për të përmirësuar rezistencën, si dhe forcën e zemrës dhe mushkërive. Sporti ideal në këtë moshë është noti pasi ndihmon në zhvillimin e rezistencës dhe krijon bazën për të gjitha sportet ujore. Nga mosha 10 vjeçare, një ide e mirë është të zgjidhni një sport, të cilin fëmija mund ta ushtrojë për një kohë të gjatë, si p.sh. lojërat me top. Nga mosha 14-15 vjeç e më tej, stërvitjet më të gjata dhe më të shpeshta nuk shkaktojnë më lodhje fizike dhe mendore. Për adoleshentët, mund të jenë mjaft tërheqëse lundrimi me kajak, kanoe, skerma dhe artet marciale.(3,4)

Pavarësisht sportit që zgjedh fëmija juaj, ushtrimet sistematike do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Referenca

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.