Shpesh obeziteti shkakton sëmundje kardiovaskulare, për shembull infarkt të miokardit , iktus dhe trombozë venoze, sëmundje të cilat janë përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të numrit total të vdekjeve(1), shprehet Prof. Dr. László Halmy, i cili përshkruan lidhjen ndërmjet depozitimit të yndyrës në trup dhe zhvillimit të arteriosklerozës.
Është një fakt i mirënjohur se shpeshherë obeziteti shkakton sëmundje kardiovaskulare, infarkt të miokardit, hipertension, iktus dhe trombozë venoze.(1) Një nga arsyet për këtë është prevalenca e lartë e obezitetit, shprehet Prof. Dr. László Halmy, specialist për obezitetin në Evropë, Doktor i Akademisë së Shkencave të Hungarisë, President i Shoqatës Hungareze për Studimin e Obezitetit, në intervistën e mëposhtme.
A është obeziteti një problem estetik apo një sëmundje?
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerësoi se në vitin 2016 më shumë se 1.9 miliardë e të rriturve ishin mbipeshë (39% e popullsisë) dhe mbi 650 milion (13% e popullsisë) ishin njerëz obezë.(1) Ky është një fenomen global, dhe është shumë më tepër sesa një problem estetik.
Si mund të përcaktoni nëse jeni obezë përveçse duke u parë në pasqyrë?
Obeziteti përkufizohet si indeksi i masës trupore, pra, BMI, 30 ose më i lartë. Kjo mund të llogaritet duke pjesëtuar masën trupore në kilogram me gjatësinë në katror të shprehur në metra.(2) Para disa vitesh u prezantua teoria se shkalla e obezitetit përcaktohet nga sasia e indit adipoz, jo nga masa trupore. Mendoni pak për Arnold Schwarzenegger, i cili për vite me radhë peshonte 103 kg ndërkohë që nuk kishte asnjë pikë dhjami. Ndërkohë, një person me të njëjtën masë trupore mund të ketë fare mirë një sasi të madhe dhjami të panevojshëm. Megjithatë, e rëndësishme është se ku është i grumbulluar dhjami i tepërt në trup.(3) Dy format e dhjamit në trup janë dhjami nën lëkurë dhe dhjami visceral. Ky i fundit mund të jetë i pranishëm në disa zona. Ai grumbullohet më shpesh dhe më dukshëm në kavitetin abdominal .(4)
Abdominal obesity, courtesy of László Halmy
Subcutaneous obesity, courtesy of László Halmy
A mund të zhvillohet obeziteti visceral diku tjetër përveç kavitetit abdominal?
Obeziteti visceral mund të zhvillohet në shumë pjesë të trupit. Brenda zonës abdominale, dhjami mund të depozitohet në omentum, nën lëkurën e murit abdominal që mbron zorrët me një mur të dyfishtë nga dëmtimi i indeve dhe i ftohti. Ai mund të depozitohet gjithashtu në mezenter - mund ta keni parasysh dhjamin në këtë zonë nëse keni parë derra dhe pula të therura. Dhjami i pankreasit ka pamje dhe funksion të ndryshëm nga format e tjera të dhjamit. Ai është shumë më tepër aktiv, dhe substancat që ai përmban dhe prodhon janë të ndryshme nga ato të dhjamit nënlëkuror. Shtresa tjetër e dhjamit brenda kavitetit abdominal është shtresa pas peritoneumit (e quajtur gjithashtu shtresa retroperitoneale), që mbështjell veshkat. Ajo mbron veshkat nga stimulimi, efektet mekanike dhe nxehtësia.(5)
Depozita dhjamore anormale mund të jenë të pranishme në shumë zona të trupit, për shembull në mëlçi dhe në pankreas. Toptha të vegjël dhjamorë (toptha trigliceridesh) mund të depozitohen gjithashtu në qelizat e muskujve. Zona të tjera të depozitimit përfshijnë pjesën e brendshme të kofshës dhe zonën nën diafragmë, pra, ndërmjet diafragmës dhe pleurës së mushkërive. Dhjami që mund të depozitohet në gjinjtë e femrës, madje edhe në faring, mund të shkaktojë ndalim të frymëmarrjes gjatë gjumit, pra, apne të gjumit. Shpërndarja regjionale e yndyrës në trup njihet se është një tregues i rëndësishëm i ndryshimeve metabolike dhe kardiovaskulare në disa individë.(5) Apnea e gjumit nuk duhet të merret lehtë, pasi ajo redukton ndjeshëm furnizimin me oksigjen të trurit, dhe ka një efekt dytësor në qarkullimin e gjakut dhe në ritmin e zemrës, dhe për pasojë mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh të zemrës.(6) Dhjami ka një ndikim negativ në funksionin e zemrës, jo vetëm nga ana mekanike, por edhe në krijimin e depozitave rreth një sërë enësh të gjakut. Gjatë krijimit të indit adipoz çlirohen substanca që janë drejtpërdrejt të dëmshme për murin e enëve rrethuese të gjakut.(5)
Përse ushqimet me yndyrë kanë tendencën të krijojnë depozita dhjami në sa më shumë pjesë të trupit?
Për miliona vite, problemi nuk ishte sasia e madhe e dhjamit, përkundrazi, njerëzit nuk kishin mjaftueshëm dhjam. Gjatë epokës së akullnajave, depozitat rezervë të dhjamit ndihmonin për të mbrojtur trupin nga i ftohti. Dhjami ishte ende një komoditet në Mesjetë. Dikur çmimi i dhjamit ishte më i lartë se ai i mishit. Është e lehtë për t'u kuptuar, pasi 1 gram dhjam përmban 9,1 kcal, ndërkohë që 1 gram proteinë mishi përmban vetëm 4,1 kcal. Kjo do të thotë se dhjami mund të përmbajë shumë energji dhe është shumë i ushqyeshëm.(7)
Po, buka dhe gjalpi vazhdojnë të jenë ushqimet më të lira në qarkullim. Megjithatë, mund të shihni edhe ekstremin tjetër në publikun e gjerë: sot mund të dëgjoni kudo se vetëm pula dhe peshku janë të shëndetshme dhe se nuk duhet të hani fare mish derri.
Mund të konsumoni mish derri, po jo në sasi të mëdha, dhe është e rëndësishme që ta gatuani siç duhet.(8) Vlera ushqyese e peshkut varet nga përmbajtja e acideve yndyrore që janë të dobishëm për shëndetin. Niveli më i lartë i EPA (acid eikosapentaenoik) u vërejt në yndyrën e krapit kokëmadh (2.92%) e ndjekur nga sturgeon siberian (2.38%), mustaket e ujërave (1.63%) dhe krapi i barit.(9)
A nënkupton kjo që yndyra nuk është domosdoshmërisht armiku ynë?
Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar yndyrash, por është e rëndësishme që të gjejmë dhe ruajmë një raport të shëndetshëm. Nëse nuk merrni një sasi të caktuar yndyrash, do të sëmureni (kujtoni pak modelet jashtëzakonisht të dobëta), por mos harroni se edhe konsumi i sasive të tepërta të yndyrave mund t'ju sëmurë. Ekzistojnë disa sëmundje, të cilat zhvillohen si pasojë e konsumit të tepërt të yndyrave.
Obeziteti mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare, si p.sh. hipertension, sëmundje mëlçie dhe për pasojë çrregullime të metabolizimit të yndyrave, si dhe probleme muskulo-skeletore. Shumë pak njerëz e dinë se sforcimi i kyçeve si pasojë e peshës së tepërt nuk është arsyeja e vetme për zhvillimin e problemeve muskulo-skeletore. Disa substanca të prodhuara në indin dhjamor hyjnë në kavitetet e kyçeve dhe shkaktojnë inflamacion steril (pa qelb) në indin kërcor. Për pasojë, krijohet inflamacion në kavitetin e kyçeve dhe në kërce, duke çuar në probleme muskulo-skeletore.(10) Obeziteti mund të shkaktojë edhe lloje të tjera sëmundjesh, ndër të cilat më të rëndësishmet janë tumoret malinje, kryesisht kanceri i zorrës së trashë, kanceri i rektumit, kanceri i gjirit, kanceri i qafës së mitrës (cervikales), kanceri i vezoreve dhe kanceri i pankreasit.(11)
Si ndikon obeziteti në sistemin vaskular?
Veshja e enëve të gjakut, endoteliumi, peshon disa kilogramë dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arteriosklerozës dhe në metabolizimin e pllakëzave të gjakut (trombociteve). Prodhimi dhe shpërbërja e numrit të madh të të ashtuquajturave prostaglandina përcaktohet në një masë të madhe nga aktiviteti i mureve të enëve të gjakut. Kur ato nuk funksionojnë siç duhet, krijohen koagula të gjakut, të cilat më pas çojnë në arteriosklerozë . Ky proces shkaktohet nga obeziteti. Si? Siç është përmendur më parë, substancat që shkaktojnë inflamacion prodhohen te dhjami dhe shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme në muret e enëve të gjakut, duke kontribuar në krijimin e koagulave të gjakut, të cilat përbëjnë fazën e dytë të dëmtimit. Më pas, si rezultat i proceseve rigjeneruese të trupit, substancat grumbullohen për të riparuar enët e gjakut dhe për të rikuperuar strukturën origjinale. Kjo do të thotë se kolesteroli nuk është shkaku kryesor i arteriosklerozës dhe sëmundjeve të enëve të gjakut. Sigurisht që çrregullimi i metabolizmit të kolesterolit luan rol në këtë proces, por shkaku kryesor është mëlçia e dhjamosur dhe sasia e madhe e lipideve në të gjithë trupin, të cilat depozitohen si trigliceride, fillimisht në mëlçi dhe më pas në inde. Ky proces shkakton disa ndryshime dytësore dhe degjenerative për trupin (lodhje dhe dëmtime).(1)
A mund të themi se arterioskleroza është sëmundje e civilizimit?
Jo. Skanimet me tomografi të kompjuterizuar (CT) të mumieve egjiptiane, amerikano-jugore dhe eskimeze kanë treguar shenja të arteriosklerozës në një kohë relativisht të hershme.(12) Këta persona kishin dieta të ndryshme dhe, sigurisht, ishin fizikisht aktivë.(13) Arterioskleroza është një sëmundje tipike e racës njerëzore. Shfaqja e saj mund të shtyhet përmes një stili të përshtatshëm jetese, por duke qenë se jemi njerëz, rreziku i saj është gjithmonë i pranishëm. Krijimi i koagulave të gjakut luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arteriosklerozës. Arterioskleroza tek njeriu zhvillohet më herët dhe më shpesh tek individët me nivele të larta të kolesterolit në gjak.(13) Edhe koagulat e gjakut janë produkte biologjike që datojnë miliona vite më parë. Shumë vite më parë, rreziku kryesor që i kanosej një individi ishte se mund të lëndohej dhe të vdiste nga hemorragjia. Për pasojë, trupi mundohej të parandalonte hemorragjinë. Kjo do të thotë se krijimi i koagulave është një funksion fiziologjik. Për sa më sipër, koagulimi i gjakut mund të ndodhë në rrugë të jashtme dhe të brendshme. Rruga aktivizohet kur ka dëmtim të indeve. Rruga e brendshme përfshin krijimin e koagulave të gjakut si pasojë e dëmtimeve në muret e enëve të gjakut. Si përfundim, të dy proceset çojnë në krijimin e koagulave të gjakut, dhe më pas formohet një rrjet proteinash që quhet rrjeti fibrin. Obeziteti mund të pengojë shpërbërjen e rrjetit fibrin, pra procesin e fibrinolizës.(14)
Si mund ta parandalojmë krijimin e koagulave të gjakut?
Duhet të bëjmë përpjekje për të modifikuar formimin anormal të koagulave të gjakut. Ekzistojnë barna efikase që parandalojnë formimin e koagulave të gjakut, por faktorët që ndikojnë në shpërbërjen e tyre mund të aktivizohen duke ulur peshën trupore si dhe sasinë e yndyrave të panevojshme të depozituara në trup. Për sa u përket këtyre të fundit, rezultatet më të mira janë arritur duke përmirësuar stilin e jetesës dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë shtimit të aktivitetit fizik. Kjo do të thotë se mjekimet dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë të dyja të nevojshme për të parandaluar krijimin e koagulave të gjakut si dhe për të bërë shpërbërjen e tyre.(1)
Aspirin® Protect 100mg është një bar që përmban acid acetilsalicilik. Marrja e 1 tabletë në ditë pengon agregimin anormal të trombociteve, duke parandaluar formimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut dhe në këtë mënyrë zbut rrezikun e infarktit. Rekomandohet për parandalimin primar dhe sekondar të ngjarjeve kardiovaskulare te pacientët me sëmundje kardiovaskulare, sipas vlerësimit dhe rekomandimit të mjekut.(15)
Referenca
- (1) CercatoC, Fonseca F. Cardiovascular risk and obesity. Diabetology & Metabolic Syndrome. 2019;11:74. doi:10.1186/s13098-019-0468-0. Return to content
- (2) World Health Organization. Fact Sheet – Obesity and overweight. Available at: https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/obesity-and-overweight# [accessed 17 June 2020] Return to content
- (3) Adab P, Pallan M, Whincup PH. Is BMI the best measure of obesity? [published correction appears in BMJ. 2018 May 23;361:k2293]. BMJ. 2018;360:k1274. Published 2018 Mar 29. doi:10.1136/bmj.k1274. Return to content
- (4) Shuster A, Patlas M, Pinthus JH, Mourtzakis M. The clinical importance of visceral adiposity: a critical review of methods for visceral adipose tissue analysis. Br J Radiol. 2012;85(1009):1-10. doi:10.1259/bjr/38447238. Return to content
- (5) Frühbeck G. Overview of adipose tissue and its role in obesity and metabolic disorders. Methods Mol Biol. 2008;456:1-22. doi:10.1007/978-1-59745-245-8_1. Return to content
- (6) Mayo Clinic Staff. Sleep Apnea – Symptoms & Causes. (2018) Available at: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/sleep-apnea/symptoms-causes/syc-20377631 [accessed 17 June 2020] Return to content
- (7) Youdim A. Carbohydrates, Proteins, and Fats. (2018) Available at: https://www.merckmanuals.com/home/disorders-of-nutrition/overview-of-nutrition/carbohydrates,-proteins,-and-fats [accessed 17 June 2020] Return to content
- (8) Arnarson A. Pork 101: Nutrition Facts and Health Effects. (2019) Available at: https://www.healthline.com/nutrition/foods/pork [accessed 17 June 2020] Return to content
- (9) Pyz-Aukasik R, Kowalczyk-Pecka D. Fatty Acid Profile of Fat of Grass Carp, Bighead Carp, Siberian Sturgeon, and Wels Catfish. Journal of Food Quality. 2017. 1-6. doi: 10.1155/2017/5718125. Return to content
- (10) King LK, March L, Anandacoomarasamy A. Obesity & osteoarthritis. Indian J Med Res. 2013;138(2):185-193. Return to content
- (11) National Cancer Institute. Obesity and Cancer Fact Sheet. (2017) Available at:https://www.cancer.gov/about-cancer/causes-prevention/risk/obesity/obesity-fact-sheet[accessed 17 June 2020] Return to content
- (12) Thompson RC, Allam AH, Lombardi GP, Wann LS, Sutherland ML, Sutherland JD, Thomas, G. S. Atherosclerosis across 4000 years of human history: the Horus study of four ancient populations. The Lancet, 381(9873), 1211–1222. doi:10.1016/s0140-6736(13)60598-x. Return to content
- (13) Subcommittee on arteriosclerosis: Cowles A, Chairman EVA, Houston Merritt H, Duff LG, Moore AR, Kendall EF, B Shumacker H, Levy RL, Wright IS. The pathogenesis of arteriosclerosis. International Journal of Epidemiology. 2015;44(6):1791–1793. doi:10.1093/ije/dyv347. Return to content
- (14) Mertens I, Van Gaal LF. Obesity, haemostasis and the fibrinolytic system. Obes Rev. 2002;3(2):85-101. doi:10.1046/j.1467-789x.2002.00056.x. Return to content
- (15) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM, 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.