Përdorimi i rregullt i saunës mund të ndihmojë në mbrojtjen nga ataku kardiak

Përdorimi i rregullt i saunës mund të ndihmojë në mbrojtjen nga ataku kardiak

Finlandezët i përshkruajnë saunat si "farmacia e të varfërve", dhe tani studiuesit kanë vërtetuar se ato janë vërtet të dobishme për shëndetin.

Përdorimi i rregullt i saunave mund të ndihmojë në mbrojtjen nga ataket kardiake

Shkencëtarët kanë zbuluar se nxehtësia e thatë e saunës ka më tepër ndikime se sa thjesht djersitja - ajo mund të zgjasë jetën, duke e reduktuar rrezikun e goditjes në zemër te burrat e moshës së mesme me deri në 63 përqind. Autorë të studimit nga Universiteti i Finlandës Lindore kanë pranuar se janë të pasigurt mbi arsyen përse sauna përmirëson shëndetin e zemrës. “Studimet e mëtejshme do të përcaktojnë me siguri mekanizmin e mundshëm që lidh saunën me shëndetin kardiovaskular ,” u shpreh Dr. Jari Laukkanen, i cili e ka publikuar studimin në gazetën "Jama Internal Medicine".(1)

Objekt i studimit ishin 2315 meshkuj finlandezë të grupmoshës 42 deri në 60 vjeç, të cilët u monitoruan për një periudhë prej 21 vitesh. Gjatë kësaj periudhe, të dhënat treguan për 190 vdekje të papritura kardiake, 281 raste fatale të sëmundjeve koronare të zemrës, 407 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 929 vdekje nga "të gjitha shkaqet". Duket qartë se ata që kishin përdorur rregullisht saunat ishin shumë herë më të mbrojtur nga problemet e zemrës.(1)

U konstatua se rreziku i vdekjes së papritur kardiake ishte 22 përqind më i ulët te meshkujt që kishin kryer dy deri në tre seanca sauna në javë dhe 63 përqind më i ulët te ata që kishin vizituar saunën katër deri në shtatë herë në javë.(1)

Një tendencë e ngjashme u vu re edhe për sëmundjet koronare të zemrës, ku dy deri në tre seanca reduktonin rrezikun e vdekjes me 23 përqind, ndërsa katër deri në shtatë seanca e reduktonin rrezikun me 48 përqind. Shkalla e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare ishte me 27 përqind më e ulët te meshkujt që kishin frekuentuar saunën dy deri në tri herë në javë dhe 50 përqind më e ulët te meshkujt që e kishin frekuentuar atë katër deri në shtatë herë në javë.(1)

Dr. Rita Redberg, nga Universiteti i Kalifornisë dhe redaktore e "Jama Internal Medicine", u shpreh: “Ndonëse nuk e dimë arsyen pse meshkujt që frekuentonin më shpesh saunën kishin një jetëgjatësi më të lartë - ndoshta për shkak të kohës së qëndrimit në dhomën e nxehtë, kohës së relaksimit, luksit të të paturit më shumë mundësi dhe kohë për t'u relaksuar apo atmosferës shoqërore të saunas - është e qartë se koha e kaluar në saunë është një kohë e shpenzuar mirë.”

Përdorimi i rregullt i saunave mund të ndihmojë në mbrojtjen nga ataket kardiake

Studimet e mëparshme kanë treguar se saunat mund të ulin presionin e gjakut, të reduktojnë stresin, të ndihmojnë në sëmundjet e diabetit dhe mushkërive, dhe madje të largojnë gripin e zakonshëm.(2)

Disa atletë përdorin saunat për të ngritur rezistencën, duke rritur kapacitetin e oksigjenit, numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe vëllimin e plazmës. Për më tepër, zhytja në ujë të ftohtë pas saunës mund të nxisë furnizimin e trupit me antioksidues si dhe mund të përforcojë sistemin imunitar.

Saunat kanë ekzistuar në Finlandë për mijëra vite. Banorët e parë gërmuan gropa në tokë dhe i mbushën me gurë të nxehtë, të cilët i spërkatnin me ujë për të lëshuar një avull që njihej si "loyly". Një fjalë e urtë finlandeze thotë: “Nëse një i sëmurë nuk kurohet nga katrani, shpirtrat ose sauna, atëherë do të vdesë.”

Deri vonë, gratë lindnin në sauna, sepse ajo konsiderohej si dhoma më e pastër e shtëpisë.

Referenca

  • (1) Laukkanen T, Khan H, Zaccardi F, Laukkanen JA. Association between sauna bathing and fatal cardiovascular and all-cause mortality events. JAMA Intern Med. 2015;175(4):542-548. doi:10.1001/jamainternmed.2014.8187. Return to content
  • (2) Hussain J, Cohen M. Clinical Effects of Regular Dry Sauna Bathing: A Systematic Review. Evid Based Complement Alternat Med. 2018;2018:1857413. Published 2018 Apr 24. doi:10.1155/2018/1857413. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.