Pas ndërhyrjeve kirurgjikale të lehta ose të vështira, është e rëndësishme të dimë sa kohë i duhet plagës për t'u shëruar. Sipas specialistëve të Shoqatës Respiratore në Gjermani (DGP), duhanpirësit janë dukshëm të disavantazhuar për sa i përket rigjenerimit. Përvoja praktike tregon se duhanpirësit përjetojnë shumë më shpesh komplikacione pas operacioneve krahasuar me joduhanpirësit, dhe plagëve të tyre u duhet shumë më tepër kohë për t'u shëruar, shprehet Dieter Köhler, konsulent shkencor pranë DGP dhe drejtues i "Schmallenberg Lung Clinic".
Rigjenerimi i ngadaltë shkaktohet nga monoksidi i karbonit që hyn në gjak gjatë pirjes së duhanit, pasi ai pengon hemoglobinën që të transportojë sasi të mëdha oksigjeni. Për pasojë, bie në mënyrë të konsiderueshme furnizimi i trupit me oksigjen, dhe kjo ka pasoja negative të qarta në shërimin e plagës.(1) Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se pirja e duhanit rrit presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës, duke sforcuar zemrën. Kjo shkakton rreziqe të mëtejshme nëse nevojitet anestezi dhe ndërhyrje kirurgjikale, pasi furnizimi i trupit me oksigjen nuk është në nivelin 100%, dhe për pasojë ka më tepër gjasa të lindin komplikacione pas operacionit.(2,3)
Produktet e nikotinës – rrezik më i ulët
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të lënë duhanin, ekspertët mund të rekomandojnë fashat e nikotinës ose çamçakëzët me nikotinë. Statistikat tregojnë se me këto produkte përgjysmohet mundësia e komplikacioneve pas operacionit (reduktim nga 28% në 14%), dhe në një masë të ngjashme ulet edhe koha e shërimit të plagës. Megjithatë, kjo vlen vetëm në rastet kur pacienti ndërpret duhanin të paktën 4 javë përpara operacionit.(4) "Monoksidi i karbonit fillon të largohet nga trupi 24 orë pas lënies së duhanit," shprehet Köhler. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se fashat dhe çamçakëzët me nikotinë përmbajnë më pak nikotinë se duhani dhe rrjedhimisht ushtrojnë më pak sforcim mbi zemrën e pacientit dhe enët e gjakut.
Ja vlen ta lësh
Specialistët nënvizojnë gjithashtu se kur lini duhanin, mund të ndryshojë përkohësisht edhe efekti i disa medikamenteve që merrni, pasi duhani ka ndikim të lartë në funksionimin e mëlçisë, e cila shpërbën (ndër të tjera) edhe barnat.(5,6) "Për këtë arsye, është e rëndësishme që një duhanpirës të informojë mjekun e përgjithshëm dhe specialistët përkatës në momentin që vendos të lërë duhanin, në mënyrë që t'i jepet një dozë ose medikament i ri, nëse është e nevojshme," shprehet eksperti. Në rastin e përdorimit të inhalatorëve të astmës, pacientit mund t'i nevojiten sasi më të mëdha gjatë periudhës së lënies së duhanit, ndërkohë që në rastin e insulinës, e njëjta sasi mund të ketë një efekt më të fortë gjatë kësaj periudhe, kështu që mjeku mund të rekomandojë doza më të vogla.
Mos harroni se duhani është një nga faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.(7) Duhanpirja nuk është një varësi fizike e vërtetë, por një ves i keq. Pas lënies së duhanit, rreziku i infarktit për shkak të këtij vesi të keq bie me shpejtësi. Një vit pas lënies së duhanit, probabiliteti për të pësuar infarkt do të jetë i njëjtë me atë të një personi që nuk ka pirë kurrë duhan.
Referenca
- (1) McDaniel JC, Browning KK. Smoking, chronic wound healing, and implications for evidence-based practice. J Wound Ostomy Continence Nurs. 2014 Sep-Oct;41(5):415-23; quiz E1-2. Return to content
- (2) Turan A, Mascha EJ, Roberman D, et al. Smoking and perioperative outcomes. Anesthesiology. 2011;114(4):837-846. Return to content
- (3) Yoong SL, Tursan d’Espaignet E, Wiggers J, et al. WHO tobacco knowledge summaries: tobacco and postsurgical outcomes. Geneva: World Health Organization; 2020. Licence: CC BY-NC-SA 3.0 IGO. Available at: https://www.who.int/news-room/detail/20-01-2020-smoking-greatly-increases-risk-of-complications-after-surgery [accessed May 2020]. Return to content
- (4) Nolan MB, Warner DO. Wound healing and infection in surgery: the pathophysiological impact of smoking, smoking cessation, and nicotine replacement therapy: a systematic review. Ann Surg. 2012 Jun;255(6):1069-79. Return to content
- (5) NSW Government. Quick guide to drug interactions with smoking cessation. Available at: https://www.health.nsw.gov.au/tobacco/Factsheets/tool-7-guide-dug-interactions.pdf [accessed May 2020]. Return to content
- (6) Marshall A, Baxter K, Sharp J. Drug interactions that may be important during smoking cessation attempts. The Pharmaceutical Journal, Vol. 281, p46 | URI: 10016556. Return to content
- (7) GBD 2016 Risk Factors Collaborators. Global, regional, and national comparative risk assessment of 84 behavioural, environmental and occupational, and metabolic risks or clusters of risks, 1990–2016: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2016. Lancet. 2017;390(10100):1345–422. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.