Një mollë në ditë mban mjekun larg

Një mollë në ditë mban mjekun larg

Proverba e vjetër "Një mollë në ditë mban mjekun larg" po rezulton e vërtetë. Nuk është rastësi fakti që paraardhësit tanë e përdornin mollën si kurë: statistikat nga studimet e fundit tregojnë se molla është një përbërës thelbësor i një stili të shëndetshëm jetese. Ndër dobitë e saj shëndetësore përfshihet ulja e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundja e Alzheimerit, iktusit, funksionim më të mirë të mushkërive dhe parandalimin e diabetit.(1,2)

Një mollë në ditë e mban mjekun larg

Pse ka kaq shumë efekte pozitive?(2)

  • Tashmë dihet nga të gjithë se sasitë e mëdha të vitaminës C e bëjnë mollën një frut të jashtëzakonshëm për rritjen e imunitetit. Edhe pse normalisht molla nuk mjafton për të forcuar sistemin imunitar, efektet e saj pozitive janë të padiskutushme.
  • Acidi i mollës stimulon tretjen dhe funksionin e trurit.
  • Një mollë me madhësi mesatare përmban rreth 4 gramë fibra të tretshme, të cilat janë ideale për rregullimin e niveleve të kolesterolit në serum dhe të sheqerit në gjak. Në praninë e ujit, fibrat fryhen për të formuar një substancë në formë xheli që ngadalëson përthithjen e sheqerit. Pektina e mollës mund të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e niveleve optimale të sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e sheqerit.
  • Pektina e mollës pastron gjithashtu traktin intestinal.
  • Fibrat e tretshme kanë një veti tjetër, pasi ndërveprojnë lehtësisht me kolesterolin në zorrë si pasojë e strukturës së tyre në formë xhelatinoze, duke çuar në reduktim të niveleve të kolesterolit.
  • Molla përmban antioksidues , të cilët luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në uljen e niveleve të kolesterolit. Ato parandalojnë oksidimin e kolesterolit "të keq", duke çuar në uljen e nivelit të tij.
  • Nëse molla konsumohet përpara stërvitjes, antioksiduesit e saj mund të rrisin rezistencën.
  • Fitonutrientët - përbërës të prodhuar nga bima - përfshijnë kuercetinën, e cila është vërtetuar se ul rrezikun e goditjes në zemër, iktusit dhe kancerit.

Përtypja e një molle nuk i heq pllakëzat që formohen midis dhëmbëve, madje  mund të favorizojë shtimin e tyre gjatë 24 orëve të para, por molla prodhon një ulje të menjëhershme të ngarkesës bakteriale në pështymë të ngjashme me atë pas larjes së dhëmbëve.(4)

Një mollë në ditë e mban mjekun larg

Cilën të zgjidhni?

Edhe pse mollët me ngjyrë më të kuqe janë më të ëmbla, për disa, ëmbëlsia mund të mos ketë aspak rëndësi - në fund të fundit, shijet janë të ndryshme.

Të përcaktosh se cili është varieteti më i shëndetshëm, mbështetur në studimet e bazuara në fakte, është një çështje krejt tjetër. Studiuesit kanadezë kanë analizuar nivelet e antioksiduesve në tetë varietete të ndryshme mollësh dhe kanë përcaktuar një renditje: Sa më i lartë niveli i antioksiduesve, aq më e shëndetshme është molla. Molla "Red Delicious", një varietet në ngjyrë të kuqe, ka marrë vendin e parë, me 1,5 herë më shumë fenol se sa vendi i dytë, ku ndodhet molla e ngjashme me lëkurë të kuqe "Northern Spy". Varieteti më i shëndetshëm i mollës jeshile vjen në vend të pestë dhe përmban vetëm gjysmën e antioksidantëve që përmban varieteti i vendit të parë.(3)

Pra, ju sugjerojmë që  në dyqane të zgjidhni varietetet e kuqe, pasi janë më efikase në uljen e niveleve të kolesterolit. Gjithashtu, ato ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës dhe uljen e rrezikut të aterosklerozës.

Sa mollë duhet të hani?

Rekomandohet të hani një ose dy mollë në ditë që të përfitoni dobitë e tyre shëndetësore. Megjithatë, sasia është thelbësore edhe në këtë rast, pasi në të kundërt dobitë mund të reduktohen. Molla përmban karbohidrate, çka do të thotë se ngrënia e sasive të mëdha mund të shkaktojë shtim në peshë ose diabet në terma afatgjatë.

Në çfarë forme?

Sasia e polifenoleve - burimi kryesor i antioksidantëve - është pesë herë më e lartë te lëkura e mollës sesa te tuli i saj. Duke pasur parasysh këtë, është mirë që molla të hahet e paqëruar, pra me lëkurë. (3) Edhe konsumimi i mollës në formë lëngu ka përfitime të ngjashme shëndetësore, edhe pse disa prej vetive do të humbasin, si p.sh. mbrojtja e dhëmbëve dhe efekti zbardhues. Fatkeqësisht, byreku me mollë ruan akoma më pak nga vetitë e dobishme të frutës, veçanërisht kur i hiqet lëkura. Për të mos përmendur sheqerin e shtuar, i cili mund të zëvendësohet me ëmbëlsues të tjerë për një rezultat më të shëndetshëm. Gjithashtu, molla është ideale për të bërë supë dhe shkon shumë me mishin.

Me pak fjalë, duhet ju sugjerojmë të zgjidhni varietetet e kuqe dhe të konsumoni një ose dy mollë me madhësi mesatare në ditë, me lëkurë, në mënyrë që të mund të thoni se keni bërë përpjekje të mjaftueshme për të ruajtur shëndetin tuaj.

Referenca

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.