A janë vaji i ullirit dhe dieta mesdhetare vërtet të shëndetshme?

A janë vaji i ullirit dhe dieta mesdhetare vërtet të shëndetshme?

Vaji i ullirit është një simbol i rajonit të Mesdheut dhe një përbërës kryesor i dietës mesdhetare. Megjithatë, konsumi i vajit të ullirit nuk është më një privilegj ekskluziv i personave që jetojnë përreth Mesdheut. Duke ndjekur dietën mesdhetare, kushdo mund të marrë përfitimet e një diete të pasur në vaj ulliri, e cila, ndër të tjera, është e lidhur me uljen e ndjeshme të shpeshtësisë së sëmundjeve kardiovaskulare (1).

Vaji i ullirit: ari i lëngët i rajonit të Mesdheut

Ullinjtë janë fryti i pemës së ullirit, që mund të ruhen në vaj ulliri ose ujë të kripur dhe më pas të konsumohen ashtu siç janë ose të prerë. Vaji i çmuar mund të nxirret duke shtypur ullinjtë dhe mund të përdoret gjerësisht. Vaji i ullirit është gjithashtu një lënde e parë e rëndësishme për skuqje dhe gatim, si dhe për të krijuar produkte kozmetike dhe medikamente.

 

Kategoritë kryesore të vajit të ullirit

Figura 1.: Kategoritë kryesore të vajit të ullirit (7)

 

 

Çfarë nënkupton dieta mesdhetare? (2)

Ne as që e mendojmë se sa shumë rëndësi ka ajo që vendoset në pjatë.
Një sërë studimesh shkencore tregojnë se ajo që hamë ka një ndikim shumë të madh në shëndetin tonë.
Një model i një diete të shëndetshme është e ashtuquajtura dieta mesdhetare (2).

 

Thelbi i dietës mesdhetare i përmbledhur në 5 pika (3):

  1. Elementi kryesor i dietës duhet të jenë ushqimet e papërpunuara me origjinë bimore (frutat, perimet, farat dhe frutat e thata).

  2. Peshku dhe mishi i shpendëve duhet të jetë në menu me shpeshtësi të moderuara.

  3. Duhet t'i jepet më pak rëndësi konsumit të produkteve të bulmetit, mishit të kuq, ushqimeve të përpunuara dhe ëmbëlsirave.

  4. Vaji i ullirit, në veçanti vaji i ullirit ekstra i virgjër (3,4) është një përbërës thelbësor i dietës mesdhetare.

  5. Pijet alkoolike, në veçanti vera, mund të konsumohen në sasi të moderuara gjatë vakteve (4).

 

Dieta mesdhetare - çelësi për shëndetin kardiovaskular

Ndjekja e dietës mesdhetare është e lidhur ngushtë me uljen e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme dhe të vdekjeve.

  • Sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, goditjen cerebrale dhe hipertensionin, janë më pak të shpeshta te personat që ndjekin dietën mesdhetare (3).

  • Ndjekësit e dietës mesdhetare kanë më pak gjasa për obezitet, çka gjithashtu mund të parandalojë rrezikun e shumë sëmundjeve të tjera (2).

  • Përpos uljes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, ulet gjithashtu edhe rreziku i disa llojeve të kancerit, sëmundjeve neurodegjenerative dhe sëmundjeve metabolike (p.sh. diabeti i tipit 2) (3).

 

Vaji i ullirit si lubrifikues i shëndetit

Kërkimet shkencore kanë hedhur gjithashtu dritë mbi sekretin e dietës mesdhetare: kryesisht mbi vajin e ullirit dhe përbërësit e tij.
Vaji i ullirit, specifikisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është jashtëzakonisht i pasur me të ashtuquajturat acide yndyrore mono të pangopura. Rreth 80% e acideve yndyrore në vajin e ullirit përbëhen nga acidi oleik mono i pangopur(3). E gjitha kjo është unike në botën e vajrave. Acidet yndyrore të pangopura mund të ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të yndyrave në gjak. Në ndryshim nga ato, yndyrat shtazore që janë të pasura me acide yndyrore të ngopura, përbëjnë rrezik për sistemin kardiovaskular .
Efektet e dobishme të vajit të ullirit janë për shkak të përbërësve të tjerë, si p.sh. polifenolet (3,5), të cilët gjithashtu kanë efekte të dobishme për sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, duke përfshirë arterosklerozën, goditjet cerebrale dhe keqfunksionimin e turit. (5). Polifenolet reduktojnë përqendrimin e të ashtuquajturit "kolesteroli i keq" dhe stimulojnë rolin e "kolesterolit të mirë" në trup (5).

 

Përbërësit thelbësorë që sjellin efektet e dobishme psikologjike të vajit të ullirit

Figura 2: Përbërësit thelbësorë që sjellin efektet e dobishme psikologjike të vajit të ullirit (3)

 

 

Sa mbrojtje mund të ofrojë dieta mesdhetare kundër sëmundjeve kardiovaskulare?

Bazuar në studimet ndërkombëtare dhe në rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, dieta mesdhetare duhet të ndiqet sepse mund të ulë rrezikun e sëmundjeve vaskulare, duke përfshirë edhe incidencën e sëmundjeve kërcënuese për jetën, si p.sh. goditjet cerebrale (1,4 - 6).
Sipas një sondazhi që përfshiu rreth 26 000 gra, një dietë mesdhetare mund të ulë rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare negative deri në 28% (1).

 

Si të filloni një dietë mesdhetare?

Dieta mesdhetare nuk është thjesht një opsion për personat që jetojnë në afërsi të rajonit të Mesdheut.
Përpara se të hyjmë në temë, ka disa gjëra të dobishme që duhet t'i dini.

  • Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një temperaturë djegieje prej rreth 191°C. Kur skuqni, bëni kujdes që të mos e mbinxehni atë ose përdorni vaj luledielli për ushqimet që duhet të skuqen me vaj të nxehtë.

  • Vaji i ullirit ka një shije karakteristike, e cila mund të jetë e çuditshme fillimisht. Ja vlen të kombinohet me gatime tradicionale italiane, si p.sh. në makarona ose për të marinuar sallata mikse.

Bëni që dieta mesdhetare e pasur në vaj ulliri të jetë hapi i parë në ndryshimin e stilit tuaj të jetesës.
Shfletoni recetat tona për një larmi gatimesh që përgatiten me vaj ulliri.
Hani shëndetshëm.

 

Sallatë në një tas në formë zemre, me vaj ulliri pranë

PP-M_ASA_C-AL-0013-1 08.07.2022  

5192/1 08.08.2022

 

 

Referenca:

  • (1) Ahmad S, Moorthy MV, Demler OV et al. Assessment of risk factors and biomarkers associated with risk of cardiovascular disease among women consuming a mediterranean diet. JAMA Network Open 2018;1(8)e185708 Return to content
  • (2) Santangelo C, Vari R, Scazzocchio B et al. Anti-inflammatory activity of extra virgin olive oil polyphenols: Which role in the prevention and treatment of immune-mediated inflammatory diseases? Endocrine, Metabolic & Immune Disorders - Drug Targets 2018;18:36-50. Return to content
  • (3) Yubero-Serrano EM, Lopez-Moreno J, Gomez-Delgado F et al. Extra virgin olive oil: More than a healthy fat. Eur J Clin Nutr. doi:10.1038/s41430-018-0304-x Return to content
  • (4) Estruch R, Ros E, Salas-Salvadó J et al. Primary prevention of cardiovascular disease with a Mediterranean diet supplemented with extra virgin olive oil or nuts. NEJM 2018;378:e34 Return to content
  • (5) Tressera-Rimbau A, Arranz S, Eder M et al. Dietary polyphenols in the prevention of stroke. Oxidative Medicine and Cellular Longevity 2017;Art ID:7467962 Return to content
  • (6) Visseren F, Mach F, et al. 2021 ESC Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice. Eur Heart J. 2021. doi:10.1093/eurheartj/ehab484 Return to content
  • (7) Codex alimentarius; Standards for olive oils and olive pomace oils CXS 33-1981 https://www.fao.org/fao-who-codexalimentarius/sh-proxy/en/?lnk=1&url=https%253A%252F%252Fworkspace.fao.org%252Fsites%252Fcodex%252FStandards%252FCXS%2B33-1981%252FCXS_033e.pdf Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.