Ne dëshirojmë të japim disa sqarime lidhur me çështjen e infarktit. A janë të vërteta të gjitha bindjet tona rreth parandalimit të infarktit? A është e vërtetë se infarkti nuk përbën kërcënim për gratë? Nëse dikush në familjen tuaj ka pësuar një infarkt , a garanton kjo se edhe ju mund të pësoni një të tillë? Kurrsesi. Këta janë dy shembuj të bindjeve të pavërteta. Le të shohim faktet.
E pavërtetë: Të gjithë thonë se dukem mjaft në formë për moshën që kam; nuk ka asnjë gjasë që të jem i rrezikuar nga infarkti i miokardit ose iktusi!
Kjo nuk është e vërtetë. Të qenit në formë fizikisht nuk nënkupton domosdoshmërisht që zemra juaj është e shëndetshme. Edhe personi më elegant dhe me pamjen më të shëndetshme mund të ketë disa faktorë të padukshëm rreziku që e bëjnë të predispozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, si për shembull nivelet e larta të kolesterolit, presioni i lartë i gjakut , ose një histori sëmundjesh kardiake në familje.
Sa më shumë faktorë të rrezikut kardiovaskular të ketë një person, aq më i lartë është rreziku që ai të pësojë një infarkt të miokardit . Ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me disa nga këta faktorë rreziku, si p.sh. mosha (të moshuarit janë më të rrezikuar se të rinjtë), gjinia (burrat janë më të rrezikuar në moshë më të re, ndërkohë që rreziku te gratë rritet me kalimin e moshës) (1), ose historia familjare (rreziqe të trashëguara). Nëse prindërit ose motrat apo vëllezërit tuaj vuajnë nga sëmundje të zemrës, ka më shumë gjasa që edhe ju vetë të vuani nga sëmundje të tilla.
Megjithatë, ka disa faktorë rreziku të sëmundjeve të zemrës të cilat mund t'i kontrolloni (2):
- Kontrolloni nivelet e presionit të gjakut, të glukozës në gjak dhe të kolesterolit. Ndiqni çdo udhëzim të dhënë për terapinë tuaj.
- Stërvituni rregullisht.
- Ndiqni një dietë të shëndetshme.
- Kufizoni konsumin e alkoolit.
- Mbani peshën trupore brenda kufijve të shëndetshëm.
- Përballoni stresin.
- Mos pini duhan
Nëse mendoni se keni faktorë të shumëfishtë rreziku kardiovaskular, caktoni një vizitë pranë mjekut tuaj për të diskutuar për shëndetin tuaj dhe opsionet e trajtimit. Trajtimi i faktorëve të rrezikut kardiovaskular mund t'ju shpëtojë jetën.
E pavërtetë: Sëmundjet e zemrës prekin kryesisht burrat
Gratë janë më pak të predispozuara ndaj këtij rreziku për shkak të prodhimit të vazhdueshëm të hormoneve femërore, por me hyrjen në menopauzë, edhe ato ekspozohen ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe fatkeqësisht e arrijnë shumë shpejt shifrën e burrave. Duhet të theksohet gjithashtu se gratë që kanë edhe faktorë të tjerë rreziku, si p.sh. diabeti, janë njësoj të rrezikuara ndaj infarktit të miokardit si edhe burrat.
E pavërtetë: Sëmundja e zemrës kërcënon vetëm të moshuarit
Pllakat arterosklerotike të përbëra nga kolesterol dhe yndyrna fillojnë të krijohen brenda arterieve rreth fundit të viteve të adoleshencës ose rreth fillimit të të 20-ave. Me kalimin e viteve, procesi përshpejtohet dhe mund të përkeqësohet nga faktorë shtesë, si p.sh. dietat e pashëndetshme, duhanpirja ose mungesa e aktivitetit fizik. Fatkeqësisht, ngushtimi i vazhdueshëm i arterieve, që mund ta reduktojë diametrin me më shumë se 70%, shkakton bllokim të konsiderueshëm e deri në bllokim të plotë të enës së gjakut.
E pavërtetë: Nuk mund të vuaj nga një sëmundje zemre nëse nuk kam asnjë faktor rreziku
Siç dihet gjerësisht, diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe duhanpirja shtojnë rrezikun e infarktit të miokardit. Është e vërtetë se ato përbëjnë faktorët më të rëndësishëm të rrezikut. Megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, të cilët duhen mbajtur nën kontroll: konsumi me shumicë i mishit ose sheqerit, konsumi i tepërt i ushqimeve të skuqura, mungesa e aktivitetit fizik dhe obeziteti abdominal .(2)
E pavërtetë: Prindërit e mi jetuan mbi të 80-at dhe nuk patën sëmundje të zemrës
Historia familjare pozitive (pra kur një familjar i afërt ka vuajtur nga një sëmundje zemre, sidomos në moshë të re) e rrit me të vërtetë rrezikun e shfaqjes së një sëmundjeje të zemrës. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se dikush që nuk ka patur kurrë një sëmundje zemre në familje mund të ndihet plotësisht i qetë. Prania e faktorëve të rrezikut dhe zakonet e jetës modifikojnë rrezikun tuaj për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
E pavërtetë: Nivelet e larta të kolesterolit janë të dëmshme, ndërsa nivelet e ulëta të kolesterolit janë pozitive
Shifra e nivelit të kolesterolit nuk tregon shumë në vetvete. Ajo çfarë ka rëndësi është lloji i kolesterolit. Nivelet e larta të LDL-së, ose kolesterolit të "keq", përbëjnë problem. Nga ana tjetër, nivelet e larta të HDL-së, ose kolesterolit "të dobishëm", reduktojnë rrezikun e infarktit. Gjithashtu, nivelet më të larta të triglicerideve (yndyrnave neutrale) rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.(2)
E pavërtetë: Unë lexoj gjithmonë informacionin mbi vlerat ushqyese në paketimin e produkteve ushqimore dhe blej vetëm produkte që janë pa kolesterol. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme.
Vetëm produktet ushqimore me origjinë shtazore përmbajnë kolesterol. Frutat e thata, vaji i kokosit dhe gjalpi i kikirikut nuk përmbajnë kolesterol, por kjo nuk i bën ato automatikisht një zgjedhje të shëndetshme. Ato përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave të ngopura, të cilat transformohen në kolesterol nga mëlçia. Ne kemi një numër gjithnjë e më të madh provash që tregojnë se yndyrat "trans" (të prodhuara nga hidrogjenizimi i yndyrave bimore) janë edhe më të dëmshme për shëndetin tonë.(3-5) Këto yndyra gjenden, për shembull, te margarina, ëmbëlsirat dhe patatinat.
E pavërtetë: Infarkti i miokardit është i dhimbshëm.
5-30% e të gjitha rasteve të infarktit të miokardit nuk përfshijnë asnjë shenjë të dukshme dhe konsiderohen si IM i heshtur. (6) Në raste të tjera, infarkti i miokardit mund të shkaktojë ndjesi të ngjashme me ato të gjendjeve të tjera, si për shembull, inflamacioni i stomakut, marramendja ose dhimbja e shpinës. Shqetësimi që shoqëron infarktin mund të kalojë pas disa orësh, por kjo nuk nënkupton se zemra nuk është dëmtuar. Në popullatën e përgjithshme, përhapja e infarktit të miokardit të heshtur u rrit ndjeshëm me rritjen e moshës (deri në> 5% në subjektet e moshuara). Hipertensioni dhe diabeti shoqërohen me rritje të theksuar të prevalencës së infarktit të miokardit të heshtur. Në pacientët diabetikë pa sëmundje të arterieve koronare , përhapja e IM-së së heshtur ishte rreth 4%, por u zbulua se u rrit në 10% në pacientët me neuropati periferike dhe deri në rreth 30% në prani të sëmundjes së arterieve koronare ose periferike.(6) Pavarësisht nga mënyra si ndodh goditja në zemër, shkalla e kërcënimit që ajo paraqet mbetet e njëjtë
Mesazhi kryesor është: Kur keni dyshime, shkoni te mjeku. Parandalimi është më mirë se sa kurimi.
E pavërtetë: Unë kam bërë një operacion të arteries koronare, pra jam i shëruar!
Fakti që keni shkuar te dentisti për të hequr një dhëmb të prishur nuk do të thotë se nuk është më nevoja që t'i lani dhëmbët. Dhëmbët e tjerë mund të prishen shpejt. E njëjta gjë vlen edhe për zemrën. Shkaqet që çojnë në sëmundje të zemrës janë ende të pranishme (hipertensioni, niveli i lartë i kolesterolit). Ju duhet t'i merrni medikamentet rregullisht, t'i kushtoni vëmendje dietës suaj dhe të bëni rregullisht ushtrime. Mos harroni që ju është dhënë një mundësi e dytë. Shfrytëzojeni në maksimum!
E pavërtetë: Miqtë e mi më thonë se nuk do të mund ta lë kurrë duhanin.
Broçkulla! Duhanpirja nuk është një varësi fizike e mirëfilltë, por përkundrazi një ves. Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Lajmi i mirë është se, pasi e lini atë, rreziku që ju të pësoni një infarkt për shkak të këtij vesi ulet shpejt. Duhanpirësit e rënde me të paktën një histori duhanpirëse 20-vjeçare mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare me 39% brenda pesë viteve, nëse e lënë duhanin. Duhen të paktën pesë deri në 10 vjet, dhe mbase deri në 25 vjet pas lënies, që rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare të bëhet aq i ulët sa ai i një personi të ngjashëm, i cili nuk ka pirë kurrë duhan (7).Ndër duhanpirësit e rëndë, ndërprerja e duhanit shoqërohet me ulje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare brenda 5 viteve në krahasim me duhanpirësit aktualë. Sidoqoftë, në krahasim me ata qe s’kanë pirë kurrë duhan, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare i ish-duhanpirësve mbeti ndjeshëm i ngritur përtej 5 vitesh pas ndërprerjes së pirjes së duhanit. (7)
Bindja se "një cigare nuk të bën keq" është e gabuar. Duhet t'i thoni një "JO" absolute dhe të prerë duhanit!
E pavërtetë: Pacientët me diabet të tipit II duhet të shqetësohen për nivelet e glukozës dhe jo për zemrën.
Kjo nuk është e vërtetë. Kërcënimi më i madh që paraqet diabeti është rreziku i lartë i sëmundjes së zemrës dhe iktusit, të cilat ndodhin më shumë se dy herë më shpesh te personat me diabet të tipit II sesa tek ata jodiabetikë. Protokollet terapeutike vazhdojnë t'u rekomandojnë pacientëve me diabet të tipit II terapinë me aspirinë për të parandaluar ndodhinë e parë ose të përsëritur të ngjarjeve kardiovaskulare. Përdorimi i Aspirinës me dozë të ulët mund të ketë nevojë të individualizohet dhe të bazohet në rrezikun fillestar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të hemorragjisë të secilit individ. (8,9)
Referenca:
- (1) Hochman JS, Tamis JE, Thompson TD, et al. Sex, clinical presentation, and outcome in patients with acute coronary syndromes. Global Use of Strategies to Open Occluded Coronary Arteries in Acute Coronary Syndromes IIb Investigators. N Engl J Med. 1999;341(4):226-232. doi:10.1056/NEJM199907223410402 Return to content
- (2) Piepoli MF, Hoes AW, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts) Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Atherosclerosis. 2016;252:207‐274. doi:10.1016/j.atherosclerosis.2016.05.037 Return to content
- (3) Mozaffarian D, Katan MB, Ascherio A, Stampfer MJ, Willett WC. Trans fatty acids and cardiovascular disease. N Engl J Med. 2006;354(15):1601-1613. doi:10.1056/NEJMra054035 Return to content
- (4) Brouwer IA, Wanders AJ, Katan MB. Trans fatty acids and cardiovascular health: research completed?Eur J Clin Nutr. 2013; 67:541–547. doi: 10.1038/ejcn.2013.43. Return to content
- (5) Gebauer SK, Destaillats F, Dionisi F, Krauss RM, Baer DJ. Vaccenic acid and trans fatty acid isomers from partially hydrogenated oil both adversely affect LDL cholesterol: a double-blind, randomized controlled trial.Am J Clin Nutr. 2015; 102:1339–1346. doi: 10.3945/ajcn.115.116129. Return to content
- (6) Valensi P, Lorgis L, Cottin Y. Prevalence, incidence, predictive factors and prognosis of silent myocardial infarction: a review of the literature. Arch Cardiovasc Dis. 2011;104(3):178-188. doi:10.1016/j.acvd.2010.11.013 Return to content
- (7) Meredith S. Duncan, Matthew S. Freiberg, Robert A. Greevy, Suman Kundu, Ramachandran S. Vasan, Hilary A. Tindle. Association of Smoking Cessation With Subsequent Risk of Cardiovascular Disease. JAMA, 2019; 322 (7): 642 DOI: 10.1001/jama.2019.10298 Return to content
- (8) Pignone M, Alberts MJ, Colwell JA, et al. Aspirin for primary prevention of cardiovascular events in people with diabetes: a position statement of the American Diabetes Association, a scientific statement of the American Heart Association, and an expert consensus document of the American College of Cardiology Foundation. Circulation. 2010;121(24):2694-2701. doi:10.1161/CIR.0b013e3181e3b133 Return to content
- (9) Samuel Seidu 1 2, Setor K Kunutsor 3 4, Howard D Sesso 5 6, J M Gaziano 6, J E Buring 5, Maria Carla Roncaglioni 7, Kamlesh Khunti 8 9. Aspirin Has Potential Benefits for Primary Prevention of Cardiovascular Outcomes in Diabetes: Updated Literature-Based and Individual Participant Data Meta-Analyses of Randomized Controlled Trials. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.