A mund të dëmtojë moti i ftohtë shëndetin e zemrës?

A mund të dëmtojë moti i ftohtë shëndetin e zemrës?

Shëndeti i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare mund të ndikohet edhe nga kushtet ekstreme të motit (5). Nga këndvështrimi i shëndetit kardiak, dikush do të mendonte se valët e të nxehtit do të ishin më të mundimshme. Megjithatë, studimet klinike, tregojnë se pikerisht në ditët e ftohta rritet rreziku i angina pectoris ( dhimbje gjoksi i shkaktuar nga furnizimi i zvogëluar me gjak në muskujt e zemrës) dhe atakut kardiak (2, 3).

Janë kryer disa studime për këtë temë; për shembull, një studim finlandez gjeti një lidhje midis periudhave të zgjatura të motit të ftohtë dhe rrezikut të vdekjes së papritur kardiake, veçanërisht te njerëzit me sëmundje koronare të zemrës (1) Lidhja midis motit të ftohtë dhe rritjes së rrezikut të infarktit të miokardit është demonstruar gjithashtu në një studim të madh lituanez (4). Një publikim mbi këtë studim thekson se pacientët me faktorë rreziku kardiovaskular konsiderohen si një grup me rrezik më të lartë për sa i përket lidhjes midis motit të ftohtë dhe ngjarjeve kardiake (4).

Për më tepër, një studim i madh i kryer në Angli dhe Uells zbuloi se njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje koronare të zemrës janë më të ndjeshëm ndaj efekteve shëndetësore të temperaturave të ftohta. Me interes të mëtejshëm në këtë studim është se njerëzit që merrnin Aspirin Protect u zbuluan se ishin më pak të rrezikuar krahasuar me njerëzit që nuk merrnin Aspirin Protect (8).

Peizazh dimëror me pisha me borë

Shpjegimi për këtë korrelacion është se trupi, ose më saktë sistemi nervor, i përgjigjet një rënieje të temperaturës në një mënyrë specifike: ai përpiqet të reduktojë humbjen e nxehtësisë duke ngushtuar enët e gjakut. Vazokonstriksioni ndodh jo vetëm në pjesët distale të trupit, siç janë enët e gjakut afër sipërfaqes së lëkurës, por edhe në arteriet koronare që furnizojnë zemrën. Këto ndryshime vënë stres të tepërt në sistemin e qarkullimit të gjakut të balancuar më parë. Rrjedha e gjakut nëpër enët e vogla zvogëlohet, dhe kështu furnizimi me gjak në organe zvogelohet, ndërsa presioni i gjakut rritet. Përveç mekanizmave të listuar më lart, ngarkesa e punës kardiake dhe viskoziteti i gjakut (fërkimi i brendshëm) mund të rritet, gjë që shton rrezikun e infarktit të miokardit te pacientët me sëmundje kardiovaskulare (1, 6, 7, 8).

Doktor me një mantel të bardhë me një stetoskop rreth qafës duke mbajtur një zemër plastike të kuqe

Çfarë mund të bëni për të parandaluar pasojat e të ftohtit nëse dyshoni se keni ose keni sëmundje kardiovaskulare?

  • Diagnoza: bëni një ekzaminim sa më shpejt të jetë e mundur nëse dyshohet për sëmundje kardiovaskulare.

  • Parandalimi dhe menaxhimi:

    • Nëse keni një sëmundje të njohur kardiovaskulare, ndiqni këshillat e mjekut tuaj për mënyrën e jetesës dhe mjekimin (1).

    • Në mot të ashpër të dimrit, mbroni veten nga i ftohti: vishuni sa me ngrohtësisht dhe me shtresa, vishni një kapele, shall, doreza dhe këpucë të përshtatshme, bëni një pushim gjatë ushtrimeve fizike në të ftohtë (p.sh. heqja e borës me lopata), kërkoni këshilla mjekësore nëse keni simptomat paralajmëruese të një ataku kardiak dhe shmangni konsumimin e alkoolit pas ushtrimeve fizike (2).

Referenca:

    PP-M_ASA_C-AL-0008-1 09.12.2021
    Appr. AKBPM 8447/3 07.01.2022

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.