Ka një sërë gjërash që mund të bëni, hani dhe provoni për të ruajtur shëndetin e zemrës edhe pasi të keni mbushur 50 vjeç. Fatkeqësisht, shumë njerëz interesohen më tepër për makinat ose për shtëpitë e tyre se sa për trupin, pavarësisht numrit në rritje të studimeve që tregojnë përfitimet që sjell një stil jetese i shëndetshëm te jetëgjatësia dhe shëndeti juaj në një moshë të mëvonshme.
Këshilla për një zemër të shëndetshme mbi moshën 50-vjeçare
Nëse nuk jeni shumë dembelë për të ndryshuar, mund të ulni rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare edhe nëse jeni në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat, shtatëdhjetat, tetëdhjetat apo edhe të nëntëdhjetat.
Sëmundjet e zemrës mund të marrin shumë forma, nga aritmia kardiake deri në vdekje të papritur kardiake ose infarkt kardiak. Edhe pse është pothuajse e pamundur të jesh i përgatitur për to, mund të bëni disa gjëra për t'i parandaluar, qoftë edhe në moshë më madhore. Më poshtë jepen disa këshilla që ju ndihmojnë të reduktoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës në të ardhmen, për të pasur një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Ecni shumë (1)
Nuk ka asgjë më të mirë se një shëtitje e gjatë në një pasdite me diell. Pavarësisht nëse shëtisni rrugëve apo përgjatë brigjeve të një lumi që ndodhet pranë vendit ku banoni, e vetmja gjë që ka rëndësi është të filloni të ecni. Përveçse ju ngre humorin, një shëtitje e shëndetshme mund t'ju bëjë mirë edhe për zemrën, duke çliruar stresin e përditshëm, i cili dihet se rrit presionin e gjakut. Kur ndiheni të stresuar, zemra juaj rreh më shpejt dhe më fort, enët e gjakut kontraktohen, frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe trupi kontraktohet. Hipertensioni kronik shkakton dëmtime të vogla në shtresën e brendshme të enëve të gjakut, gjë që mund të çojë në krijimin e koagulave të vogla të gjakut ose në sklerozë të mureve të enëve të gjakut. Rekomandohet që të rriturit e shëndetshëm të të gjitha moshave të kryejnë së paku 150 minuta në javë aktiviteti fizik aerobik me intensitet të moderuar ose 75 minuta në javë aktivitet fizik aerobik me intensitet të fuqishëm ose një kombinim ekuivalent të tyre.(1) Pavarësisht se sa tmerruese mund të tingëllojë në fillim, është një "e keqe" e domosdoshme.
Qeshni me gjithë zemër
E qeshura ju bën të ndiheni mirë dhe ky është fakt. Humori ju ndihmon që të ndiheni pozitivë dhe optimistë edhe në momentet më të vështira. Ai ju jep forcë dhe kurajë për të nisur diçka të re dhe shpresëdhënëse. Gjithashtu, e qeshura është ngjitëse - kur shihni ose dëgjoni dikë duke qeshur, truri ju bën të buzëqeshni ose qeshni. Për më tepër, e qeshura çliron ndjenjat depresive - kur qeshni, nuk ndjeni as trishtim dhe as dhimbje . E qeshura jo vetëm që ndikon pozitivisht në humorin dhe pikëpamjen tuaj mbi jetën, por edhe në shëndetin tuaj. Ajo nxit qarkullimin e gjakut dhe redukton rrezikun e goditjes në zemër dhe problemeve të tjera kardiovaskulare.(2)
Hiqni qafe kilet e tepërta
Mbajtja e peshës nën kontroll nuk shërben vetëm për t'u dukur sa më mirë por edhe për të ruajtur shëndetin. Në fakt, nuk ka pse të mërziteni kur ju duhet të nisni një diete të re për të mbrojtur zemrën. Disa studime kanë zbuluar se një rënie në peshë prej 5-10% çon në një ulje të konsiderueshme te rreziqeve kardiovaskulare.(3)
Ndiqni një dietë të ekuilibruar.
Lidhja e ngushtë midis dietës dhe shëndetit është shkencërisht e provuar. Trupi ka nevojë për sasi të ndryshme ushqimi nga të katër grupet e ushqimeve. Ekziston një qasje për t'u ushqyer shëndetshëm, e cila quhet dieta DASH* dhe është krijuar posaçërisht për të ulur presionin e gjakut. Sipas studimeve, përveçse ka një emër tërheqës, kjo dietë redukton me efikasitet presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, duke përmirësuar funksionin kardiak.(1)
Aspirin® Protect për parandalim
Aspirin® Protect është një nga barnat më të njohura në botë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, i cili është përdorur prej dekadash nga miliona njerëz në mbarë globin. Përdorimi në mënyrë të rregullt i këtij bari të jashtëzakonshëm ka treguar se redukton rrezikun e infarktit të zemrës dhe iktusit. Aspirin Protect ka një mënyrë të thjeshtë veprimi. Pllakëzat janë një përbërës i rëndësishëm i gjakut, funksioni i të cilave është të bashkohen dhe të formojnë një koagul gjaku për të parandaluar hemorragjinë e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut. Megjithatë, në rastin e aterosklerozës, pllakëzat e gjakut kanë tendencën të bashkohen edhe kur nuk duhet, duke bllokuar enët kryesore të gjakut. Acidi acetilsalicilik, përbërësi aktiv i Aspirin® Protect, ndihmon në parandalimin e agregimit të pllakëzave të gjakut, duke parandaluar kështu krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut.(4)
Përmirësoni shëndetin e zemrës – nuk është kurrë shumë vonë për të filluar!
Referenca
- (1) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
- (2) Hayashi K, Kawachi I, Ohira T, Kondo K, Shirai K, Kondo N. Laughter is the Best Medicine? A Cross-Sectional Study of Cardiovascular Disease Among Older Japanese Adults. J Epidemiol. 2016;26(10):546-552. doi:10.2188/jea.JE20150196. Return to content
- (3) Brown JD, Buscemi J, Milsom V, Malcolm R, O'Neil PM. Effects on cardiovascular risk factors of weight losses limited to 5-10. Transl Behav Med. 2016;6(3):339-346. doi:10.1007/s13142-015-0353-9. Return to content
- (4) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.