Ky zbulim befasues u bë nga një ekip shkencëtarësh në Londër, nën drejtimin e Lynn Cherkas, pas një analize të detajuar të stilit të jetesës dhe ADN-së së 1200 binjakëve identikë.
Studiuesit në "King’s College" zbuluan dallime të konsiderueshme midis binjakëve pas analizimit të aktivitetit fizik të pjesëmarrësve me moshë mesatare 49 vjeç. Fundet e kromozomeve (të ashtuquajtura telomere) te ata që kryejnë aktivitet të rregullt fizik ishin mesatarisht 200 nukleotide (njësi e ADN-së) më të gjata krahasuar me vëllezërit/motrat gjenetikisht identikë, të cilët i ishin shmangur aktivitetit fizik.(1)
(Pjesa e telomerit që ndodhet në fund të kromozomeve të njeriut shkurtohet gjatë jetës tonë sa herë që ndahet një qelizë. Nëse telomeret shkurtohen shumë, atëherë qelizat tona mund të mos ndahen më ose edhe mund të vdesin. Kështu, gjatësia e telomereve është tregues i moshës në nivel qelizor – New Scientist)
Gjatë vrojtimit të procesit të shkurtimit të ADN-së në mjedis laboratorik, ata zbuluan një lidhje të qartë midis aktivitetit të lartë fizik dhe shkurtimit më të ngadaltë, që përkthehet në jetëgjatësi më të madhe të qelizës dhe plakje më të ngadaltë.
Kjo mund të shpjegojë gjithashtu arsyen se pse personat fizikisht më aktivë, jo vetëm kanë një shkallë më të ulët obeziteti, sëmundjesh kardiovaskulare dhe diabeti, por karakterizohen gjithashtu nga një numër më i ulët i shenjave të dukshme të plakjes, krahasuar me ata që kanë një stil jetese sedentar.
Krahas aktivitetit fizik, ka disa faktorë që kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, si dieta e shëndetshme, stili i jetesës pa varësi ose përdorimi i mjekimeve. Aspirin® Protect është një nga barnat më të njohura në botë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, i cili është përdorur prej dekadash nga miliona njerëz në mbarë globin. Përdorimi në mënyrë të rregullt i këtij bari në pacientët me rrezik të lartë pas vlerësimit individual dhe pacientëve me sëmundje kardiovaskulare ka treguar se redukton rrezikun e infarktit të zemrës dhe iktusit. Aspirin Protect ka një mënyrë të thjeshtë veprimi. Pllakëzat janë një përbërës i rëndësishëm i gjakut, funksioni i të cilave është të bashkohen dhe të formojnë një koagul gjaku për të parandaluar hemorragjinë e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut. Megjithatë, në rastin e aterosklerozës, pllakëzat e gjakut kanë tendencën të bashkohen edhe kur nuk duhet, duke bllokuar enët kryesore të gjakut. Acidi acetilsalicilik, përbërësi aktiv i Aspirin® Protect, ndihmon në parandalimin e agregimit të pllakëzave të gjakut, duke parandaluar kështu krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut. (2)
Referenca
- (1) Cherkas LF, Hunkin JL, Kato BS, et al. The association between physical activity in leisure time and leukocyte telomere length. Arch Intern Med. 2008;168(2):154-158. doi:10.1001/archinternmed.2007.39. Return to content
- (2) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.