Një studim i gjerë ka treguar shkallën në të cilën depresioni mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në të ardhmen. Duke analizuar të dhënat nga pothuajse 63 000 njerëz në Norvegji për një periudhë prej mbi 11.3 vitesh, studiuesit zbuluan se depresioni i lehtë shoqërohej me një rritje të rrezikut për insuficiencë kardiake me 7%, ndërsa depresioni me simptoma të rënda e rriste rrezikun për insuficiencë kardiake me 41%.(1)
Autorja e studimit, Lise Tuset Gustad, paralajmëron se depresioni mund të ndikojë rëndë te interesi i një personi për aktivitete të caktuara – si stërvitja, rënia në peshë, lënia e duhanit ose të ushqyerit e shëndetshëm, dhe të gjitha këto rrisin rrezikun për zemrën.(1)
Pse ekziston kjo lidhje midis trurit dhe zemrës?
Sipas studiuesve, njëra teori është se depresioni rrit nivelet e hormoneve të stresit, të cilat me kalimin e kohës mund të shkaktojnë inflamacion, i cili është një faktor i njohur rreziku për sëmundjet e zemrës.(2,3) Nëse jeni të stresuar, do të ndjeni një rritje të pulsit dhe shpeshtim të frymëmarrjes si rezultat i hormoneve të çliruara. Hormonet e stresit shkaktojnë inflamacion dhe aterosklerozë , çka mund të stimulojë sëmundjet e zemrës.(4) Pamundësia e trupit tuaj për të përballuar stresin mund të ketë pasoja, të cilat mund të shkaktojnë depresion ose sëmundje zemre. Simptomat e hershme të depresionit mund të përfshijnë humbje të interesit dhe kënaqësisë për aktivitete që normalisht perceptoheshin si interesante apo ju ofronin kënaqësi. Nëse ndiheni kështu, bisedoni me miqtë tuaj dhe nëse kjo gjendje zgjat për një muaj shkoni te mjeku ose infermieri juaj. Depresioni mund të kurohet me lehtësi në fazat e para.
Barnat për një zemër të shëndetshme
Bari Aspirin Protect përmban acid acetilsalicilik dhe ndihmon në parandalimin e problemeve kardiovaskulare, duke penguar krijimin anormal të koagulave të gjakut.(5) Terapia me këtë bar varet nga rreziku juaj kardiovaskular ose nga prania e sëmundjeve kardiovaskulare.
Referenca
- (1) Gustad LT, Laugsand LE, Janszky I, Dalen H, Bjerkeset O. Symptoms of anxiety and depression and risk of heart failure: the HUNT Study. Eur J Heart Fail. 2014;16(8):861‐870. doi:10.1002/ejhf.133. Return to content
- (2) Han QQ, Yu J. Inflammation: a mechanism of depression?. Neurosci Bull. 2014;30(3):515‐523. doi:10.1007/s12264-013-1439-3. Return to content
- (3) Zhou L, Ma X, Wang W. Inflammation and Coronary Heart Disease Risk in Patients with Depression in China Mainland: A Cross-Sectional Study. Neuropsychiatr Dis Treat. 2020;16:81‐86. Published 2020 Jan 9. doi:10.2147/NDT.S216389. Return to content
- (4) Gustad LT, Bjerkeset O, Dalen H, Janszky I. Associations of depression and anxiety symptoms with cardiac function and cardiovascular disease in the general population. A linkage between the HUNT population study, hospital data and cause-of death register. 2015. ISBN 978-82-326-0856-0. Return to content
- (5) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.