10 + 1 këshilla për matjen e tensionit të gjakut në shtëpi

10 + 1 këshilla për matjen e tensionit të gjakut në shtëpi

Kujt nuk do t'i pëlqente ta maste tensionin e gjakut në shtëpi se sa në zyrën e mjekut apo në një klinikë? Në ditët e sotme, pajisjet për matjen e tensionit të gjakut janë të disponueshme edhe për përdorim në shtëpi. Është mirë të dini se tensioni i gjakut mund të matet me saktësi në shtëpi, në kushte të qeta, por për të realizuar matje të saktë duhet t'i kushtoni vëmendje disa gjërave që duken si "gjëra të vogla".

Matja e saktë e tensionit të gjakut, diagnoza e saktë

Në fakt, vetëm vlerat e tensionit të gjakut të matura në mënyrë të besueshme i lejojnë mjekët të bëjnë një diagnozë të saktë, çka është një parakusht për gjetjen e terapisë më të përshtatshme.(1)

Megjithatë, ekzistojnë shumë vështirësi në matjan e tensionit të gjakut, kudo që të realizohet, dhe pacientët që e matin vetë tensionin e gjakut në shtëpi mund të bëjnë dhjetëra gabime, siç ndodh shpeshherë në fakt.(1,2)

Në artikullin tonë, ju këshillojmë se si mund të rrisni saktësinë e tensionit të matur të gjakut.

Efekti i bluzave të bardha nuk është një legjendë urbane

Shumë njerëz preferojnë ta matin tensionin e gjakut në shtëpi se sa në një institucion shëndetësor. Ndikim në këtë fakt ka edhe “efekti i bluzave të bardha”.

“Efekti i bluzave të bardha” nuk është thjesht një legjendë urbane, por një fenomen që ekziston realisht. Disa pacientë shfaqin vlera më të larta të tensionit të gjakut në prani të mjekëve ose infermierëve, si rezultat i formave të caktuara të ankthit. Në “prani të bluzave të bardha”, vlera sistolike (= e lartë) dhe vlera diastolike (= e ulët) mund të jenë 20-25 milimetra shtyllë zhivë (mmHg) më të larta se sa matjet në shtëpi, në kushte të qeta.(2)

10 + 1 këshilla të dobishme për matjen e tensionit të gjakut në shtëpi(1,2)

Ekspertët kanë identifikuar një sërë faktorësh që ndikojnë në saktësinë e matjes së tensionit të gjakut.(2) Është e kotë të kesh një matës perfekt të tensionit të gjakut nëse personi që realizon matjen nuk u kushton vëmendje disa rregullave që duhen ndjekur.

Duke ndjekur 10 + 1 këshillat e mëposhtme, rezultatet do të jenë më të besueshme.

1. Mateni gjithmonë tensionin e gjakut në të njëjtën orë çdo ditë. Tensioni i gjakut shfaq luhatje të konsiderueshme gjatë ditës. Mateni tensionin e gjakut në të njëjtën orë çdo ditë, sepse kjo është mënyra e vetme për të marrë të dhëna të krahasueshme. Për shembull, caktoni orën 8:00 të mëngjesit për të matur tensionin e gjakut.

2. Pushoni gjithmonë 5 minuta përpara matjes. Është e rëndësishme të mos bëni asnjë punë teksa rrini ulur gjatë kësaj periudhe “pushimi” prej të paktën 5 minutash. Nëse nuk e respektoni periudhën e pushimit dhe e matni tensionin e gjakut me nxitim, ka shumë gjasa të merrni vlera më të larta mmHg.(2)

3. Uluni pranë një tavoline në mënyrë që mansheta të jetë në lartësinë e zemrës gjatë matjes së tensionit të gjakut. Uluni në një karrige që ka mbështetëse, për të mbështetur shpinën gjatë matjes.(2)

4. Madhësia e duhur e manshetës është e rëndësishme. Kur zgjidhni dhe blini një pajisje për tensionin e gjakut, sigurohuni që madhësia e manshetës t'i përshtatet krahut tuaj. Mansheta duhet të jetë e shtrënguar por jo shumë e shtrënguar.(1,2) Asnjëherë mos e matni tensionin e gjakut sipër rrobave. Asnjëherë mos e vendosni manshetën mbi rroba, pasi kjo mund të prishë vlerat e matura.

5. Mos pini alkool, duhan ose kafe për 1 orë përpara matjes së tensionit të gjakut.

6. Nëse merrni një bar antihipertensiv, rekomandohet ta merrni pas matjes së tensionit të gjakut.

7. Nëse keni nevojë të urinoni, mos e matni tensionin e gjakut me fshikëzën plot. Zbrazeni gjithmonë fshikëzën përpara matjeve. Matja e tensionit të gjakut kur fshikëza është e sforcuar mund të rrisë vlerën sistolike (= të lartë) deri në 33 mmHg.(2)

8. Mos lëvizni ose kryqëzoni këmbët gjatë matjes së tensionit të gjakut. Të ulurit këmbëkryq mund të rrisë vlerën sistolike të matur të tensionit të gjakut deri në 15 mmHg.(2)

9. Qëndroni në qetësi. Mos flisni ose mos lejoni t'ju flasë askush gjatë matjes së tensionit të gjakut.

10. Nëse e përsëritni matjen e tensionit të gjakut, prisni të paktën 1 minutë midis dy matjeve.

10 + 1. Mbani shënime të matjeve tuaja.

Shkruani datën dhe orën e matjes, vlerat e matura të tensionit të gjakut, rrahjet e zemrës, si dhe kohën dhe llojin e ilaçit që keni marrë. Gjithashtu, mund të shënoni në ditarin tuaj ndikimet e brendshme ose të jashtme (si p.sh. sëmundje, stresi, moti i ftohtë ose i ngrohtë) që mendoni se kanë çrregulluar tensionin tuaj të gjakut.

Shënim shtesë

Matja e tensionit të gjakut në shtëpi pranohet dhe mbështetet edhe nga profesionistët. Megjithatë, për të realizuar matje të saktë, duhet të mbahen parasysh disa aspekte.

Është e rëndësishme që ta realizoni matjen me profesionalizëm dhe saktësi. Matjet e sakta dhe të besueshme të tensionit të gjakut në shtëpi ofrojnë udhëzime për mjekët dhe janë një nga faktorët e marrë në konsideratë për planifikimin e mëtejshëm dhe/ose modifikimin e terapisë suaj antihipertensive.

MATJA E TENSIONIT TЁ GJAKUT - UDHЁZIME

PP-M_ASA_C-AL-0012-1 08.07.2022     5192/1 08.08.2022 

Një grua e moshuar mat presionin e gjakut

Dr. Budai Lívia PhD.
farmaciste
PP-M_ASA_C-AL-0013-1 08.07.2022   
5192/1 08.08.2022

Referenca

  • (1) Ramtahal R. Common errors in the measurement of blood pressure. Int Arch Nurs Health Care. 2015; 1:1. Return to content
  • (2) Kallioinen N, Hill A, Horswill MS et al. Sources of innacuracy in the measurement of adult patients’ resting blood pressure in clinical settings: a systematic review. J Hypertens. 2017; 35:421-41. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.