A mund të ndikojë cilësia dhe koha e gjumit në shëndetin tonë kardiovaskular?

A mund të ndikojë cilësia dhe koha e gjumit në shëndetin tonë kardiovaskular?

Në të kaluarën, përgjigjja për pyetjen nëse ekziston apo jo një lidhje midis numrit të orëve të gjumit dhe shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare ka qenë në fokus të studimeve të shumta. Megjithatë, deri më tani, studimeve mbi lidhjen midis kohës së gjumit dhe sëmundjeve vaskulare nuk u është kushtuar shumë vëmendje.
Përmbledhja e mëposhtme tregon se nuk ka rëndësi vetëm numri i orëve të gjumit, por edhe orari kur flini. Përmirësoni rutinën e gjumit në mënyrë që të reduktoni rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të goditjes cerebrale. 

 

Cilat janë llojet e gjumit që mund të rrisin rrezikun kardiovaskular? 

Sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës dhe goditjen cerebrale, janë shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Në bazë të studimeve të fundit, rutina jo e shëndetshme e gjumit mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, në çfarë konsiston specifikisht kjo rutinë jo e shëndetshme? 

 

•    Gjumi i pamjaftueshëm ose gjumi i tepërt,
•    kronotipi i orëve të vona (personat që cilësohen si "buf nate", të cilët zgjohen vonë dhe flenë vonë),
•    pagjumësia,
•    gërhitja, si dhe
•    përgjumja e tepërt gjatë ditës.

Këta faktorë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 10% deri në 40% (4).

grua e moshuar e shtrirë pa gjumë në shtrat

 

Përse duhet t'i kushtohet rëndësi kohës kur biem për të fjetur? 

Në bazë të rezultateve të një studimi britanik të kryer nga viti 2006 deri në vitin 2010 te 88 000 të rritur, krahas cilësisë dhe numrit të orëve të gjumit, koha kur biem për të fjetur mund të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht te gratë (1,2).
Si shpjegohet kjo lidhje?
Dihet se trupi ynë ka një cikël të brendshëm prej 24 orësh, që njihet si "ritmi cirkadian", i cili ndihmon në rregullimin e funksionimit tonë fizik dhe mendor. Sipas studimeve, nëse biem për të fjetur herët ose vonë, ka mundësi që ora biologjike e trupit të pësojë çrregullime të cilat mund të kenë pasoja negative në shëndetin kardiovaskular (1,2).
Rezultatet e studimit treguan se, në krahasim me personat që bien për të fjetur midis orës 22:00 dhe 23:00, ata që bien për të fjetur më vonë se ky orar kanë një rrezik 25% më të madh për sëmundje kardiovaskulare. Analiza ka treguar se, te gratë, ndikimi i kohës së rënies për të fjetur në shëndetin kardiovaskular është më i madh (1,2).

Përse është e rëndësishme cilësia e gjumit te personat me predispozitë trashëguese për sëmundje kardiovaskulare?

Predispozita trashëguese mund të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Personat që kanë familjarë që vuajnë nga sëmundje të tilla duhet t'i kushtojnë rëndësi cilësisë dhe numrit të orëve të gjumit.
Një tjetër studim britanik synonte të vinte në dukje lidhjen midis karakteristikave të gjumit dhe predispozitës gjenetike ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. (3,4). Ky studim përfshinte 385 292 pjesëmarrës pa sëmundje kardiovaskulare, rutina e gjumit e të cilëve u vlerësua nga studiuesit me anë të pyetësorëve të vetëadministrueshëm. Në bazë të përgjigjeve të tyre, pjesëmarrësit u grupuan sipas cilësisë së gjumit të secilit. (3,4).
Pas një periudhe vijuese prej mesatarisht 8,5 vitesh, u dol në përfundimin se rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare ishte reduktuar falë karakteristikave të shëndetshme të gjumit. Personat me rutinën më të shëndetshme të gjumit kishin një predispozitë pothuajse 35% më të ulët për sëmundje kardiovaskulare, për sëmundje koronare të zemrës dhe për goditje cerebrale.
Pjesëmarrësit me një shkallë të lartë rreziku gjenetik dhe me një rutinë jo të mirë gjumi, ishin më të rrezikuarit nga sëmundjet koronare të zemrës dhe goditja cerebrale. Ata ishin 2,5 herë më të predispozuar për shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës, në krahasim me individët me shkallë të ulët rreziku gjenetik dhe me një rutinë të shëndetshme gjumi (3,4).
Studimet e hollësishme më sipër dëshmojnë gjithashtu se ka një lidhje të konsiderueshme midis karakteristikave të gjumit dhe episodeve kardiovaskulare. Këto përfundime sugjerojnë se mbajtja nën kontroll e çrregullimeve të gjumit mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht predispozitës trashëguese të individëve (4).

grua e moshuar duke u zgjuar e relaksuar

 

Si mund të kujdeseni për shëndetin tuaj kardiak?  

  1. Lejojeni trupin të çlodhet duke fjetur të paktën 7 deri në 8 orë pa ndërprerje.
  2. Shtrihuni për të fjetur çdo ditë në të njëjtën orë (jo shumë vonë) dhe përpiquni të zgjohenipo ashtu në të njëjtën orë.
  3. Mund të keni nevojë për mbajtje nën kontroll të stresit dhe për këtë mund të kërkonindihmë profesionale.
  4. Nëse vuani nga çrregullimi i vazhdueshëm i gjumit, duhet të konsultoheni me një eksperttë problemeve me gjumin.
  5. Nëse dyshohet për sëmundje kardiovaskulare, lini një takim për kontroll sa më parë që tëjetë e mundur.
  6. Nëse jeni diagnostikuar me një sëmundje kardiovaskulare, ndiqni rekomandimet e mjekutlidhur me mjekimet dhe ndryshimet në stilin e jetesës.

 

PP-M_ASA_C-AL-0010-1 31.03.2022

Referenca:

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.