Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare?

Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare?

Disa faktorë luajnë një rol kyç në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Kombinimi i të ashtuquajturve faktorë rreziku mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e iktusit, sëmundjeve koronare të zemrës dhe infarktit kardiak.

Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare?

Disa faktorë rreziku janë kongjenitalë, por shumë prej tyre mund të kontrollohen përmes një stili jetese të shëndetshëm dhe medikamenteve të duhura. Më poshtë mund të gjeni faktorët më të zakonshëm të rrezikut.(1)

Presioni i lartë i gjakut

Presioni i gjakut, i cili është në mënyrë të vazhdueshme mbi nivelin optimal, mund të rrisë rrezikun e iktusit dhe infarktit. Duke qenë se simptomat e tij janë më pak të dallueshme në ambientin e përditshëm, duhet të masni rregullisht presionin e gjakut. Hipertensioni përcaktohet si presion i gjakut mbi 140/90 mmHg.(1)

Mungesa e aktivitetit fizik

Mungesa e aktivitetit fizik mund të dyfishojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Ruani shëndetin tuaj dhe përmirësoni qarkullimin e gjakut përmes aktivitetit fizik të rregullt.

Rekomandohet që të keni aktivitet fizik  të moderuar aerobik të paktën 150 minuta në javë  (30 minuta për 5 ditë / javë) ose 75 minuta në javë  me aktivitet fizik të fuqishëm aerobik (15 minuta për 5 ditë / javë) ose një kombinim i tyre.(1)

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme—deri në dy herë—rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe rrjedhimisht të infarktit të zemrës. Ky rrezik mund të reduktohet duke e lënë duhanin, qoftë edhe pasi e keni konsumuar për shumë vite.(2)

Diabeti

Dëmtimi i mureve të enëve të gjakut është një nga pasojat afatgjata të diabetit që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Shkaqet kryesore që kontribuojnë te diabeti janë mbipesha, mungesa e ushtrimeve dhe predispozita gjenetike. Kontrolli i mirë i diabetit është i nevojshëm për uljen e rrezikut kardiovaskular .(3)

Nivelet e larta të kolesterolit

Edhe pse kolesteroli prodhohet nga mëlçia, një dietë e pasur me yndyra mund të rrisë në fakt rrezikun e kolesterolit në gjak. Duke u grumbulluar dhe depozituar në enët e gjakut, kolesteroli ul fleksibilitetin e tyre, duke çuar në rritje të rrezikut të aterosklerozës.(4)

Dieta e varfër

Siç është përmendur më sipër, një dietë e varfër mund të çojë në nivele të larta kolesteroli dhe rrezik të lartë diabeti. Një dietë e shëndetshme dhe e moderuar, si dhe aktiviteti fizik, mund të ndihmojnë për të qëndruar në formë dhe për t'u mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Variacionet e lidhura me gjininë

Është vërtetuar se burrat janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Trupi i grave prodhon një hormon seksual femëror (estrogjen), i cili mbron sistemin e tyre vaskular. Pas menopauzës, ka një rënie drastike të prodhimit të estrogjenit, çka ul hendekun ndërmjet burrave dhe grave përsa i përket shpeshtësisë dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.(5)

Mosha

Me kalimin e moshës, aq më të larta janë gjasat që të prekeni nga sëmundjet kardiovaskulare. Pasi mbushni 40 vjeç, duhet të filloni të kujdeseni më shumë për trupin tuaj.(1)

Predispozita gjenetike

Nëse një familjar i juaji ka zhvilluar një sëmundje kardiovaskulare në një moshë të re (nën 65 vjeç për gratë dhe nën 55 për burrat), ka gjasa që të jeni gjenetikisht të predispozuar. Nuk ka kurë për predispozitën gjenetike. Maksimumi që mund të bëni është të minimizoni faktorët e tjerë të rrezikut.(1)

Referenca

  • (1) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
  • (2) Rigotti NA, Pasternak RC. Cigarette smoking and coronary heart disease: risks and management. Cardiol Clin. 1996;14(1):51-68. doi:10.1016/s0733-8651(05)70260-5. Return to content
  • (3) American Diabetes Association. 3. Prevention or Delay of Type 2 Diabetes: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S32-S36. doi:10.2337/dc20-S003. Return to content
  • (4) Mach F, Baigent C, Catapano AL, et al. 2019 ESC/EAS Guidelines for the management of dyslipidaemias: lipid modification to reduce cardiovascular risk. Eur Heart J. 2020;41(1):111-188. doi:10.1093/eurheartj/ehz455. Return to content
  • (5) Gao Z, Chen Z, Sun A, Deng X. Gender differences in cardiovascular disease. Medicine in Novel Technology and Devices. 2019;100025. doi:10.1016/j.medntd.2019.100025. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.