Kohët e fundit është folur shumë lidhur me Aspirin® si një medikament me efekt mbrojtës për zemrën. Cili është ky efekt? Kur duhet të filloni dhe kur nuk duhet të filloni ta merrni atë?
Cilin lloj të Aspirin duhet të marr?
Aspirin® ka alternativa të shumta terapeutike. Ju mund ta përdorni atë për ethet dhe lehtësimin e dhimbjeve, kur jeni me grip, dhe gjithashtu për të parandaluar infarktin.(1) Cilin lloj duhet të zgjidhni dhe kur? Zgjidhni një produkt me të paktën 500 mg substancë aktive për ethet dhe lehtësimin e dhimbjes dhe kur jeni me grip, dhe merreni për sa kohë të jetë e nevojshme, për periudhën më të shkurtër të mundshme, derisa simptomat të zhduken.
Megjithatë, zgjidhni Aspirin® Protect me 100 mg substancë aktive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë infarktin. Ky produkt përmban një nivel të ulët të substancës aktive, përdoret veçanërisht në terma afatgjatë dhe ka një veshje që e mbron stomakun për të reduktuar efektet anësore.(2,3)
Si vepron Aspirin® Protect?
Pllakëzat janë një përbërës i rëndësishëm i gjakut, funksioni i të cilave është të bashkohen dhe të formojnë një koagul gjaku për të parandaluar hemorragjinë e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut. Megjithatë, në rastin e aterosklerozës, pllakëzat e gjakut kanë tendencën të bashkohen edhe kur nuk duhet, duke bllokuar enët kryesore të gjakut. Acidi acetilsalicilik, substanca aktive e Aspirin® Protect, ndihmon në parandalimin e agregrimit të pllakëzave të gjakut, duke parandaluar kështu krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut.(4) Acidi acetilsalicilik i marrë në doza të ulëta të rregullta (1 tablet Aspirin® Protect 100 mg në ditë), redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.(5,6)
Për cilat raste rekomandohet terapia me Aspirin® Protect?
- për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ;
- për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm;
- për parandalimin dytësor të insultit cerebral;
- për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor;
- për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks);
- për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare;
- për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Si ta merrni Aspirin® Protect?
Aspirin® Protect ka një veshje të veçantë gastro-rezistente dhe përthithet nga sistemi intestinal, jo nga stomaku, gjë që redukton rrezikun e shqetësimit gastrik.(2,3) Rekomandohet ta merrni tabletën në mbrëmje, para buke, me shumë lëngje. Mos u shqetësoni nëse harroni një dozë. Merrni tabletën e radhës të nesërmen, në orarin e zakonshëm. Mos merrni doza të dyfishta.(7)
Referenca:
- (1) Montinari MR, Minelli S, De Caterina R. The first 3500 years of aspirin history from its roots - A concise summary. Vascul Pharmacol. 2019;113:1‐8. doi:10.1016/j.vph.2018.10.008. Return to content
- (2) Cole AT, Hudson N, Liew LC, Murray FE, Hawkey CJ, Heptinstall S. Protection of human gastric mucosa against aspirin-enteric coating or dose reduction?. Aliment Pharmacol Ther. 1999;13(2):187‐193. doi:10.1046/j.1365-2036.1999.00470.x. Return to content
- (3) Banoob DW, McCloskey WW, Webster W. Risk of gastric injury with enteric- versus nonenteric-coated aspirin. Ann Pharmacother. 2002;36(1):163-166. doi:10.1345/aph.18325. Return to content
- (4) Vane JR, Botting RM. The mechanism of action of aspirin. Thromb Res. 2003;110(5-6):255‐258. doi:10.1016/s0049-3848(03)00379-7. Return to content
- (5) Antithrombotic Trialists' (ATT) Collaboration. Aspirin in the primary and secondary prevention of vascular disease: collaborative meta-analysis of individual participant data from randomised trial. Lancet 2009; 373:1849-60. Return to content
- (6) Zheng SL, Roddick AJ. Association of Aspirin Use for Primary Prevention With Cardiovascular Events and Bleeding Events: A Systematic Review and Meta-analysis [published correction appears in JAMA. 2019 Jun 11;321(22):2245]. JAMA. 2019;321(3):277-287. doi:10.1001/jama.2018.20578. Return to content
- (7) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.