Ndonëse kohët e fundit ka pasur shumë raportime sesi alkooli, në veçanti vera e kuqe, mund të ulë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, është e rëndësishme ta konsumoni me karar. Provat e akumuluara sugjerojnë që konsumi i rregullt i verës mund të ndikojë pozitivisht në faktorët e rrezikut të lidhur me shëndetin kardiovaskular . Këto efekte shpesh i atribuohen komponimeve fenolike të rrushit dhe verës dhe efektet e tyre në faktorët e rrezikut siç është ateroskleroza. Mekanizmat përfitues përfshijnë uljen e kolesterolit, inflamacionit sistemik dhe rrezikun e trombozës(1). Shumica dërrmuese e studimeve epidemiologjike tregojnë vazhdimisht se konsumimi i moderuar i pijeve alkoolike shoqërohet me një incidencë të zvogëluar të vdekshmërisë nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare nga 20 deri në 50% krahasuar me abstenuesit gjatë gjithë jetës(1).
Në fakt, disavantazhet e alkoolit kur konsumohet me tepri janë shumë më të mëdha se avantazhet e tij faktike apo të supozuara.(2) Rezultatet nga studimet epidemiologjike sugjerojnë një rrezik më të ulët të semundjeve kardiovaskulare që ndodh nga konsumi moderuar i alkoolit (nga një deri në dy njësi në ditë) në krahasim me jo konsumuesit.(5)
Efektet e dëmshme të alkoolit përfshijnë sa më poshtë: (2)
- Aritmi kardiake ( fibrilacion atrial )
- Presioni i lartë i gjakut
- Dëmtim i muskulit kardiak
- Iktus
Çfarë do të thotë “shumë”?
Sigurisht, sasia e rekomandueshme varion në varësi të moshës, peshës, gjinisë e kështu me radhë, por nëse ndiqni rregullin praktik në vijim, nuk keni sesi të gaboheni.(3,4,5)
Udhërrëfyesi Evropian mbi parandalimin e sëmundjeve kardiovaskular i viti 2016, rekomandon se konsumimi i akoolit duhet kufizuar në dy gota në ditë (20 g/ditë alkool) për burra dhe 1 gotë në ditë (10 g/ditë alkool) për gra.
E rëndësishme! Konsumi i moderuar i alkoolit, ndalimi i duhanpirjes, ushtrimi i rregullt në orarin tuaj dhe dieta e ekuilibruar do të ndikojnë shumë në shëndetin tuaj kardiovaskular.(5)
Referenca
- (1) Teissedre PL, Stockley C, Boban M, Ruf JC, Ortiz AM, Gambert P, Flesh M. The effects of wine consumption on cardiovascular disease and associated risk factors: a narrative review. OENO One, 52(1), 67-79. Return to content
- (2) Piano MR. Alcohol's Effects on the Cardiovascular System. Alcohol Res. 2017;38(2):219‐241. Return to content
- (3) International Organisation of Vine and Wine (OIV). Comparison of International Drinking Guidelines. 2019. Available at: http://www.oiv.int/public/medias/7169/oiv-report-alcohol-drinking-guidelines-collective-expertise.pdf [accessed 13 June 2020] Return to content
- (4) International Alliance for Responsible Drinking (IARD). 2019. Drinking guidelines: General population. Available at: http://iardwebprod.azurewebsites.net/science-resources/detail/Drinking-Guidelines-General-Population [accessed 13 June 2020] Return to content
- (5) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.