Puna jashtë orarit i bën keq zemrës

Puna jashtë orarit i bën keq zemrës

Puna jashtë orarit është një fenomen i njohur për këdo. Ndonjëherë ju duhen vetëm një apo dy orë pas orarit për të mbaruar punë, ndonjëherë edhe më shumë. Por, a rrit koha e tepërt rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me zemrën? Madje japonezët përdorin një fjalë specifike për këtë: “karosi”, që fjalë për fjalë do të thotë vdekje nga puna e tepërt.(1)

Një grup studiuesish të kryesuar nga Mika Kivimäki dhe Marianna Virtanen drejtuan studimin “Whitehall II” për të vlerësuar zakonet e të punuarit dhe gjendjen shëndetësore të personelit të nëpunësve civilë britanikë, si dhe rastet me atak kardiak dhe rastet po aq të përhapura të angina pectoris (kontraksione spazmike të arteriosklerozës koronare ) midis tyre. Ata zbuluan se nëpunësit që punonin tre deri në katër orë në ditë me orar të zgjatur kishin një shkallë më të lartë të sëmundjeve koronare të zemrës.(2)

Puna jashtë orarit i bën keq zemrës

Analiza aktuale e studimit nisi në vitin 1985 dhe shqyrtoi rezultatet e mbi 6000 nëpunësve civilë britanikë (4262 burra dhe 1752 gra) të moshave 39 - 61 vjeç, të cilët u pyetën se sa orë pune bënin në ditë. Gjatë mesatarisht 11 viteve monitorimi, nga 6014 njerëz, pati 369 raste me sëmundje koronare fatale të zemrës, Infarkt Miokardi (IM)  jo- fatal apo anginë .(2)

Studimi, i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë (European Heart Journal), identifikoi një sërë shpjegimesh të mundshme për lidhjen mes punës me orar të zgjatur dhe sëmundjeve të zemrës, ku përfshihet dhe një model sjelljeje i veçantë (njerëzit që punojnë me orar të zgjatur priren të jenë agresiv, të tensionuar dhe kanë frymën e konkurrencës), depresioni, ankthi dhe çrregullimet e gjumit, të cilat kontribuojnë në problemet kardiovaskulare.(2) Për më tepër, punonjësit që punojnë me orar të zgjatur kanë më shumë gjasa të refuzojnë të mungojnë në punë kur janë sëmurë. Një nga aspektet negative të një jete me ritme të shpejta është kalimi nga një situatë stresuese te një tjetër pa e përpunuar atë. Ndonëse stresi është kryesisht mendor, ai nxit reagimin primitiv “lufto ose mbathja”, i cili shfaqet kur jemi në rrezik fizik: shpeshtohen rrahjet e zemrës, rritet presioni i gjakut, shpeshtohet frymëmarrja. Stresi kronik mund t’ia thithë të gjithë energjinë trupit dhe madje mund të çojë në probleme me zemrën.(1)

Autorët theksuan se nevojitet një studim më i thelluar për të kuptuar të gjitha detajet e lidhjes së drejtpërdrejtë mes punës me orar të zgjatur dhe sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë këtu edhe faktin nëse rikthimi në punë me orar normal pas një periudhe me orar të zgjatur mund të ulë rrezikun e problemeve me zemrën.(2)

Këto përfundime mund të modifikohen më tej nga studime të ngjashme të kryera në tipologji të tjera pune. Virtanen dhe koleget e saj e kryen studimin e tyre vetëm te punonjësit e jakave të bardha në sektorin shtetëror, por për një analizë më të thelluar të çështjes nevojitet një studim i ngjashëm te punonjësit e jakave blu dhe të sektorit privat.(2)

Studimi tregoi qartazi se për mirëqenien tonë është thelbësore të kemi një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale. Në jetën e përditshme mund të bëni shumë gjëra për të mbrojtur “motorin” e trupit tuaj edhe kur jeni në punë, si p.sh. të bëni një shëtitje të shkurtër gjatë pushimit të drekës për të marrë ajër, të ngjisni shkallët në vend që të përdorni ashensorin, të zëvendësoni ëmbëlsirat me fruta dhe perime të freskëta. Është gjithashtu ide e mirë të ngriheni nga karrigia dhe të bëni shtriqje për katër apo pesë minuta ose të bëni disa ushtrime gjimnastikore në tavolinën tuaj. Rregullimi i qarkullimit të gjakut mund të përmirësojë edhe rendimentin tuaj mendor. Merrni bimë natyrale për të zbukuruar zyrën dhe për të pastruar ajrin. Krijoni një atmosferë të hareshme duke marrë artikuj kancelarie, blloqe, e sende të tjera me ngjyra për zyrën. E vetmja gjë që ju kufizon është imagjinata, kreativiteti juaj dhe fleksibiliteti i vendit të punës.(3)

Individët midis moshave 40-70 vjeç, me rrezik të lartë kardiovaskular pas ekzaminimit mjekësor mund të përdorin në mënyrë selektive barnat antitrombocitare si Aspirin Protect për parandalimin parësor të sëmundjeve aterosklerotike kardiovaskulare. Rreziku juaj për hemorragji duhet te vlerësohet gjithmonë.(4) Keto medikamente ndihmojnë në parandalimin e problemeve kardiovaskulare duke penguar formimin e mpiksjeve të gjakut dhe duke reduktuar rrezikun e infarktit.(5) Mos e nënvlerësoni rrezikun derisa të jetë shumë vonë.(4)

Referenca

  • (1) Virtanen M, Kivimäki M. Long Working Hours and Risk of Cardiovascular Disease. Curr Cardiol Rep. 2018;20(11):123. Published 2018 Oct 1. doi:10.1007/s11886-018-1049-9. Return to content
  • (2) Virtanen M, Ferrie JE, Singh-Manoux A, et al. Overtime work and incident coronary heart disease: the Whitehall II prospective cohort study. Eur Heart J. 2010;31(14):1737-1744. doi:10.1093/eurheartj/ehq124. Return to content
  • (3) Four Types of Exercise Can Improve Your Health and Physical Ability. https://www.nia.nih.gov/health/four-types-exercise-can-improve-your-health-and-physical-ability. Return to content
  • (4) Arnett DK, Blumenthal RS, Albert MA et al. 2019 ACC/AHA Guideline on the Primary Prevention of Cardiovascular Disease: A Report of the American College of Cardiology/American Heart Association Task Force on Clinical Practice Guidelines Circulation . 2019 Sep 10;140(11):e596-e646. Return to content
  • (5) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.