Qindra vite kaluan që prej zbulimit të substancës aktive natyrale të shelgut deri te zhvillimi i produktit farmaceutik modern. Që kur acidi acetilsalicilik u patentua në vitin 1899, aspirina është kthyer në një medikament kryesor për lehtësimin e dhimbjes dhe më vonë për parandalimin e sëmundjeve kardiake.
Historia e aspirinës me shumë përdorime
Historia e aspirinës daton që në lashtësi. Ekstraktet e bimëve që përmbanin salicinë janë përdorur për mijëra vite për lehtësimin e dhimbjes. Në vitin 400 p.e.s, Hipokrati rekomandoi përdorimin e gjetheve të shelgut për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes, dhe më shumë se 2000 vite më pas, në vitin 1899, patenta e acidit acetilsalicilik, e njohur gjerësisht si aspirinë, u regjistrua pranë Zyrës Imperiale të Patentave në Berlin.(1)
Një bar nga pema e shelgut
Mijëra vite më parë, kur mjetet e shërimit kërkoheshin në natyrë, njerëzit zbuluan se bimët e pasura me salicilate lehtësojnë dhimbjen. Një nga këto bimë, shelgu, ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në farmaceutikë. Studiuesit e kohëve moderne e dinin mirë se Hipokrati rekomandonte gjethet e shelgut për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes dhe për trajtimin e sëmundjeve të syrit. Disa prej tyre ecën në hapat e babait të mjekësisë dhe zbuluan sekretet më të fshehta të substancës aktive të bimës.
Në vitin 1763, pastori Edward Stone ishte i pari që përshkroi efektet antipiretike të ekstraktit të lëvores së shelgut para anëtarëve të Shoqatës Mbretërore të Londrës. Pastori anglikan regjistroi 50 raste ku ai përdori me sukses pluhurin e lëvores së pemës, të tretur në ujë ose çaj.(2)
Eksperimentet laboratorike
Hapi i radhës ishte ai i vitit 1828, kur Johann Buchner, një farmakolog nga Mynihu, nxori një material të hidhur në ngjyrë të verdhë nga fermentimi i shelgut, dhe e quajti salicilinë, sipas emrit të shelgut në latinisht (salix). Një vit më pas, Henri Leroux arriti të përftonte salicilinën në formë të pastër kristaline. Në vitin 1838, një italian që studionte në Sorbonë, Raffaele Piria, arriti të shpërbënte salicilinën në sheqer dhe një përbërës aromatik. Duke oksiduar këtë të fundit, ai përftoi acidin salicilik.(2,3)
Substanca aktive e aspirinës, acidi acetilsalicilik, u sintetizua për herë të parë në vitin 1853 nga një profesor kimie në Universitetin e Montpelierit, Charles Gerhardt, por ai zbuloi se procesi ishte tepër i ndërlikuar dhe e ndërpreu eksperimentin .(3) Disa vite më vonë, një profesor kimie në Marburg, Hermann Kolbe, hartëzoi strukturën kimike të acidit salicilik, dhe më vonë, së bashku me Friedrich von Heyden, zhvilloi një metodë të prodhimit në masë.(4) Megjithatë, acidi salicilik kishte një shije të pakëndshme dhe një efekt anësor: irritonte stomakun.
Fillimi i historisë së suksesit
Në vitin 1897, Felix Hoffmann shënoi një arritje historike me prodhimin e acidit acetilsalicilik, i cili kishte shumë më pak efekte anësore sesa acidi salicilik. Hoffmann punonte në departamentin farmaceutik të Bayer AG, një kompani gjermane e krijuar në vitin 1863, që prodhonte bojëra dhe po përgatitej të hynte në tregun farmaceutik. Dy vite më pas, në 1899, kompania nxori një bar që përmbante acid acetilsalicilik, dhe këtu nisi dhe historia e suksesit.(4)
Kurim DHE parandalim
Tashmë lehtësimi i dhimbjeve dhe aspirina janë terma të pandashëm. Rreth një kuintilion tableta janë shitur që nga regjistrimi i patentës, dhe sot rreth 50 ton shpërndahen çdo vit anembanë botës. Falë kërkimit dhe zhvillimit, fusha të reja të përdorimit të substancës aktive u zbuluan në mesin e shekullit të 20-të.
Një mjek i përgjithshëm amerikan, Lawrence Craven, vuri re se aspirina mund të përdorej në mënyrë efektive për parandalimin e disa problemeve kardiake: nga përvoja e tij, incidenca e infarktit të miokardit ishte më e ulët te pacientët që merrnin aspirinë për lehtësimin e dhimbjeve. Në vitin 1950, ai botoi vrojtimet e tij, dhe në punimet e tij ai përcaktoi se rreziku i infarktit të miokardit ishte më i ulët kur një pacient merrte aspirinë, dhe se aspirina në dozë të ulët ishte e mjaftueshme për këtë efekt.(4,5) Ai sugjeroi se aspirina mund të parandalonte gjithashtu edhe trombozën koronare . Ai rekomandoi se meshkujt midis moshave 45 dhe 65 vjeç që janë mbipeshë ose kanë një stil jetese sedentar duhet të marrin një dozë ditore aspirine.(5) Vetë Craven nuk ishte shkencëtar, por ai arriti në këto përfundime nga vrojtimi i një numri të madh rastesh në praktikë dhe theksoi se teoria e tij kishte nevojë për baza shkencore.
Aspirin® është gjithashtu një bar kryesor për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
Nga fundi i viteve 1960, Dr. Harvey J. Weiss, Priscilla Piper dhe Sër John Vane studiuan efektet e aspirinës. Pas punës së tyre u kryen prova klinike për të konfirmuar nëse bari mund të parandalojë ngjarje kardiovaskulare.(5)
Një provë klinike e nisur që prej 1970 arriti të mbështeste shkencërisht zbulimin që Dr. Craven kish bërë rreth 50 vite më parë: ajo konfirmoi se marrja e aspirinës rregullisht mund të parandalojë infarktin e miokardit dhe iktusin.(6-9) Aspirin® Protect është kthyer në barin kryesor të terapive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Referenca
- (1) Connelly D. A history of aspirin. Clinical Pharmacist, September 2014, Vol 6, No 7, online | DOI: 10.1211/CP.2014.20066661. Return to content
- (2) Desborough MJR, Keeling DM. The aspirin story - from willow to wonder drug. Br J Haematol. 2017;177(5):674‐683. doi:10.1111/bjh.14520. Return to content
- (3) Bellis M. The History of Aspirin. ThoughtCo, Feb. 11, 2020. Available at: thoughtco.com/history-of-aspirin-4072562 [accessed 8 June 2020]. Return to content
- (4) Montinari MR, Minelli S, De Caterina R. The first 3500 years of aspirin history from its roots - A concise summary. Vascul Pharmacol. 2019;113:1‐8. doi:10.1016/j.vph.2018.10.008. Return to content
- (5) Miner J, Hoffhines A. The discovery of aspirin's antithrombotic effects. Tex Heart Inst J. 2007;34(2):179-186. Return to content
- (6) Steering Committee of the Physicians' Health Study Research Group. Final report on the aspirin component of the ongoing Physicians' Health Study. N Engl J Med. 1989;321(3):129‐135. doi:10.1056/NEJM198907203210301. Return to content
- (7) Antithrombotic Trialists' Collaboration. Collaborative meta-analysis of randomised trials of antiplatelet therapy for prevention of death, myocardial infarction, and stroke in high risk patients [published correction appears in BMJ 2002 Jan 19;324(7330):141]. BMJ. 2002;324(7329):71‐86. doi:10.1136/bmj.324.7329.71. Return to content
- (8) Lewis HD Jr, Davis JW, Archibald DG et al. Protective effects of Aspirin™ against acute myocardial infarction and death in men with unstable angina. Results of a Veterans Administration Cooperative Study. N Engl J Med 1983;309(7):396–403. Return to content
- (9) Guirguis-Blake JM, Evans CV, Senger CA, O'Connor EA, Whitlock EP. Aspirin for the Primary Prevention of Cardiovascular Events: A Systematic Evidence Review for the U.S. Preventive Services Task Force. Ann Intern Med. 2016;164(12):804‐813. doi:10.7326/M15-2113. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.