Ja përse duhet të merrni rregullisht aspirinën në dozë të ulët

Ja përse duhet të merrni rregullisht aspirinën në dozë të ulët

Vetëm në Evropë, sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë çdo vit mbi katër milionë vdekje.(1) Disa prej këtyre mund të parandalohen e të shpëtohen jetë njerëzish.

Reduktimet e përgjithshme të shkallës së vdekshmërisë i janë atribuuar, të paktën pjesërisht, terapive farmakologjike efikase, duke përfshirë terapitë antitrombocitare (p.sh. acid acetilsalicilik në dozë të ulët, ASA, aspirinë).(2) Megjithatë, jo vetëm barnat e përshtatshme, por edhe ndjekja e regjimit të trajtimit, si edhe ndryshimet e stilit të jetesës, janë thelbësore në parandalimin e ngjarjeve të mëtejshme kardiovaskulare.(1)

Në rastin e aspirinës në dozë të ulët, kjo përgjithësisht nënkupton përdorimin e saj të rregullt, në disa raste edhe gjatë gjithë jetës. Ndërprerja e terapisë me aspirinë në dozë të ulët rrit rrezikun për ngjarje kardiovaskulare.

Si vepron ASA në dozë të ulët?

  • Te personat e rrezikuar nga ataku kardiak dhe goditja cerebrale, trombocitet mund të ngjiten së bashku brenda enëve arteriale të gjakut tashmë të ngushtuara për të formuar një tromb . Trombi mund të ndalojë rrjedhjen e gjakut në zemër ose në tru dhe të shkaktojë atak kardiak ose goditje cerebrale. ASA në dozë të ulët ngadalëson veprimin e koagulimit të gjakut duke i bërë trombocitet më pak ngjitëse.(3)
  • Nëse e merrni çdo ditë, aspirina në dozë të ulët ndalon grumbullimin e trombociteve për të krijuar trombe gjaku të padëshiruara dhe ndihmon në parandalimin e përsëritjes së atakut kardiak dhe goditjes cerebrale.(3)
  • Edhe nëse nuk arrini të ndieni ndonjë ndryshim, aspirina në dozë të ulët vepron në heshtje në favorin tuaj për të ndihmuar në reduktimin e gjasave të shfaqjes së një ngjarjeje kardiake në të ardhmen.(4)

 

ASA duhet të përdoret si një strategji parandaluese afatgjatë.(5)

  • ASA në dozë të ulët ka përfitime/profil rreziku të mirëpërcaktuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare te personat me faktorë rreziku kardiovaskular .(2)
  • Udhëzuesit dhe mjekët rekomandojnë profilaksinë afatgjatë të sëmundjeve kardiovaskulare.(6)
  • Megjithëse mund të hasni pengesa, është e rëndësishme ta ndiqni regjimin e rregullt ditor të trajtimit me ASA në dozë të ulët.(5)

 

zemra plastike, linja ECG e shkarkuar nga droga

Ndërprerja e ASA në dozë të ulët mund të paraqesë rrezik për pacientët

Pavarësisht provave të forta që mbështesin efektet mbrojtëse të ASA në dozë të ulët, janë raportuar përqindje ndërprerjeje në rreth 10-50% të pacientëve që e kanë marrë këtë bar për disa vite.(6,7)

Prandaj, është shqetësuese ndërprerja sepse ajo lidhet me rritjen e rrezikut për ngjarje ishemike dhe vdekje.(4,6)

Stetoskopi dhe ora

Rreziku i shprehur në numra

Ja disa të dhëna rreth arsyes pse është e rëndësishme ta merrni aspirinën me dozë të ulët çdo ditë, siç rekomandohet në fletudhëzuesin informues të pacientit.

  • Ndërprerja e aspirinës në dozë të ulët lidhet me një rritje > 30% të rrezikut për ngjarje kardiovaskulare. Rreziku rritet menjëherë pas ndërprerjes së marrjes së aspirinës dhe nuk duket se zvogëlohet me kalimin e kohës.(4)
  • Është konstatuar se te pacientët që e ndërprenë marrjen e ASA në dozë të ulët dhe përjetuan sindromë koronare akute – siç janë ngjarjet e padëshiruara kardiovaskulare – kjo ndodhi mesatarisht 10 ditë pas ndërprerjes së ASA në dozë të ulët.(6)
  • Për çdo 1000 pacientë, përgjatë një periudhe 1-vjeçare ka rreth 4 raste më shumë të infarktit të miokardit jofatal te pacientët që e ndërpresin trajtimin me ASA në dozë të ulët krahasuar me pacientët që e vazhdojnë trajtimin.(6)

 

Përmbledhje

  • Aspirina në dozë të ulët ndihmon në parandalimin e atakut të parë kardiak tek personat me rrezik të lartë kardiovaskular dhe përsëritjen e atakut kardiak dhe goditjes cerebrale te personat që e kanë vuajtir një të tillë.
  • Vetëm nëse merret në mënyrë të rregullt çdo ditë, aspirina me dozë të ulët mund të japë efektin e saj optimal.
  • Merreni aspirinën në dozë të ulët në mënyrë të rregullt sipas përshkrimit të mjekut apo udhëzimeve në fletudhëzuesin e pacientit(1-7)

 

PP-M_ASA_C-AL-0030-1 24.03.3023 
1380/1 24.04.2023
 

Referenca

  • (1) Keenan J. Improving adherence to medication for secondary cardiovascular disease prevention. Eur J PrevCardiol. 2017;24(3_suplementi):29-35 Return to content
  • (2) Packard KA, Hilleman DE. Adherence to therapies for secondary prevention of cardiovascular disease: a focus on aspirin. Cardiovasc Ther. 2016 Dec; 34(6):415-422. Return to content
  • (3) Aspirin protect SmPC and PIL 05.2022 Return to content
  • (4) Sundström J, Hedberg J, Thuresson M, Aarskog P, Johannesen KM, Oldgren J. Low-Dose Aspirin Discontinuation and Risk of Cardiovascular Events: A Swedish Nationwide, Population-Based Cohort Study. Circulation 2017;136(13):1183-92. Return to content
  • (5) Leslie KH, McCowan C, Pell JP. Adherence to cardiovascular medication: a review of systematic reviews. J Public Health 2019;41(1):e84-e94. Return to content
  • (6) Rodríguez LA, Cea-Soriano L, Martín-Merino E, Johansson S. Discontinuation of low dose aspirin and risk of myocardial infarction: case-control study in UK primary care. BMJ. 2011; 343:d4094. Return to content
  • (7) Herlitz J, Tóth PP, Naesdal J. Low-dose aspirin therapy for cardiovascular prevention: quantification and consequences of poor compliance or discontinuation. Am J Cardiovasc Drugs. 2010;10(2):125-41. Prim Care Companion CNS Disord. 2011; 13(5): PCC.11f01166. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.