Diabeti është një nga faktorët e rrezikut për infarkt

Diabeti është një nga faktorët e rrezikut për infarkt

Diabeti është një nga faktorët e rrezikut për infarkt

Në shoqëritë e përparuara, diabeti është kthyer në një epidemi.(1) Diabeti i tipit II, që është forma më e zakonshme e sëmundjes, zhvillohet më shpesh pas moshës 35 vjeç, për shkak të konsumit të tepërt të karbohidrateve. Gjithashtu, shumë gra vuajnë nga diabeti gestacional.(1)

Diabeti mund të shoqërohet me komplikacione të rënda, duke përfshirë probleme kardiovaskulare, të cilat mund të shkaktojnë infarkt miokardit , iktus ose sëmundje të enëve periferike të gjakut.

Çfarë është diabeti melit?

Diabeti melit është një gjendje metabolike që ka në qendër të tij një prishje të ekuilibrit të metabolizimit të karbohidrateve; megjithatë, sëmundja ndikon edhe te metabolizimi i yndyrave dhe proteinave. Shkaku kryesor i diabetit është mungesa relative apo absolute e insulinës, ose mosprodhimi i insulinës.(2) Meqë qelizat nuk janë në gjendje të përthithin glukozën në gjak, ajo mbetet aty, duke shkaktuar rritje të konsiderueshme të niveleve të glukozës.

Llojet e diabetit

Diabeti melit i tipit 1 shkaktohet nga dëmtimi i qelizave beta të pankreasit. Ai zhvillohet zakonisht para moshës 35 vjeç dhe shoqërohet nga simptoma klasike.

Forma më e zakonshme e diabetit, pra ai i tipit II (diabeti jo i varur nga insulina), zhvillohet për shkak të konsumit të tepruar të karbohidrateve. Konsumi i sasive të mëdha të karbohidrateve që përthithen lehtë bën që trupi të prodhojë sasi gjithnjë e më të mëdha të insulinës, dhe kalimin e viteve, nivelet e larta të insulinës shkaktojnë rezistencë ndaj saj.

Diabeti ka gjithashtu disa forma të tjera të veçanta, më e zakonshmja ndër të cilat është diabeti gestacional, i cili shfaqet gjatë shtatzënisë.(2)

Simptomat tipike

Simptomat më tipike të diabetit janë urinimi i shpeshtë, etja e vazhdueshme që rezulton në sasi të shtuar të lëngjeve të marra, si dhe humbjet e pashpjegueshme në peshë. Pacientët mund të ankohen gjithashtu për lodhje, të përziera dhe shikim të turbullt. Shenjat paralajmëruese mund të përfshijnë rikuperim të ngadaltë nga infeksionet, ose ndonjëherë ngërçe në pulpa ose mpirje të gishtave. Konfuzioni i rëndë, humbja e vetëdijes ose koma janë tregues të një gjendjeje të rëndë.

Pacienti diagnostikohet me diabet nëse nivelet e glukozës esëll janë 126 mg/dL (7,0 mmol/L) ose më të larta, ose nëse nivelet e glukozës në çdo kohë pas një vakti janë 200 mg/dL (11,1 mmol/L) ose më të larta.(2)

Çfarë mund të bëni për veten tuaj

Diabeti është një nga faktorët e rrezikut për infarkt

Trajtimi i diabetit nuk kufizohet vetëm te marrja e barnave të tilla si insulina apo antidiabetikët me administrim oral . Zgjedhjet e duhura të stilit të jetës, duke përfshirë dietat e duhura dhe aktivitetin e rregullt fizik, janë po aq të rëndësishme.(3)

Udhëzimet për dietën e pacientëve diabetikë synojnë arritjen dhe mbajtjen e një gjendjeje optimale metabolike dhe ruajtjen e niveleve të glukozës midis kufijve normalë. Pacientët duhet të ndjekin një dietë të personalizuar sipas nevojave individuale, që specifikon përmbajtjen e energjisë dhe përbërësit e ushqimit që ata konsumojnë çdo ditë. Rekomandohet të konsumoni vakte më të vogla dhe më të shkurtra ndërmjet vakteve, çka pengon luhatjen e niveleve të glukozës. Në përgjithësi, rekomandohet që pacientët të konsumojnë perime me përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe drithëra të papërpunuara.

Shoqërimi i dietës së duhur me ushtrime të rregullta mund të ndihmojë në humbjen në peshë, çka mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e pacientit. Ashtu si dieta, shkalla, intensiteti dhe kohëzgjatja e aktivitetit fizik duhet të përshtatet gjithashtu sipas nevojave individuale. Para fillimit të ushtrimeve, mjeku duhet të rekomandojë një program individual ushtrimesh.

Është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht nivelet e glukozës në gjak, pasi kjo mund të parandalojë luhatjet e rrezikshme të niveleve të glukozës në gjak. Nivelet shumë të larta ose shumë të ulëta të glukozës në gjak mund të çojnë në një gjendje të rëndë krize. Duke kontrolluar rregullisht nivelet e glukozës në gjak, pacientët mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e gjendjes së tyre metabolike dhe në reduktimin e rrezikut të komplikacioneve të ardhshme.

Parandalimi i komplikacioneve

Diabeti është një nga faktorët e rrezikut për infarkt

Një nga komplikacionet më të rënda të diabetit është degjenerimi i retinës (retinopatia), që mund të rezultojë në dëmtim të shikimit ose edhe në humbje të plotë të tij.(4,5)

Një tjetër komplikacion i rëndë që përfshin enët e gjakut të veshkave (nefropatia), mund të rezultojë në insuficiencë renale nëse lihet pa trajtuar ose nuk trajtohet në mënyrën e duhur.(4)

Dëmtimi i sistemit nervor, i shoqëruar me simptoma dhe shenja të ndryshme, mund të rezultojë në një përkeqësim të konsiderueshëm të cilësisë së jetës. Dëmtimi i nervave mund të shkaktojë humbje të ndjeshmërisë, e cila përbën edhe arsyen përse ndonjëherë pacientët nuk i ndjejnë lëndimet në gjymtyrët e tyre të poshtme. Kjo mund të rezultojë në ulcera të dhimbshme në shputat e këmbëve, dhe plaga e pamjekuar mund të jetë një vatër infeksionesh të ndryshme, duke përfshirë mykun. Shumë pacientë nuk janë në dijeni se kjo gjendje, e quajtur " këmbë diabetike " në zhargonin mjekësor, përbën një kërcënim të rëndë për shëndetin; nëse këmbët nuk trajtohen siç duhet, kjo mund të rezultojë në gangrenizim të gjymtyrës ose edhe në humbje të saj.(4,5)

Një komplikacion tjetër që vlen të përmendet është çrregullimi i ereksionit te meshkujt, i cili, në kundërshtim me bindjet e përhapura, nuk është pjesë normale e procesit të plakjes, por përkundrazi një shenjë paralajmëruese e problemeve të qarkullimit të gjakut.(4)

Gjithashtu, pacientët diabetikë duhet të kenë parasysh që janë më tepër të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare të rënda, si p.sh. infarkti i miokardit , iktusi/infarkti i trurit ose stenoza arteriale periferike. Personat me diabet të tipit II kanë një rrezik kardiovaskular të barabartë me atë të pacientëve jodiabetikë pas infarktit. Për këtë arsye, kujdesi ndaj tyre nuk kufizohet te kontrolli dhe normalizimi i niveleve të glukozës në gjak, por përfshin gjithashtu edhe ekzaminime kardiologjike të përgjithshme. Nëse nga këto ekzaminime zbulohet se diabeti shoqërohet me hipertension ose çrregullime të metabolizimit të lipideve, mjeku i trajton edhe këto komorbiditete për të parandaluar komplikacione të rënda. Megjithatë, rreth dy të tretat e pacientëve diabetikë vdesin nga sëmundjet cirkulatore. Shkaku kryesor i vdekjes është infarkti i miokardit, i ndjekur nga sëmundjet cerebrovaskulare të njohura me emrin përgjithësues " iktus ".(5)

Marrja e medikamenteve në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Aspirin® Protect 100 mg është një medikament që përmban acid acetilsalicilik. Marrja e 1 tablete në ditë frenon agregimin anormal të pllakëzave të gjakut dhe pengon krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut, duke reduktuar kështu rrezikun e infarktit.(6)

Për shkak se diabeti rrit rrezikun e infarktit, këshillohet që kur janë të pranishëm edhe faktorë të tjerë të rrezikut kardiovaskular, mund të duhet te filloni Aspirin Protect 100 mg sipas konsultimit me mjekun.

Mos e lini pas dore këtë problem. Mos prisni deri sa të jetë bërë dëmi.

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.

Referenca

  • (1) Pouya Saeedi a,*, Inga Petersohn a, Paraskevi Salpea et al. Global and regional diabetes prevalence estimates for 2019 and projections for 2030 and 2045: Results from the International Diabetes Federation Diabetes Atlas, 9th edition. Diabetes Res Clin Pract. 2019 Nov;157:107843 Return to content
  • (2) American Diabetes Association. 2. Classification and Diagnosis of Diabetes: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S14-S31. doi:10.2337/dc20-S002. Return to content
  • (3) American Diabetes Association. 3. Prevention or Delay of Type 2 Diabetes:: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S14-S31. doi:10.2337/dc20-S002. Return to content
  • (4) American Diabetes Association. 11. Microvascular complications and foot care. Diabetes: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S14-S31. Return to content
  • (5) Leon BM, Maddox TM. Diabetes and cardiovascular disease: Epidemiology, biological mechanisms, treatment recommendations and future research. World J Diabetes. 2015;6(13):1246-1258. doi:10.4239/wjd.v6.i13.1246. Return to content
  • (6) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, approved by AKBPM 05/2022. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.