Hani fëstëkë për të parandaluar infarktin

10 këshilla mbi dietën tuaj dhe ndryshimin e mënyrës së jetesës me qëllim parandalimin e infarktit

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaktari kryesor i vdekjeve te njerëzit. Mund të kujdeseni shumë për shëndetin e zemrës duke u ushtruar rregullisht, duke ngrënë fruta dhe perime, si dhe duke reduktuar sasinë e yndyrave të ngopura. Ja 10 këshilla për ndryshimin e mënyrës së jetesës me qëllim parandalimin e sëmundjeve të zemrës. 

Hani fëstëkë për të parandaluar infarktin

1. Konsumoni fëstëkë në vend të patatinave

Një studim i publikuar në gazetën e "American College of Nutrition" ka treguar se një dietë 4-javore me fëstëkë (rreth 60-90 gr në ditë) është e pasur në yndyra të mira, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës pa shtuar peshë.(1)

Ndonëse fëstëkët janë të pasur në fibra, vitamina dhe kalium, 24 kokrra përmbajnë vetëm 85 kalori. Kjo do të thotë që mund t'i hani pa problem, t'i bëni pjesë të dietës së përditshme dhe t'i konsumoni veçanërisht për të zëvendësuar vaktet e lehta me shumë kalori për të parandaluar shtimin në peshë.

2. Përdorni bukë integrale në vend të bukës së bardhë

Një dietë e pasur në ushqime integrale ul padyshim rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas një studimi nga "Wake Forest School of Medicine", kjo është një mënyrë për të parandaluar iktusin dhe sëmundjet e zemrës. Personat që konsumojnë 2,5 porcione ushqimi integral në ditë janë 21% më pak të rrezikuar krahasuar me ata që konsumojnë vetëm 0,2 porcione. Sigurohuni që të blini produkte ushqimore me përshkrimin "100% integrale".(2)

3. Konsumoni perime të ziera në vend të atyre të skuqura

Lajini perimet dhe vendosini në një tigan me ujë të valuar. Mbyllni kapakun, dhe në varësi të llojit të perimeve, ato do të jenë gati brenda disa minutash pa qenë e nevojshme të shtoni vaj. Në këtë mënyrë mund të shmangni efektet negative të skuqjes me vaj dhe të shijoni vetitë ushqyese të perimeve.(3) Fibrat që përmbajnë perimet dhe llojet e tjera të ushqimeve ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

4. Përdorni qumësht me pak yndyrë në vend të qumështit të zakonshëm

Konsumi i qumështit është një temë e diskutueshme në diskutimet rreth ushqyimit. Disa ekspertë thonë se nuk ka nevojë për ndryshime të papritura, drastike. Njerëzit duhet të ulin përmbajtjen e yndyrës gradualisht, në këtë mënyrë ju mund të kaloni në qumësht me pak yndyrë, pa e vërejtur atë. Një gotë qumësht i plotë përmban afërsisht 5 gram yndyrë të ngopur, ndërsa e njëjta sasi e qumështit me pak yndyrë përmban vetëm 0.125 gram.

Përdorni margarinë në vend të gjalpit për të mbrojtur zemrën tuaj

5. Përdorni margarinë në vend të gjalpit

Ashtu sikurse per konsumimin e qumështit mund të debatojmë edhe rreth konsumit të margarinës ose gjalpit. Është vërtetuar se, nëse dëshironi të zvogëloni marrjen tuaj të kalorive dhe sasinë e yndyrës së ngopur, filloni me kalimin nga gjalpi në margarine të paketuar. Një lugë gjelle gjalpë përmban 100 kalori dhe 7 gram yndyrë të ngopur, ndërsa margarina përmban shumë më pak nga të dyja.(4)

6. Përdorni hudhër në vend të kripës

Ulja e konsumit të kripës zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.(5) Nëse përdorni hudhër në vend të kripës, mund të shijoni shijen e hudhrës së bashku me efektet e saj të dobishme të uljes se presionit të gjakut dhe përfitimeve të tjera të hudhrës: ndihmon në luftimin e kancerit dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke ulur nivelin e kolesterolit 'të keq' në trup.(10)

7. Në vend të një novele romantike, kësaj here lexoni një udhëzues mbi shëndetin e zemrës

Ka shumë libra që japin këshilla mbi mënyrat e ruajtjes së shëndetit të zemrës. Lexoni disa prej tyre për të mësuar mbi statistikat, metodat parandaluese dhe trajtimet e gjendjeve ekzistuese.

8. Hani salmon në vend të biftekut

Një biftek i madh ka një përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura dhe shumë kalori - në vend të tij, konsumoni salmon, i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3. Veçoria më e rëndësishme e acideve yndyrore omega-3 është se reduktojnë në mënyrë të ndjeshme rrezikun e vdekjes së papritur nga aritmia kardiake ose sëmundjet e arteries koronare .(6)

Një efekt të dobishëm në zemër ka edhe salmoni, i cili është i pasur me acide yndyrore Omega-3

9. Zëvendësoni emailet me vizita

Në vend që t'u shkruani emaile ose mesazhe kolegëve ose fqinjëve tuaj, shkoni për vizitë tek ata. Po po, e lexuat mirë. Disa minuta ushtrime mund të jenë të dobishme për shëndetin e zemrës, pasi ulin presionin e gjakut. Edhe pse rekomandohet të kryeni 30 minuta aktivitet fizik të moderuar për 5 ditë në javë, disa minuta ecje janë më mirë se asgjë.(7)

10. Përdorni vaj ulliri në vend të vajit për gatim

Shmangia e yndyrës së ngopur është thelbësore për një zemër të shëndetshme. Zëvendësoni vajin e gatimit me vaj ulliri, pasi ai përmban yndyra "të mira". Ekspertët thonë se dy lugë gjelle vaj ulliri në ditë mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, edhe në këtë rast sasia është shumë e rëndësishme, pasi një lugë gjelle me vaj ulliri përmban 120 kalori.(8)

+1 këshillë shtesë: Merrni barna për të ruajtur shëndetin e zemrës

Krahas ndryshimit të stilit të jetesës, marrja e barnave sipas këshillave të mjekut ndihmon  gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Aspirin Protect 100 mg është një bar që përmban acid acetilsalicilik. Marrja e 1 tablete në ditë ka efekte parandaluese mbi agregimin/ngjitjen anormale të pllakëzave të gjakut dhe pengon krijimin e koagulave/trombeve që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut, duke reduktuar kështu rrezikun e infarktit.(9)

Referenca

  • (1) Sheridan MJ, Cooper JN, Erario M, Cheifetz CE. Pistachio nut consumption and serum lipid levels. J Am Coll Nutr. 2007;26(2):141-148. doi:10.1080/07315724.2007.10719595. Return to content
  • (2) Mellen PB, Walsh TF, Herrington DM. Whole grain intake and cardiovascular disease: a meta-analysis. NutrMetab Cardiovasc Dis. 2008;18(4):283-290. doi:10.1016/j.numecd.2006.12.008. Return to content
  • (3) Gunathilake KDPP, Ranaweera KKDS, Rupasinghe HPV. Influence of Boiling, Steaming and Frying of Selected Leafy Vegetables on the In Vitro Anti-inflammation Associated Biological Activities. Plants (Basel). 2018;7(1):22. Published 2018 Mar 16. doi:10.3390/plants7010022. Return to content
  • (4) Liu Q, Rossouw JE, Roberts MB, et al. Theoretical Effects of Substituting Butter with Margarine on Risk of Cardiovascular Disease. Epidemiology. 2017;28(1):145-156. doi:10.1097/EDE.0000000000000557. Return to content
  • (5) Cook NR, Cutler JA, Obarzanek E, et al. Long term effects of dietary sodium reduction on cardiovascular disease outcomes: observational follow-up of the trials of hypertension prevention (TOHP). BMJ. 2007;334(7599):885-888. doi:10.1136/bmj.39147.604896.55. Return to content
  • (6) Wang C, Harris WS, Chung M, et al. n-3 Fatty acids from fish or fish-oil supplements, but not alpha-linolenic acid, benefit cardiovascular disease outcomes in primary- and secondary-prevention studies: a systematic review. Am J Clin Nutr. 2006;84(1):5-17. doi:10.1093/ajcn/84.1.5. Return to content
  • (7) World Health Organization. Physical Activity and Adults. Available at: https://www.who.int/dietphysicalactivity/factsheet_adults/en/ [accessed 25 June 2020]. Return to content
  • (8) Guasch-Ferré M, Liu G, Li Y, et al. Olive Oil Consumption and Cardiovascular Risk in U.S. Adults. J Am Coll Cardiol. 2020;75(15):1729-1739. doi:10.1016/j.jacc.2020.02.036. Return to content
  • (9) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
  • (10) Bayan L, Koulivand PH, Gorji A, at al. Garlic: a review of potential therapeutic effects Avicenna Journal of phytomedicine 2013. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.