Një udhëzues i dobishëm: Tabela e vlerësimit të rrezikut kardiovaskular

Një udhëzues i dobishëm: Tabela e vlerësimit të rrezikut kardiovaskular

Vlerësoni rrezikun tuaj kardiovaskular për të kuptuar më mirë rekomandimet e mjekut dhe monitoroni arritjet e rezultateve të para të suksesshme.

Infarkti. Një fjalë që të ngjall tmerr. Të gjithëve na sjell ndërmend dikë që është transportuar me urgjencë drejt spitalit për shkak të infarktit. Nëse kanë qenë me fat, i kanë shpëtuar një fundi fatal . Ka disa faktorë që ndikojnë te rreziku dhe predispozita për të pësuar infarkt . Është mirë të njihemi me këta faktorë rreziku, pasi kombinimi i dy apo tre prej tyre, për fat të keq, mund të bëjë që kushdo të jetë i predispozuar për të pësuar infarkt. Vlerësimi i rrezikut tuaj kardiovaskular është thelbësor për ndërmarrjen e hapave të duhur në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat bazohen në kategorinë tuaj të rrezikut.(1)

Për këtë ju ndihmon Tabela e vlerësimit të rrezikut me pikë. Këtë mjet të thjeshtë mund ta përdorni për të vlerësuar rrezikun tuaj kardiovaskular. Mund të përdorni disa të dhëna të thjeshta për të llogaritur nëse duhet të prisni zhvillimin e një sëmundjeje të rëndë kardiovaskulare në 10 vitet e ardhshme. Le të shpjegojmë hap pas hapi se si mund të përdoret tabela.(1)

Tabela e vlerësimit të rrezikut kardiovaskular

Boshti horizontal tregon nivelet e kolesterolit në serum. Kur ju marrin gjak për analiza, në rezultatet e analizës së gjakut zakonisht përfshihet edhe ky informacion. Kontrolloni rezultatet më të fundit për të shënuar vlerat tuaja në tabelë. Çfarë janë nivelet e larta të kolesterolit? Studimet e popullatës në SHBA sugjerojnë që nivelet optimale totale të kolesterolit korrespondojnë me një nivel LDL-C prej rreth 100 mg/dL (2.6 mmol / L).(2) Konvertimi i njesisë  së kolesterolit nga  mmol/L në mg/dL: 8 =  310; 7 = 270; 6 = 230; 5 =190; 4 = 155.Kombinimi i një stili jetese sedentare me një dietë të varfër mund të bëjë që të rritet niveli i lipideve në gjak, çka mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për sistemin kardiovaskular . Lipidet e akumuluara në trupin tonë përmbajnë substanca që nxisin inflamacionin, të cilat dëmtojnë ndjeshëm muret e enëve të gjakut, duke krijuar kushte optimale për krijimin e koagulave. Ja pse niveli i kolesterolit në serum është një faktor kryesor predispozues për infarktin.(2)

Boshti vertikal tregon presionin sistolik të gjakut (njohur ndryshe si “tensioni i lartë”). Atë mund ta kontrolloni duke bërë një matje të thjeshtë të presionit të gjakut. Presioni i lartë i gjakut shpesh nuk ka asnjë simptomë, prandaj dhe këshillohet të matet herë pas here. Presioni i lartë i gjakut është kur kufiri i lartë tejkalon 140.(3)

Gjinia, mosha dhe duhanpirja janë të gjitha të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut. Falë një hormoni që quhet estrogjen, gratë nën moshën 55 vjeç janë më pak të prekura se burrat e të njëjtës moshë. Pas menopauzës, trupi nuk e prodhon më këtë hormon të dobishëm dhe hendeku mes grave dhe burrave fillon të ngushtohet.(4)

Mund thjesht të kontrolloni tabelën për të parë se në cilën kategori rreziku bëni pjesë. Për shembull, shumë gra dhe burra joduhanpirës nën 40 vjeç me nivele të ulëta kolesteroli dhe me presion normal të gjakut klasifikohen sipas pikëve në zonën jeshile, që do të thotë se klasifikohen si me “rrezik të ulët”. Me kalimin e moshës, teksa nivelet e presionit të gjakut dhe të kolesterolit devijojnë gjithnjë e më shumë nga normalja, pikët fillimisht kalojnë në zonën e verdhë me rrezik të shtuar dhe më pas në zonën e kuqe me rrezik të lartë.(1)

Mos u shkurajoni edhe nëse pikët tuaja janë jashtë zonës së gjelbër.

A helpful guide: Cardiovascular risk assessment chart

Mendoni për të nesërmen. Jetoni mirë. Jetojeni jetën në mënyrë të ndërgjegjshme.

Hani më shëndetshëm, ngrihuni më shpesh nga kolltuku juaj i rehatshëm dhe bëni më shumë ushtrime, edhe kur kjo do të thotë të zbritni një stacion më përpara nga autobusi apo tramvaji, dhe të ecni pak më shumë. Obeziteti nuk është çështje estetike. Nuk duhet të humbisni peshë për t’u përshtatur me idenë që ka shoqëria mbi të bukurën. Për të ruajtur shëndetin tuaj, tregohuni të vëmendshëm ndaj asaj çfarë hani dhe përbërësve që përdorni, dhe mundohuni ta zëvendësoni ushqimin e zakonshëm me alternativa më të shëndetshme. Konsumoni më shumë perime, mish e fruta dhe më pak sheqerna dhe drithëra. Hap pas hapi, zëvendësojini gradualisht derisa raftet tuaja të jenë boshatisur prej tyre. Do të vijë një moment kur do të keni filluar të përdorni miell integral apo me pak karbohidrate, apo ksilitol dhe vaj ulliri.

E dimë se të mësoni si të menaxhoni stresin është e lehtë të thuhet, por jo dhe aq e lehtë për t'u bërë. Një nivel i caktuar stresi mund edhe t’ju bëjë mirë, duke ju dhënë energji dhe duke ju gjallëruar, por stresi i vazhdueshëm dhe emocionalisht shterues mund t’ju çojë në sëmundje. Përpiquni të “rikarikoni bateritë” dhe të ndryshoni rutinën për disa orë. Mund të argëtoheni duke bërë një bisedë të këndshme me miqtë, duke luajtur me qenin tuaj apo duke parë një film me partnerin.

Edhe nëse keni dekada që pini duhan, nëse e lini atë mund të ulni rrezikun për infarkt në zemër.(5) Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë së ish-duhanpirësve bie gradualisht, duke iu afruar asaj të atyre që kurrë nuk kanë pirë duhan pas 10 deri në 15 vitesh abstinencë. Edhe pse mund t'ju duket e pabesueshme, nuk është kurrë tepër vonë për ta lënë duhanin.(5)

Përpos ndryshimeve në stilin e jetesës, në parandalimin e problemeve kardiovaskulare të shkaktuara nga faktorët e mësipërm të rrezikut mund të ndihmojnë edhe medikamentet. Aspirin® Protect me acid acetilsalicilik parandalon formimin anormal të koagulave, duke ulur rrezikun e infarktit. Mos e nënvlerësoni rrezikun derisa të jetë shumë vonë. Nëse sipas pikëve të rrezikut jeni në kategorinë mbi 10% në tabelën e vlerësimit të rrezikut do të thotë që ju duhet të diskutoni gjendjen tuaj me një profesionist të kujdesit shëndetësor për të gjetur opsionin më të mirë për ju.(6)

Referenca

  • (1) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
  • (2) Grundy SM, Stone NJ, Bailey AL, et al. 2018 AHA/ACC/AACVPR/AAPA/ABC/ACPM/ADA/AGS/APhA/ASPC/NLA/PCNA Guideline on the Management of Blood Cholesterol: A Report of the American College of Cardiology/American Heart Association Task Force on Clinical Practice Guidelines [published correction appears in Circulation. 2019 Jun 18;139(25):e1182-e1186]. Circulation. 2019;139(25):e1082-e1143. doi:10.1161/CIR.0000000000000625. Return to content
  • (3) Williams B, Mancia G, Spiering W, et al. 2018 ESC/ESH Guidelines for the management of arterial hypertension [published correction appears in Eur Heart J. 2019 Feb 1;40(5):475]. Eur Heart J. 2018;39(33):3021‐3104. doi:10.1093/eurheartj/ehy339. Return to content
  • (4) Gao Z, Chen Z, Sun A, Deng X. Gender differences in cardiovascular disease. Medicine in Novel Technology and Devices. 2019;100025. doi:10.1016/j.medntd.2019.100025. Return to content
  • (5) Rigotti NA, Pasternak RC. Cigarette smoking and coronary heart disease: risks and management. Cardiol Clin. 1996;14(1):51-68. doi:10.1016/s0733-8651(05)70260-5. Return to content
  • (6) Aspirin protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM, 05/2022. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.