Shumë persona përjetojnë një ndjesi mjaft të pakëndshme nga moti i nxehtë.
Njerëzit dynden drejt pishinave për të shijuar rehatinë që ato ofrojnë. Pijet freskuese, kondicionerët dhe ventilatorët po shiten sa hap e mbyll sytë. Temperaturat e tilla ekstreme–veçanërisht kur ndërthuren me nivele të larta lagështie–jo vetëm që janë të parehatshme por mund të jenë mjaft të rrezikshme, ose në raste të rralla, fatale për personat me probleme me zemrën.
Organet jetësore kanë nevojë për temperaturë konstante trupi që të funksionojnë siç duhet. Trupi përgjigjet në mënyrë të përshtatshme ndaj ndryshimeve të temperaturës së ambientit: kur ajo fillon të rritet, trupi synon të freskohet duke djersitur dhe duke shkaktuar zgjerimin e enëve të gjakut.
45-75% e trupit përbëhet nga uji, masa e muskujve është 70-75% ujë, ndërsa uji në indet dhjamore mund të ndryshojë midis 10 dhe 40%. Gjatë kryerjes së ushtrimeve fizike aktive në një mjedis të nxehtë dhe me lagështi, trupi mund të humbasë deri në 3 litra ujë, pothuajse sa sasia totale e ujit në gjak.(2) Në këtë rast, trupi mundohet të rikuperojë sasinë e ujit të humbur nga indet dhe konsumimi i lëngjeve, prandaj është thelbësore të pini ujë rregullisht në mot të nxehtë.(1)
Normalisht, trupi përpiqet të ulë temperaturën e tij duke zgjeruar enët e gjakut në lëkurë dhe duke rritur qarkullimin e gjakut. Te një person i shëndetshëm, sasia e gjakut në lëkurë mund të arrijë deri në trefishin e vëllimit normal. Zemra e personave me probleme në zemër mund të mos jetë në gjendje ta kryejë një funksion të tillë ose enët e tyre të gjakut mund të mos zgjerohen në masën e duhur. Për këto arsye, për trupin e personave me probleme në zemër, kontrolli i temperaturës mund të jetë më i vështirë, çka mund të shkaktojë ndjesi të të qenit sëmurë, goditje nga nxehtësia, dhe madje në raste më të rënda, humbje të jetës.(1)
Ky problem mund të përkeqësohet më tej nëse pacienti përdor barna të tilla si diuretikë, pasi humbja e lëngjeve rrit rrezikun e dehidratimit dhe redukton aftësinë për të djersitur. Beta-bllokuesit, të cilët parandalojnë palpitacionet intensive, shkaktojnë gjithashtu mbinxehje të trupit: në mot të nxehtë, zemra duhet të pompojë më shpejt për të freskuar trupin duke rritur qarkullimin e gjakut.(1)
Ruani "gjakftohtësinë"
Mbështetur në arsyet e mësipërme, nëse keni një sëmundje kronike të zemrës mbani parasysh pikat në vijim:
- Në vend që të ndërpritni plotësisht stërvitjen, shkoni në një vend më të freskët ose me ajër të kondicionuar. Në vend që të bëni shëtitjen e përditshme në park nën diellin përvëlues, zgjidhni një qendër tregtare të freskët.
- Në ditët me nxehtësi përvëluese, qëndroni në ambiente të brendshme me ajër të kondicionuar, si p.sh. në një bibliotekë, qendër komunitare, zyrë, qendër tregtare, pishinë të brendshme etj.
- Mos ngitni makinën në ditë shumë të nxehta nëse ajo nuk ka ajër të kondicionuar.
- Nëse nuk mund ta përballoni blerjen e një kondicioneri, merrni një ventilator me madhësi të përshtatshme për shtëpinë tuaj.
- Nëse ju duhet të kryeni aktivitete të caktuara pavarësisht nxehtësisë, bëni pushime rregullisht për t'u freskuar.
- Vishni rroba të lirshme dhe të lehta.
- Sigurohuni që të pini shumë lëngje dhe të shmangni konsumin e kafeinës dhe alkoolit.(3,4)
Vini re shenjat
Mbinxehja e trupit shoqërohet me disa rreziqe madhore, ndaj është thelbësore të identifikoni me shpejtësi shenjat përkatëse si në vijim: (3,5)
djersitje e tepruar
zbehje e lëkurës
spazma të muskujve
gojë e thatë dhe etje
ndjesi lodhjeje dhe debulesë
marramendje
dhimbje koke
të përziera ose të vjella
humbje ndjenjash.
Të gjitha këto janë shenja që kërkojnë vëmendje të veçantë gjatë valëve të të nxehtit dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor në rastet e personave me probleme në zemër. Kjo vlen veçanërisht për rastin e goditjeve nga nxehtësia, simptomat e së cilës përfshijnë temperaturë trupi mbi 39 gradë, skuqje, nxehtësi dhe thatësi (pa djersitje) të lëkurës, rrahje të shpejta zemre, dhimbje të mëdha koke, konfuzion, të përziera ose edhe humbje të vetëdijes. Në mungesë të ndihmës mjekësore, temperaturat e vazhdueshme të larta të trupit, shoqëruar me goditje nga nxehtësia, mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha të organeve (kryesisht në tru) dhe mund të çojnë deri në vdekje.(3,5)
Nëse vëreni dikë me simptomat e mësipërme duhet të telefononi për ndihmë, ta lëvizni personin e prekur në një ambient më të freskët, ta mbuloni me një çarçaf të lagur ose të përdorni akull apo t'i bëni një banjë të ftohtë.
Gjithashtu, mos harroni hidratimin!
Ku djersitni më tepër: në shkretëtirë apo në xhungël?
Në mot të thatë, djersa avullon më shpejt, çka do të thotë se edhe sasi të vogla mund të shkaktojnë rënie të temperaturës së trupit. Në lagështi të lartë (në tropik, brenda një saune) djersës i nevojitet shumë më tepër kohë për të avulluar për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit në ajrin e ambientit. Për ta kompensuar, trupi prodhon më tepër djersë, çka çon në humbje më të mëdha të lëngjeve.
Referenca
- (1) Kenny GP, Yardley J, Brown C, Sigal RJ, Jay O. Heat stress in older individuals and patients with common chronic diseases. CMAJ. 2010;182(10):1053-1060. doi:10.1503/cmaj.081050. Return to content
- (2) Shaun K Riebl, Brenda M. Davy. The Hydration Equation: Update on Water Balance and Cognitive Performance. ACSMs Health Fit J. 2013; 17(6): 21–28. Return to content
- (3) Mayo Clinic Staff. Heat and exercise: Keeping cool in hot weather. (2017) Available at: https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/fitness/in-depth/exercise/art-20048167 [accessed 29 June 2020]. Return to content
- (4) Centers for Disease Control and Prevention – National Center for Environmental Health. Keep Your Cool in Hot Weather! (2018) Available at: https://www.cdc.gov/nceh/features/extremeheat/index.html [accessed 29 June 2020]. Return to content
- (5) Centers for Disease Control and Prevention.Warning signs and symptoms of heat-related illness. Available at: https://www.cdc.gov/disasters/extremeheat/pdf/Heat_Related_Illness.pdf [accessed 29 June 2020]. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.