Mëngjes i shëndetshëm
Është me të vërtetë e rëndësishme se si e nisim ditën. Në mëngjes shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje rregullave dietike, por një dietë e shëndetshme duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë. Veçanërisht nëse një person është mbipeshë ose ka probleme me kolesterolin, është akoma më e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje një diete të balancuar edhe në vaktin e parë të ditës. Konsumoni një mëngjes të larmishëm e të pasur dhe sigurohuni që në dietën e mëngjesit të përfshini ushqim të shëndetshëm. Më poshtë po ju ofrojmë disa alternativa.
Vakt kryesor i shëndetshëm për zemrën
Krahas disa këshillave lidhur me stilin e jetesës, ne mund të bëjmë shumë për shëndetin e zemrës sonë duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Nuk është e nevojshme të ndiqni një dietë shumë të veçantë, pasi edhe ndryshimet e vogla mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë. Le të njohim dhe të provojmë pjata të përgatitura me ingredientë më të shëndetshëm përmes proceseve moderne. Le të provojmë që ushqimi i shëndetshëm nuk është domosdoshmërish pa shije dhe i keq, por që ka një larmi të gjerë vaktesh të shëndetshme për zemrën që mund të përgatiten.
Delikatesa pa mish
Një nga shtyllat kryesore të një diete të shëndetshme është të mësojmë të gatuajmë me ingredientë të tjerë përveç ushqimeve të zakonshme. Për shembull, le të hamë më pak mish! Në këtë mënyrë jo vetëm që përfitojmë në drejtim të niveleve tona të kolesterolit, por thjesht edhe mund të provojmë shije dhe përvoja të tjera. Le të përfshijmë në dietën tonë sa herë të jetë e mundur perime dhe fruta dhe në këtë mënyrë mund të bëjmë shumë edhe për të shmangur të qenit mbipeshë. Ushqimi dietik shpesh mendohet se është i pashijshëm, ndonëse ne nuk mund të imagjinojmë shumë pjata më të shijshme sesa një sallatë e larmishme apo një pjatë me perime!
Ëmbëlsira të përgatitura me zgjuarsi
Shpesh ne i konsiderojmë ëmbëlsirat si shkakun kryesor të mbipeshës. Gjithsesi, nëse ndjekim disa rregulla, mund të përgatisim lehtësisht ëmbëlsira që mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Edhe nëse ato nuk janë saktësisht pjata dietike, ne gjithashtu mund të pjekim, gatuajmë dhe përziejmë delikatesa më modeste për sa i përket kalorive. Shmangia totale e ëmbëlsirave nuk është e shëndetshme për trupin, ndaj le të gjejmë disa dredhi që mund të na ndihmojnë të hamë ëmbëlsira me një dietë të shëndetshme.
Darkë e lehtë
Ka shumë rëndësi se çfarë hamë në mbrëmje. Motori i trupit tonë punon më ngadalë pas orës 6 të pasdites, ndaj edhe nëse i kushtojmë më pak rëndësi rregullave dietike gjatë ditës, për darkën është më mirë të zgjedhim pjata që përshtaten me një dietë të shëndetshme. Sigurisht, në këtë mënyrë jo vetëm që mund të shmangim të qenit mbipeshë, por mund të bëjmë shumë edhe kundër kolesterolit të lartë. Në vend të sanduiçit të zakonshëm - darkës së ftohtë -, me disa ide të thjeshta mund të ndiqni lehtësisht një dietë të shëndetshme edhe në mbrëmje.
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.