Fileto peshk gjel me lëkurë me kroketë patateje të ëmbël dhe kungull të pjekur

Fileto peshk gjel me lëkurë me kroketë patateje të ëmbël dhe kungull të pjekur

Filetë sharmaku të egër ose trofte pikëverdhë me mbulesë krokante patatesh të ëmbla "gratinë" dhe kungulleshka të skarës


Ky gatim do t’ju bëjë t'i adhuroni peshqit e ujërave të ëmbla. Shija e peshkut gjel del më në pah kur atij i hidhet fare pak kripë. Ai kombinohet në mënyrë ideale me një garniturë të shëndetshme: kunguj në skarë dhe kroketë patateje të ëmbël. Vitet e fundit, patatet e ëmbla kanë fituar një popullaritet të madh, gjë që nuk është për t'u çuditur duke pasur parasysh përdorimet e tyre të shumta dhe shijen e mrekullueshme. Meqë ra fjala, ato nuk kanë lidhje me patatet. Megjithatë, janë të pasura në vitamina B2, B6, C dhe E, si dhe në kalium, bakër dhe manganez. Ato përmbajnë shumë pak yndyrë dhe kolesterol, dhe pavarësisht emrit çorientues, janë ideale për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Një porcion me 142 gr përmban 100 kalori. Ju mund t’i gatuani të pjekura ose në skarë, por kjo recetë krokete do t’i bëjë edhe më të veçanta.

Përbërësit:

  • 600 gr fileto peshku gjel
  • 800 gr patate të ëmbla
  • 2/3 filxhan pana kuzhine
  • 85 gr qumësht
  • arrë moskat e bluar
  • 1 1/6 lugë çaji kripë
  • piper i bluar
  • 1 gjethe dafine
  • 3 degë trumze
  • 1 thelb hudhre të bërë pure
  • 1 kungull mesatar
  • 2 lugë çaji gjalpë

Përgatitja:

Peshku gjel:

Prisni filetot e peshkut në porcionet e dëshiruara, më pas skuqini me pak vaj ulliri nga ana e lëkurës. Ato do të jenë gati për 8-10 minuta.

Kroketa e patates së ëmbël

Qëroni dhe prisni në feta të holla patatet e ëmbla, pastaj shtrojini në një tavë të lyej mirë me yndyrë. Vini të ngrohet masën kremoze (qumështin, panën, hudhrën, arrën moskat, trumzën, gjedhen e dafinës, kripën dhe piperin) dhe hidheni mbi patatet e ëmbla.

Shtypini pak dhe më pas mbulojini me letër pjekjeje. Piqini në furrë për gati 45 minuta në 180 gradë, duke i mbuluar mirë me letër alumini. Pasi të jenë bërë, vendosni sipër tavës një tavë tjetër me të njëjtat përmasa dhe lëreni të ftohet. Ngroheni sërish në furrë më vonë.

Prisni kungujt për së gjati dhe skuqini në tigan me gjalpë derisa të bëhen krokante.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.