Sallatë me rukola, lakër dhe bajame

Sallatë me rukola, lakër dhe bajame

Sallatë me rukola, lakër dhe bajame

 

Le të kalojmë te një lloj sallate që nuk përbën aspak surprizë për ne, duke qenë se rukola ka vite që ka fituar një popullaritet të madh. Askush nuk ka nevojë të bindet për dobitë shëndetësore të lakrës, e cila ka më shumë vlera ushqyese kur shërbehet e gjallë. Lakra e kuqe është e pasur në flavonoide, ndihmon në funksionimin më të mirë të trurit dhe ruan shëndetin e zemrës suaj. Ajo është një thesar mineralesh: krahas vitaminave A, B, C dhe U, lakra përmban kalium, kalcium, fosfor, hekur, jod dhe sulfur. Ajo përforcon sistemin imunitar, kontribuon në sistemin mbrojtës të qelizave, ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, lehtëson inflamacionin dhe ka efekte të dobishme në metabolizëm , ndërkohë që ndihmon në koagulimin normal të gjakut. Lakra është ideale për ata që janë në dietë, sepse largon ndjesinë e urisë. Duke kombinuar lakrën krokante ngjyrë mavi me gjethet jeshile të rukolës, dhe duke i shtuar sallatës mollë dhe bajame për t'i dhënë gjallëri, përftojmë një vakt apo pjatë anësore të shëndetshme.

Përbërësit:

  • 1 lakër e vogël e kuqe
  • 140 gr rukola
  • 80 gr bajame
  • 1 mollë e madhe
  • vaj ulliri
  • uthull balsamike
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • gjysmë limoni

Përgatitja:

Lani dhe prisni më katërsh lakrën, më pas grijeni hollë në rende. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Lani dhe kulloni rukolën, pastaj skuqni pak bajamet në një tigan pa vaj. Qëroni dhe prisni mollët në kubikë të vegjël, më pas spërkatni mbi to lëngun e limonit që të mos mavijosen. E vetmja gjë që ngelet për t'u bërë është të bashkohen përbërësit për sallatën: hiqni lëngun e tepërt që ka mbetur në lakrën e kriposur duke e shtrydhur dhe bashkojeni lakrën me rukolën. Përzieni pak vaj ulliri me uthull balsamike dhe spërkatni me të sallatën, më pas hidhni kubikët e mollës dhe bajamet. Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.