Ka raste kur duam një mëngjes të bollshëm. Nuk do të ishte keq nëse ky mëngjes do të ishte disi i shëndetshëm dhe ushqyes, duke qenë se do të jetë baza për të gjithë ditën tonë. Bananet janë gjithmonë një zgjedhje e mirë. Ka një arsye pse lojtarët e tenisit mbajnë gjithmonë një banane në çantën e tyre të sportit, dhe pse banania konsiderohet si burimi më i mirë i energjisë për studentët që kanë një testim apo provim. Krahas kaliumit dhe magnezit, bananet janë të pasura edhe në fibra, çka i bën ato shumë të dobishme për tretjen dhe të mira për stomakun. Përmbajtja e tyre e sheqerit siguron një dozë të shpejtë energjie, dhe falë triptofanit, bananet ndihmojnë në rregullimin e humorit tonë. Palaçinkat janë gjithmonë një ushqim që të bën të buzëqeshësh, por këtë herë le të përgatisim një lloj të veçantë.
Përbërësit:
- 4 banane
- 3 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle qumësht
- 2 lugë gjelle vaj vegjetal
- 1 filxhan e 3 lugë gjelle miell
- 2-3 lugë gjelle pluhur kakaoje të paëmbëlsuar
- pak kripë
- disa katrorë çokollate
Çani vezët dhe hidhini në një tas, shtoni miellin dhe qumështin, dhe nëse do të jetë e nevojshme, hollojeni përzierjen me pak ujë të gazuar. Shtoni vajin dhe pak kripë, përziejini derisa të formohet një masë kremoze dhe shtoni pak ngjyrë me disa lugë gjelle pluhur kakao. Piqeni në një tigan skare derisa të marrë një ngjyrë të artë në kafe nga të dy anët. Pritini bananet në mes dhe mbështillini me palaçinkat e nxehta. Shkrini disa katrorë çokollate me shumë pak qumësht dhe hidheni mbi palaçinkat me çokollatë. Ky është një mëngjes jashtëzakonisht i bollshëm dhe i shijshëm.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.