Vlerësimi i rrezikut për parandalimin efikas të sëmundjeve kardiovaskulare

Vlerësimi i rrezikut për parandalimin efikas të sëmundjeve kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga çrregullimet më të zakonshme që prekin burrat dhe gratë në të gjithë Evropën me një trend gjithnjë e më shumë në rritje në vendet e Mesdheut Lindor dhe Afrikës Veriore. Sëmundja ishemike e zemrës përbënte rreth 50% të këtyre rasteve dhe iktusi  rreth 14%. (1) Ne biseduam me Dr. Sándor Kancz, drejtor i Qëndrës Kombëtare të Sëmundjeve Kardiovaskulare në Gottsegen, rreth vlerësimit dhe parandalimit të faktorëve të riskut për sëmundjet kardiovaskulare.

Kur nevojitet vlerësimi i rrezikut?

Gjatë kohëve të fundit, ka pasur një ndryshim rrënjësor në parandalimin e problemeve kardiake. Më parë, ne përdornim të ashtuquajturat "ekzaminime të personelit menaxherial", të cilat ekzaminonin pacientët e rinj të shëndetshëm dhe burrat në moshë të mesme, pasi ekzistonte ideja se sëmundja e arteries koronare ishte e zakonshme në këto kategori. Në ditët e sotme, ka një konsensus se nuk është e nevojshme të ekzaminojmë personat e rinj dhe të shëndetshëm, por është kryesisht e nevojshme të gjejmë pacientët me rrezik të lartë që kanë mbi 5% probabilitet për të vdekur nga një sëmundje kardiovaskulare gjatë 10 viteve të ardhshme. Dy janë grupet e pacientëve më të rrezikuar. Së pari, ata që kanë pasur më parë një problem, pra ata që kanë sëmundje të arterieve koronare, cerebrale ose periferike, dhe pacientët me diabet, veçanërisht nëse kanë faktorë të tjerë rreziku. Këta persona nuk është e nevojshme të vlerësohen pasi kanë shfaqur tashmë simptoma. Grupi tjetër është më i rëndësishëm për sa i përket vlerësimit të rrezikut dhe këta janë personat që nuk kanë shfaqur ende probleme ose simptoma, por që janë me rrezik të lartë. Pikërisht këta persona duhet të identifikojmë. Ky është qëllimi i tabelës së rrezikut (tabela me PIKË) të rekomanduar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë dhe Shoqata Evropiane për Parandalimin dhe Rehabilitimin Kardiovaskular , që u botua në maj të vitit 2016 në një variant të rishikuar dhe përfshin gjininë, moshën e pacientit, faktin nëse ai është ose jo duhanpirës, vlerat e presionit të gjakut dhe nivelet e kolesterolit.(2) Këto të dhëna mblidhen me lehtësi dhe prej tyre dhe informacionit të siguruar nga pacientët mund të përcaktohet nëse ata i përkasin grupit me rrezik të lartë.(2)

Vlerësimi i rrezikut për parandalimin efikas të sëmundjeve kardiovaskulare

Rreziku vlerësohet gjithmonë nga mjeku i parë që ekzaminon pacientin. Zakonisht, ky është mjeku i përgjithshëm, por nëse është mjeku kardiolog  që ekzaminon pacientin i pari, vlerësimi i rrezikut kryhet prej tij. Për vlerësimin e rrezikut nevojiten pajisje jo të kushtueshme, një kohë relativisht e shkurtër dhe ju mund të identifikoni pacientët që i përkasin grupit me rrezik të lartë.

Cila është arsyeja pse këtyre pacientëve u nevojitet kujdes i specializuar?

Për shkak se aktivitetet e parandalimit janë më efikase te ky grup pacientësh.(2) Siç e dimë, edhe pacientët pa faktorë rreziku mund të pësojnë infarkt . Winston Churchill, i cili kishte një sërë faktorësh rreziku, jetoi deri në moshën 91 vjeç. Ai u mbijetoi dy luftërave botërore, pinte shumë alkool dhe cigare, kishte një nivel të lartë stresi, ishte shumë mbipeshë dhe kishte një shprehje "Sa herë që ndiej nevojën për të bërë ushtrime, shtrihem derisa dëshira të më largohet". Megjithatë, këto janë shembuj ekstremë dhe jotipikë për pjesën më të madhe të popullatës.

Vlerësimi i rrezikut për parandalimin efikas të sëmundjeve kardiovaskulare

Çfarë duhet të bëni nëse i përkisni grupit me rrezik mbi 5%?

Personat me ‘Risk të rritur’ (me pikë  ≥5% dhe <10%): duhet të ndryshojnë stilin e  jetesës sa më shumë të jetë e mundur, dhe mund të jenë kandidatë të mundshëm për fillimin e një trajtimi parandalues medikamentoz.(2) Kjo sëmundje ka një strukturë piramidale: ajo fillon me kodin gjenetik, më pas vijnë faktorët e ambientit, stili i jetesës, faktorët e rrezikut, dhe në fund, në majë të ajsbergut, vjen materializimi i një ngjarjeje kardiovaskulare. Ju duhet të mendoni në të njëjtën mënyrë për parandalimin: ju keni stilin tuaj të jetesës, dietën tuaj, pini duhan, alkool, bëni ushtrime, etj. Nëse keni faktorë të mëparshëm rreziku (hipertension, diabet, nivele anormale të lipideve), ato duhet të trajtohen. Për terapinë parandaluese ju nevojiten barna që njihen jo vetëm për efektin e tyre mbi presionin e gjakut, por që bëjnë edhe reduktimin e gjasave të ngjarjes kardiovaskulare të parë ose të radhës.(2)

Nëse merrni një bar të tillë, a duhet ta merrni gjatë gjithë jetës suaj?

Njohuritë tona aktuale sugjerojnë se nëse keni pësuar një infarkt , ju duhet të merrni disa barna të caktuara gjatë gjithë jetës, pasi arterioskleroza nuk është një problem i lokalizuar, pra nuk është e pranishme vetëm në atë zonë të enës së gjakut që shkaktoi infarktin.(3) Kjo do të thotë se qëllimi i parandalimit të sëmundjes kardiovaskulare është reduktimi i frekuencës së ngjarjeve klinike të para ose të përsëritura të lidhura me sëmundjet e arterieve koronare , cerebrale dhe periferike. Kjo ngjarje klinike është zakonisht një nga këto tre gjëra: vdekje nga një sëmundje kardiovaskulare, iktus /infarkt i trurit ose infarkt i miokardit .

Tabela e vlerësimit të rrezikut nuk merr në konsideratë faktorët e trashëguar. Sa të rëndësishëm janë ata?

Nëse keni dikë në historinë familjare që ka patur sëmundje kardiovaskulare në moshë të re, ky përbën një rrezik gjenetik.(2) Është e rëndësishme të dini nëse një i afërmi juaj e ka pësuar infarktin në moshën 95 vjeç apo në moshën 38 vjeç. Zakonisht, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret zhvillohen në moshë të madhe, thjesht për shkak të plakjes së trupit. Ne themi se në atë moshë është thuajse "e natyrshme", por në moshën 38 vjeçare nuk është e natyrshme. Nëse infarkti ndodh në moshë kaq të re, ekziston ndonjë faktor gjenetik, por ai është i vështirë për t'u kuptuar. Megjithatë, gjurmimi i shkakut të sëmundjes kardiovaskulare nuk duhet të niset nga një faktor i vetëm, pasi kjo  e bën edhe më të vështirë luftimin e tij. Në Finlandë është provuar se parandalimi në nivel shoqëror, i cili nuk përbën vetëm një detyrë mjekësore, është tepër efikas.(4) Gjatë 20 viteve janë bërë përmirësime të mëdha me anë të ndryshimit të stilit të jetesës, zakoneve të të ushqyerit dhe industrisë ushqimore: më parë, Finlanda renditej më poshtë në rang global për vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa sot është ndër më të mirët në Evropë.(4) Dhe kjo është arritur gjatë një harku kohor relativisht të shkurtër. Për çështje të tilla, 20 vite konsiderohen si një periudhë e shkurtër.

Referenca

  • (1) Timmis A, Townsend N, Gale C, et al. European Society of Cardiology: Cardiovascular Disease Statistics 2017. Eur Heart J. 2018;39(7):508-579. doi:10.1093/eurheartj/ehx628. Return to content
  • (2) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
  • (3) Ibanez B, James S, Agewall S, et al. 2017 ESC Guidelines for the management of acute myocardial infarction in patients presenting with ST-segment elevation: The Task Force for the management of acute myocardial infarction in patients presenting with ST-segment elevation of the European Society of Cardiology (ESC). Eur Heart J. 2018;39(2):119-177. doi:10.1093/eurheartj/ehx393. Return to content
  • (4) Vartiainen E, Laatikainen T, Peltonen M, et al. Thirty-five-year trends in cardiovascular risk factors in Finland. Int J Epidemiol. 2010;39(2):504-518. doi:10.1093/ije/dyp330. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.