Nga arterioskleroza tek infarkti

Nga arterioskleroza tek infarkti

Rreth arteriosklerozës

Indet e ndryshme që përbëjnë trupin e njeriut (muskujt, nervat, lëkura dhe indet lidhëse) furnizohen me lëndë ushqyese dhe me sasinë e domosdoshme të oksigjenit nëpërmjet arterieve. Kur janë të shëndetshme, këto enë gjaku janë të forta dhe elastike dhe muret e tyre të brendshme janë jashtë mase të lëmuara, duke lejuar qarkullimin e shpejtë dhe pa pengesa të gjakut.

Me kalimin e kohës, në muret e brendshme të këtyre enëve të gjakut krijohen depozita yndyrore dhe të kalcifikuara të quajtura pllaka, duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Rrezik të madh përbën bashkimi i pllakëzave të gjakut në sipërfaqen e këtyre pllakave dhe krijimi i koagulave të gjakut, që ngushtojnë më tej lumenin ose mund të çajnë dhe bllokojnë enët më të holla të gjakut.

Kur një arterie koronare bllokohet në këtë mënyrë, kjo mund të çojë në infarkt miokardit . Bllokimi i enëve të gjakut në tru mund të shkaktojë infarkt cerebral ( iktus ishemik), që dëmton indet e trurit. Nëse një enë gjaku në një nga gjymtyrët (zakonisht njëra këmbë) bllokohet, ajo mund të shkaktojë vështirësi në ecje, ose, në raste më të rënda, ulcera ose gangrenë, të cilat janë simptomat kryesore të sëmundjes së okluzionit të arterieve periferike.

Infarkti i miokardit

Infarkti i miokardit ndodh kur qarkullimi i gjakut te një pjesë e muskulit të zemrës ndalon papritur ose reduktohet. Nëse qarkullimi i gjakut bllokohet për një periudhë të gjatë kohe, mungesa e oksigjenit bën që muskuli i zemrës të dëmtohet dhe gradualisht të vdesë. Vendndodhja e bllokimit dhe madhësia e zonës së prekur kanë një ndikim të drejtpërdrejtë te sasia e gjakut që zemra është në gjendje të pompojë më pas. Rasti më i keq është kur zemra nuk është në gjendje të furnizojë trurin me oksigjen të pastër, duke rezultuar në vdekje.

Simptomat(1)

Simptomat e infarktit të miokardit janë shumë të ndryshme. Ato varen shumë nga mosha e pacientit, komorbiditetet që ka pacienti, si dhe vendndodhja dhe shkalla e dëmtimit. Kërkoni kujdes mjekësor nëse përjetoni ndonjë nga simptomat vijuese:

  • Një ndjesi shtrëngimi nën kockën e kraharorit, dhimbje të forta të kraharorit
  • Dhimbje që përhapet në krahun e majtë, shpatullën e majtë, supin e majtë, qafë ose mjekër
  • Të vjella
  • Të përziera
  • Rrahje të çrregullta të zemrës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Djersë të ftohta

Infarkti cerebral (iktusi)

Koagulat e gjakut që çahen mund të transportohen gjithashtu në tru dhe të bllokojnë enët cerebrale të gjakut. Dëmtimi i shkaktuar nga mungesa e oksigjenit varet përsëri nga vendndodhja e bllokimit dhe madhësia e zonave të prekura. Dëmtimi i indeve mund të çojë në paralizë, probleme të shikimit ose të folurit, humbje të kujtesës, madje edhe vdekje.

Simptomat(2)

Qelizat e sistemit nervor qendror kërkojnë një furnizim të vazhdueshëm me oksigjen, i cili sigurohet nga qarkullimi i gjakut. Nëse një koagulë gjaku nuk lejon që gjaku të arrijë në një zonë të caktuar, nervat e asaj zone mund të dëmtohen brenda një periudhe të shkurtër dhe të vdesin. Zakonisht, simptomat shfaqen papritur dhe mund të përfshijnë:

  • Mpirje ose debulesë në fytyrë, krah ose këmbë, në njërën anë të trupit
  • Nauzea ose te vjella, 
  • Probleme me komunikimin, probleme me të folurit
  • Dhimbje të forta koke pa ndonjë arsye të qartë
  • Marramendje, konfuzion, ose, në raste më të rënda, humbje të vetëdijes

 

Çfarë mund të bëjmë për parandalimin?

Nga arterioskleroza në infarkt

Arterioskleroza nuk është një nga ato gjendje që shoqërohen me pasoja paralajmëruese të cilat na shtyjnë të bëjmë kujdes. Megjithatë, infarkti i shkaktuar nga arterioskleroza është një sëmundje tepër e rëndë dhe parandalimi është shumë herë më i rëndësishëm se kurimi. Shpeshherë, fakti që enët e gjakut janë në gjendje të keqe bëhet i qartë vetëm kur trupi ynë duhet të përballet me një infarkt cerebral ose të miokardit .

Megjithatë, ne mund të marrim masa për të ruajtur shëndetin dhe fleksibilitetin e enëve të gjakut. Kalimi te një dietë e shëndetshme dhe te një stil jetese më i shëndetshëm që përfshin aktivitet fizik, është pa dyshim një hap i rëndësishëm.(3)

Tabela e vlerësimit të rrezikut me PIKË ofron një mënyrë të lehtë për llogaritjen e rrezikut për infarkt. (3) Nëse rezultati i tejkalon 5%, sigurohuni që të merrni masa të menjëhershme.

Aspirin® Protect 100 mg është një bar që përmban acid acetilsalicilik. Një tabletë në ditë frenon agregimin/ngjitjen e pllakëzave të gjakut, duke penguar krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut dhe duke reduktuar kështu rrezikun e infarktit.(4)

Mos prisni derisa të shfaqen probleme që të veproni!

Lexoni fletudhëzuesin e pacientit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj për të mësuar rreth rreziqeve dhe efekteve anësore.

Referenca:

  • (1) Lu L, Liu M, Sun R, Zheng Y, Zhang P. Myocardial Infarction: Symptoms and Treatments. Cell Biochem Biophys. 2015;72(3):865-867. doi:10.1007/s12013-015-0553-4. Return to content
  • (2) Yew KS, Cheng EM. Diagnosis of acute stroke. Am Fam Physician. 2015;91(8):528-536. Return to content
  • (3) Piepoli MF, Hoes AW, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts) Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Atherosclerosis. 2016;252:207‐274. doi:10.1016/j.atherosclerosis.2016.05.037. Return to content
  • (4) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, approved by AKBPM 05/2022. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.