Në Shqipëri, sipas raportit të IDF (Federatës Ndërkombëtare të Diabetit) të vitit 2017, prevalenca e diabetit është 12 % (e llogaritur tek adultët e moshës 20-79 vjeç).
Nivelet e larta të glukozës në gjak nuk janë problemi i vetëm që duhet trajtuar te pacientët diabetikë. Diabeti përbën gjithashtu edhe sëmundje vaskulare. Ne pyetëm Prof. Dr. Péter Kempler për lidhjet, komplikacionet dhe trajtimin.
Diabeti i tipit 2 mund të mos vihet re për shumë vite. Megjithatë, prognoza e tij është po aq e rëndë sa prognoza e infarktit të miokardit . Në shumicën e rasteve, infarkti i miokardit ka simptoma të dukshme dhe pacientët janë në dijeni të gjendjes së tyre të rëndë. Në raste të tjera, kur pacientët diagnostikohen me diabet të tipit 2, ata besojnë se janë të shëndetshëm pasi nuk kanë thuajse asnjë simptomë. Fatkeqësisht, duhet theksuar se prognoza e pacientëve diabetikë nuk është aspak më e mirë se ajo e pacientëve me infarkt të mëparshëm të miokardit.(2,3)
Cila është lidhja ndërmjet diabetit dhe sëmundjeve vaskulare?
Edhe pse për shkak të diabetit areroskleroza e enëve të vogla dhe të mëdha të gjakut përkeqësohet, ai konsiderohet më së shumti një sëmundje metabolike. Diabeti në vetvete mbart të njëjtin rrezik infarkti për pacientët sikur ata të kishin kaluar më parë një infarkt miokardi. Ateroskleroza përbën praktikisht 80% të të gjitha vdekjeve midis pacientëve diabetikë në Amerikën e Veriut, dhe më shumë se 75% e shtrimit në spital të pacientëve diabetikë janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Shkaktari kryesor i vdekjes është infarkti i miokardit, pasuar nga sëmundjet cerebrovaskulare të njohura bashkërisht si " iktus ".(4)
Ju përmendët se diabeti tani konsiderohet edhe si sëmundje kardiake. A do të thotë kjo se pacientët diabetikë janë më të rrezikuar nga sëmundje të tjera të sistemit vaskular?
Diabeti mund të shkaktojë edhe komplikacione të enëve të vogla të gjakut. Një prej tyre është retinopatia ose sëmundja diabetike e syrit.(5) Nëse vuani nga diabeti, është e rëndësishme të dini se mjeku juaj nuk ju referon te një okulist për të kontrolluar mprehtësinë e shikimit, por për të ekzaminuar enët e gjakut në fundus për të konstatuar nëse ka ose jo ndonjë dëmtim vaskular, dhe nëse po, për të përcaktuar natyrën dhe ashpërsinë e tij. Dëmtimi vaskular është me shumë gjasa komplikacioni më i rëndësishëm i diabetit. Natyrisht, ai nuk mund të zbulohet përmes lëkurës, por lezionet vaskulare në fundus reflektojnë ndryshime në mirëqenien fizike. Për këtë arsye, pacientët diabetikë duhet të kontrollojnë sytë të paktën një herë në vit.(5) Sa më të rënda lezionet e enëve të vogla të gjakut në sy, aq më shpesh duhet t'i kontrolloni sytë. Kjo është jashtë mase e rëndësishme, sepse mund të ndodhë që një pacient të mos ketë asnjë simptomë dhe të verbohet brenda pak javësh. Diabeti gjithashtu mund të çojë në komplikime në enët e vogla të gjakut. Në mënyrë të ngjashme, sëmundjet e veshkave reflektojnë gjendjen e përgjithshme fizike, dhe lezionet vaskulare mund të zhvillohen edhe në veshka për shkak të diabetit. Ashtu si ekzaminimet e syve, kontrolli i funksionit renal është thelbësor për pacientët diabetikë pa asnjë simptomë, pasi zakonisht simptomat klinike shfaqen vetëm në rastin e sëmundjeve të avancuara të veshkave. Në ditët e sotme, funksioni renal mund të testohet me anë të një analize rutinë të gjakut. Rreth 20-40% e pacientëve kanë dëmtim të veshkave. Zakonisht, sëmundjet renale shoqërohen nga një dëmtim vaskular shumë i rëndë. Prognoza e sëmundjeve renale kronike është po aq e rëndë sa ajo e sëmundjeve malinje.(5)
Çfarë kanë të përbashkët terapitë e diabetit dhe ato të sëmundjeve vaskulare?
Përbërës të tjerë kryesorë të zbutjes së rrezikut, krahas uljes së nivelit të glukozës në gjak në mënyrën e duhur, janë arritja e presionit optimal të gjakut dhe trajtimi i çrregullimit të metabolizimit të yndyrës dhe faktorëve të tjerë të rrezikut. Me fjalë të tjera, antihipertensivët, medikamentet për trajtimin e çrregullimit të metabolizimit të yndyrës dhe medikamentet që parandalojnë koagulimin (frenuesit e grumbullimit të trombociteve) janë po aq të rëndësishëm për trajtimin e pacientëve diabetikë sa edhe barnat antidiabetike me administrim oral (që reduktojnë nivelet e glukozës në gjak) dhe insulina.(5) Ndër barnat pa recetë për parandalimin e koagulimit të gjakut, Aspirin Protect është një bar që mund të gjendet lehtësisht. Përdorimi afatgjatë rekomandohet për pacient diabetik me ngjarje te mëparshme kardiovaskulare ose në mënyre selektive në pacientët diabetik me faktorë të lartë rreziku sipas rekomandimit të mjekut.(5,6) Në 90% të rasteve, te personat obezë zhvillohet diabeti i tipit 2. Krahas mjekimit të përshtatshëm, trajtimi i pacientëve diabetikë bazohet edhe te ndryshimi i stilit të jetesës: ju duhet të kaloni te një dietë e përshtatshme dhe të filloni ushtrimet e rregullta. Zakonisht rekomandohen 30 minuta ushtrime në ditë. Përgjithësisht konsiderohet se niveli juaj i aktivitetit është OK nëse filloni të djersiteni pak. Natyrisht, nëse nuk jeni marrë me sporte dhe nuk keni qenë fizikisht aktivë, ju duhet t'i nisni ushtrimet gradualisht. Duhet theksuar se, duke rënë në peshë, jo vetëm që reduktoni nivelin e glukozës në gjak, por kontribuoni ndjeshëm edhe në uljen e presionit të gjakut dhe do të keni një efekt të dobishëm në çrregullimet e metabolizimit të yndyrës.(7)
Referenca
- (1) IDF DIABETES ATLAS; 8 edition; https://www.idf.org/e-library/epidemiology-research/diabetes-atlas/134-idf-diabetes-atlas-8th-edition.html. Return to content
- (2) Decker S (Scripps Whittier Diabetes Institute). Hidden Symptoms of Type 2 Diabetes. (2012) Available at: https://www.scripps.org/news_items/4260-hidden-symptoms-of-type-2-diabetes [accessed 18 June 2020]. Return to content
- (3) Petrie JR, Guzik TJ and Touyz RM. Diabetes, Hypertension, and Cardiovascular Disease: Clinical Insights and Vascular Mechanisms. Canadian Journal of Cardiology 34 (2018) 575e584. Return to content
- (4) Aronson D, Rayfield EJ. How hyperglycemia promotes atherosclerosis: molecular mechanisms. Cardiovasc Diabetol. 2002;1:1. Published 2002 Apr 8. doi:10.1186/1475-2840-1-1. Return to content
- (5) American Diabetes Association. 11. Microvascular Complications and Foot Care: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S135-S151. doi:10.2337/dc20-S011. Return to content
- (6) American Diabetes Association. 10. Cardiovascular Disease and Risk Management: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S111-S134. doi:10.2337/dc20-S010. Return to content
- (7) American Diabetes Association. 8. Obesity Management for the Treatment of Type 2 Diabetes: Standards of Medical Care in Diabetes-2020. Diabetes Care. 2020;43(Suppl 1):S89-S97. doi:10.2337/dc20-S008. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.