Fakte dhe mite për parandalimin e infarktit me medikamente

Fakte dhe mite për parandalimin e infarktit me barna

Është e rëndësishme që të njiheni me faktet e vërteta, sepse ekzistojnë shumë mite lidhur me parandalimin e infarktit me barna. A duhet të merret aspirina vetëm nga ata që kanë pësuar më parë infarkt miokardit ose iktus ?

Nëse jam duke marrë shumë barna, a mund ta ndërpres marrjen e aspirinës? A është e vërtetë kjo? Aspak. Këto janë dy shembuj të miteve. Le të shohim faktet.

Fakte dhe mite për terapinë me barna të infarktit

MIT: Aspirina duhet të merret vetëm nga ata që kanë pësuar më parë infarkt të miokardit ose inktus/infarkt cerebral.

Është e vërtetë që është konfirmuar se pas infarktit të miokardit ose iktusit, terapia me aspirinë me doza të ulëta ndihmon në parandalimin e një ngjarjeje tjetër. (1-7) Për më tepër, sipas një punimi shkencor të rëndësishëm (3), terapia me aspirinë solli reduktim me 23% të ngjarjeve koronare të tilla si infarkti i miokardit, vdekja koronare ose vdekja e papritur e pacientëve me sëmundje të arterieve periferike. Është po aq e rëndësishme të vini re se te disa grupe të rrezikuara, aspirina redukton edhe rrezikun e ngjarjes së parë kardiovaskulare (p.sh. infarkti i miokardit ose iktusi ishemik).(8) Si çdo bar tjetër, aspirina nuk është e përshtatshme për të gjithë. Gjatë konsultës së pacientit me mjekun përcaktohet nëse terapia me aspirinë në dozë të ulët është e përshtatshme për pacientin në fjalë.

MIT: Unë marr çdo ditë aspirinë në dozë të ulët, ndaj nuk do të vdes nëse pësoj një infarkt të miokardit.

Kjo nuk është e vërtetë. Edhe nëse merrni aspirinë, nëse mendoni se jeni duke pësuar një infarkt të miokardit, njoftoni menjëherë mjekun ose ambulancën. Përtypni dy tableta aspirine ndërsa prisni ambulancën. Marrja e aspirinës gjatë infarktit të miokardit dhe për 30 ditë më pas mund të reduktojë me deri në 23% rrezikun e vdekjes. (9)

MIT: Terapia me aspirinë është e dobishme vetëm për burrat.

Kjo nuk është e vërtetë. Është provuar se aspirina ofron një sërë dobish të rëndësishme si për burrat ashtu edhe për gratë. Në studimet ku janë përfshirë meshkuj dhe femra, aspirina ka reduktuar rrezikun e infarktit të parë të miokardit me 23% dhe rrezikun e përsëritjes së infarktit të miokardit me 31%, një reduktim i ndjeshëm në të dy rastet.(3)

Një studim i rëndësishëm i një popullate prej 40 000 personash, ku përfshiheshin vetëm gra, tregoi se aspirina me doza të ulëta redukton rrezikun e të gjitha ngjarjeve të rënda kardiovaskulare, duke përfshirë infarktin e miokardit dhe iktusin ishemik, te gratë e moshave 65 vjeç e lart. (10) Në të njëjtin studim, aspirina me doza të ulëta reduktoi me 17% rrezikun e iktusit të parë, falë një reduktimi 24 përqind të rrezikut të iktusit ishemik, te gratë e moshave 45 vjeç e lart, në dukje të shëndetshme. (10)

MIT: Terapia afatgjatë me aspirinë në dozë të ulët nuk është e sigurt.

Kjo nuk është e vërtetë. Përfitimet terapeutike të aspirinës me doze të ulët në parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare, mbështeten në më shumë se 200 studime që përfshinë më shumë se 200,000 pacientë.(11)

Efektet anësore të rënda janë të rralla.

Dobitë potenciale të një terapie afatgjatë me aspirinë në dozë të ulët në parandalimin e infarktit të miokardit, iktusit ishemik dhe ngjarjeve kardiovaskulare duhet të vlerësohen kundrejt rreziqeve të trajtimit.

Trajtimi i infarktit me aspirinë

MIT: Jam duke marrë shumë barna, ndaj mund ta ndërpres marrjen e aspirinës.

Kjo nuk është e vërtetë. Marrja e aspirinës sipas recetës së mjekut sjell avantazhe unike për shëndetin kardiovaskular , të cilat do t'i humbni nëse ndërprisni marrjen e barit. Është e rëndësishme të dini se nëse keni filluar të merrni aspirinë, ndërprerja e menjëhershme shton rreziqet, sidomos nëse keni pësuar më parë një infarkt miokardit , iktus /infarkt cerebral ose ngjarje tjetër kardiovaskulare. (12,13,15)

MIT: Nëse jam duke marr statinë (për të ulur nivelin e kolesterolit), nuk kam nevojë për aspirinë.

Jo domosdoshmërisht. Aspirina dhe statinat kanë mekanizëm të ndryshëm veprimi, pasi ato reduktojnë rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare që zhvillohen në trupin tuaj. Studimet kanë treguar se përdorimi i kombinuar i aspirinës dhe statinave te pacientët e përshtatshëm mund të parandalojë infarktet e miokardit dhe iktueset ishemike të përsëritura më shumë se çdo trajtim tjetër në vetvete. (14)

MIT: A duhet të marrin të gjithë aspirinë për parandalimin e infarktit të miokardit dhe iktusit?

Jo. Si çdo bar tjetër, aspirina nuk është e përshtatshme për të gjithë. Aspirina nuk rekomandohet për individët e shëndetshëm me rrezik të ulët kardiovaskular. Si me çdo bar tjetër, mjeku është ai që mund të vendosë nëse dobitë e trajtimit tejkalojnë rreziqet e mundshme. Megjithatë, nëse keni nivel të lartë të kolesterolit, sëmundje kardiake në historikun familjar ose faktorë të tjerë të rëndësishëm të rrezikut kardiovaskular, duhet të merrni masa për të reduktuar rreziqet.(16-18)

Shëndeti juaj është i rëndësishëm, ndaj mos prisni derisa të shfaqen probleme që të veproni!

Referenca

  • (1) Ibanez B, James S, Agewall S, et al. 2017 ESC Guidelines for the management of acute myocardial infarction in patients presenting with ST-segment elevation: The Task Force for the management of acute myocardial infarction in patients presenting with ST-segment elevation of the European Society of Cardiology (ESC). Eur Heart J. 2018;39(2):119‐177. doi:10.1093/eurheartj/ehx393; page149–150. Return to content
  • (2) Smith SC Jr, Benjamin EJ, Bonow RO, et al. AHA/ACCF Secondary Prevention and Risk Reduction Therapy for Patients with Coronary and other Atherosclerotic Vascular Disease: 2011 update: a guideline from the American Heart Association and American College of Cardiology Foundation [published correction appears in Circulation. 2015 Apr 14;131(15):e408]. Circulation. 2011;124(22):2458‐2473; doi:10.1161/CIR.0b013e318235eb4d; page 2434, 2438; Table 1. Return to content
  • (3) Antithrombotic Trialists’ (ATT) Collaboration. Aspirin in the primary and secondary prevention of vascular disease: collaborative metaanalysis of individual participant data from randomised clinical trials. The Lancet 2009; 373:1849-1860. Return to content
  • (4) National Institute for Health and Care Excellence.Myocardial infarction: cardiac rehabilitation and prevention of further cardiovascular disease. Clinical Guideline. Available at: https://www.nice.org.uk/guidance/cg172 [accessed 8 June 2020]. Return to content
  • (5) Knuuti J, Wijns W, Saraste A, et al. 2019 ESC Guidelines for the diagnosis and management of chronic coronary syndromes. Eur Heart J. 2020;41(3):407-477. doi:10.1093/eurheartj/ehz425. pages 429–430; 435; 438. Return to content
  • (6) O'Donnell MJ, Hankey GJ, Eikelboom JW. Antiplatelet therapy for secondary prevention of noncardioembolic ischemic stroke: a critical review [published correction appears in Stroke. 2008 Sep;39(9): e147]. Stroke. 2008;39(5):1638-1646. doi:10.1161/STROKEAHA.107.497271. Return to content
  • (7) Diener HC, Hankey GJ. Primary and Secondary Prevention of Ischemic Stroke and Cerebral Hemorrhage: JACC Focus Seminar. J Am Coll Cardiol. 2020;75(15):1804-1818. doi:10.1016/j.jacc.2019.12.072. Return to content
  • (8) World Health Organization. Prevention of Cardiovascular Disease – Guidelines for assessment and management of cardiovascular risk. Available at: https://www.who.int/cardiovascular_diseases/guidelines/Full%20text.pdf [accessed 9 June 2020]. Return to content
  • (9) ISIS-2 (Second International Study of Infarct Survival) Collaborative Group. Randomised trial of intravenous streptokinase, oral aspirin, both, or neither among 17,187 cases of suspected acute myocardial infarction: ISIS-2. Lancet. 1988;2(8607):349‐360; page 352, figure 3. Return to content
  • (10) Ridker PM, Cook NR, Lee IM, et al. A randomized trial of low-dose acetylsalicylic acid in the primary prevention of cardiovascular disease in women. N Engl J Med. 2005:352:1293-1304. Return to content
  • (11) Santilli F, Simeone P. Aspirin in primary prevention: the triumph of clinical judgement over complex equations. Intern Emerg Med. 2019;14(8):1217-1231. doi:10.1007/s11739-019-02191-4. Return to content
  • (12) Ferrari E, Benhamou M, Cerboni P, Marcel B. Coronary syndromes following aspirin withdrawal: a special risk for late stent thrombosis. J Am Coll Cardiol. 2005;45(3):456‐459. doi:10.1016/j.jacc.2004.11.041. Return to content
  • (13) García Rodríguez LA, Cea Soriano L, Hill C, Johansson S. Increased risk of stroke after discontinuation of acetylsalicylic acid: a UK primary care study. Neurology. 2011;76(8):740‐746. doi:10.1212/WNL.0b013e31820d62b5. Return to content
  • (14) Hennekens CH, Sacks FM, Tonkin A, et al. Additive benefits of pravastatin and aspirin to decrease risks of cardiovascular disease: randomized and observational comparisons of secondary prevention trials and their meta-analyses. Arch Intern Med. 2004;164(1):40‐44. doi:10.1001/archinte.164.1.40. Return to content
  • (15) Sundström J, Hedberg J, Thuresson M, Aarskog P, Johannesen KM, Oldgren J. Low-Dose Aspirin Discontinuation and Risk of Cardiovascular Events: A Swedish Nationwide, Population-Based Cohort Study. Circulation. 2017;136(13):1183‐1192. doi:10.1161/CIRCULATIONAHA.117.028321. Return to content
  • (16) Piepoli MF, Hoes AW, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts) Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Atherosclerosis. 2016;252:207‐274. doi:10.1016/j.atherosclerosis.2016.05.037; page 2328. Return to content
  • (17) Consentino F. et al 2019 ESC Guidelines on diabetes, pre-diabetes, and cardiovascular diseases developed incollaboration with the EASD European Heart Journal (2020) 41, 255323 doi:10.1093/eurheartj/ehz486 Return to content
  • (18) Arnet D. et al. 2019 ACC/AHA Guideline on the Primary Prevention of Cardiovascular Disease A Report of the American College of Cardiology/American Heart Association Task Force on Clinical Practice Guidelines Circulation. 2019;140:e596–e646. DOI: 10.1161/CIR.0000000000000678 2019 Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.