Nuk ka asnjë arsye pse të pini duhan!

Nuk ka asnjë arsye pse të pini duhan! 

Edhe pse të dhënat statistikore për efektet negative të duhanit në shëndet janë shumë të frikshme, vendimi për ta lënë atë është i vështirë. Duhani vret më shumë se 8 milion njerëz çdo vit. Më shumë se 7 milion prej këtyre vdekjeve janë rezultat i përdorimit të drejtpërdrejtë të duhanit ndërsa rreth 1.2 milion janë rezultat i duhanpirësit pasiv.
Mbi 80% e 1.3 miliardë përdoruesve të duhanit në botë jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. (1)

Nuk ka asnjë arsye përse të pini duhan! Intervistë me Dr. Péter Vajer për efektet e dëmshme të duhanit

Nuk ka asnjë duhanpirës në botë që të mos e dijë që çdo cigare është një gozhdë më shumë në arkivolin e tij. A mund të themi se nëse nuk e lini ju po luani me zjarrin?

Mbase nuk po luani me zjarrin, por me siguri po luani me jetën tuaj. Duhanpirja është një nga problemet më të mëdha shëndetësore në botë, menjëherë pas presionit të lartë të gjakut. Gjatë shekullit të 20-të, ajo vrau rreth 100 milion njerëz, shumica e tyre në vendet e pasura sot. 15% e vdekjeve globale i atribuohen duhanpirjes. Të dhënat e vitit 2015, tregojnë se numri i duhanpirësve meshkuj është shumë më i lartë se i atyre femra. Megjithëse shifrat globale dhe në shumë vende po shkojnë drejt rënies, prevalence e duhanpirjes duket se po rritet në Rajonin e Mesdheut Lindor dhe në Rajonin Afrikan sipas OBSH.  Në Shqipëri shifrat e vitit 2015 tregojnë se 51,2 % e meshkujve dhe 7.6% e femrave mbi 15 vjeç janë duhanpirës.(2)

Cilat janë efektet negative të duhanit në shëndet?

Duhanpirja rrit ndjeshëm rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare (hipertension, arteriosklerozë , trombozë , anginë , infarkt miokardi, iktus , bllokim cerebrovaskular ), disa llojeve të tumoreve (kanceri i mushkërisë, tumoret e gojës, kanceri i laringut, kanceri ezofageal , kanceri i fshikëzës së urinës) dhe të sëmundjes së bllokimit kronik të mushkërive (COPD). Sigurisht, rreziku rritet sa më shumë shtohen vitet e duhanpirjes dhe numri i cigareve të pira në ditë. Duhanpirja luan gjithashtu një rol në zhvillimin e osteoporozës dhe disa sëmundjeve të syrit, p.sh. katarakti dhe degradimi makular i lidhur me moshën. Gratë që pinë duhan kanë më shumë gjasa të jenë jopjellore dhe burrat që pinë duhan kanë më shumë gjasa të jenë të paaftë seksualisht. Duhanpirja gjatë shtatzënisë është jo vetëm e dëmshme për nënën, por ka efekte negative edhe mbi jetëgjatësinë e fetusit. Të porsalindurit, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, kanë më shumë gjasa të lindin nën peshë.(3)

Në çfarë shkalle ndikon duhanpirja në prognozën e sëmundjeve të ndryshme?

Duhanpirja jo vetëm që rrit incidencën e një sërë sëmundjesh, por ndikon negativisht edhe tek ecuria e sëmundjes. Një person që pi duhan ka 2-3 herë më shumë të ngjarë të vdesë nga sëmundjet koronare të zemrës sesa një joduhanpirës.(4) Pirja e 1-14 cigareve në ditë përkon me një rrezik 1,7 herë më të lartë të sëmundjes fatale të arteries koronare.(5)  Rreziku kardiovaskular rritet me numrin e cigareve të tymosura çdo ditë dhe me rritjen e moshës me 5.3 herë më shumë, për gratë që pinë më shumë se 25 cigare në ditë.(6) Duhanpirësit janë deri në 5 herë më shumë të rrezikuar nga vdekja e papritur kardiake sesa joduhanpirësit.(7) Në një studim të kryer në Skoci është zbuluar se duhanpirja gjithashtu shkakton një rritje të shumëfishtë të rrezikut të vdekjes nga iktusi. (8) Në përgjithësi, mund të vërtetohet se shumë vdekje të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare mund të lidhen me duhanpirjen.

Nuk ka asnjë arsye përse të pini duhan! Intervistë me Dr. Péter Vajer për efektet e dëmshme të duhanit

Lidhja ndërmjet duhanpirjes dhe sëmundjeve respiratore është e qartë për të gjithë, por mbase publiku i gjerë është më pak i informuar për rolin që luan duhani në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. 

Duhanpirja është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje cirkulatore, meqë dëmton funksionimin e endoteliumit, pra të shtresës së qelizave të gjakut (kjo quhet gjithashtu stresi oksidues), dhe çon në aterosklerozë .(9) Duhanpirja ka një efekt negativ në metabolizimin e yndyrnave: ajo ul nivelin e kolesterolit të mirë dhe rrit nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Ajo rrit gjithashtu nivelin e monoksidit të karbonit në gjak, që e bën endoteliumin edhe më të ndjeshëm. Duhanpirja bllokon enët e gjakut, dhe si rezultat ul sasinë e gjakut që arrin të transportojë oksigjen të freskët në inde.(9) Një studim te vullnetarët e rinj të shëndetshëm dhe joduhanpirës tregoi se pirja e një cigareje të vetme ul ndjeshëm ndryshueshmërinë e ritmit të zemrës dhe rrit konsiderueshëm presionin e gjakut. Duhanpirja aktive dhe ajo pasive rrisin aftësinë e koagulimit së gjakut. Kur arteria karotide e zakonshme preket nga arterioskleroza, qarkullimi i gjakut në tru mund të reduktohet aq shumë sa zona të caktuara të trurit mund të vdesin pa furnizimin me gjak dhe mund të ndodhë një iktus .(10)

Siç mund ta shihni, duhanpirja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Krahas sëmundjes së arteries koronare të përmendur më parë, infarktit të miokardit dhe iktusit, duhanpirja lidhet gjithashtu me zhvillimin e sëmundjes të arterieve periferike (stenoza arteriale). Duhanpirësit e mëdhenj janë 7 herë më të rrezikuar për të zhvilluar probleme cirkulatore në arteriet e gjymtyrëve të poshtme sesa joduhanpirësit.(11) Simptomat e sëmundjes së arterieve periferike ( dhimbje e fortë e përjetuar gjatë ushtrimeve fizike, ndjeshmëri, spazma, lodhje muskulore në këmbë) zhvillohen shumë më herët te duhanpirësit, 10 vite më përpara se te joduhanpirësit, dhe janë shumë të rënda. Pacientët me sëmundje të arterieve periferike që pinë duhan, të cilët duhet të bëjnë amputim të një gjymtyre, janë sa dyfishi i pacientëve joduhanpirës me sëmundje arteriale.

Përse duhanpirësit nuk e lënë duhanin kur i dinë efektet e rënda negative të duhanpirjes për shëndetin e tyre?

Së pari për shkak se duhanpirja shkakton varësi të rëndë. Vetëm 5-7% e duhanpirësve janë duhanpirës të lehtë ose jo të varur (që pinë deri në 5 cigare në ditë), ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë tepër të varur. Shkalla e personave që e përdorin vetëm një herë duhanin dhe bëhen të varur është më e lartë në krahasim me ata që përdorin droga ose alkool. 60% e të varurve nga heroina, kokaina dhe alkooli thonë se është më e vështirë të lësh duhanin.

Çfarë mund t'u themi duhanpirësve? Përse duhet ta lënë duhanin?

Pas lënies së duhanit rreziqet fillojnë të reduktohen ndjeshëm, megjithëse shkalla e kësaj varet nga individi dhe koha që ka kaluar. Ka përfitime shëndetësore të menjëhershme dhe afatgjata të heqjes dorë për të gjithë duhanpirësit (12).

  • Brenda 20 minutave, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut bien.
  • Për 12 orë, niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj bie në vlera normale.
  • Për 2-12 javë, qarkullimi juaj përmirësohet dhe funksioni juaj i mushkërive rritet.
  • Për 1-9 muaj, kollitja dhe shkurtimi frymëmarrjes zvogëlohen.
  • Për 1 vit, rreziku juaj për sëmundje koronare të zemrës është rreth gjysma e asaj të duhanpirësit.
  • Pas 5 vitesh, rreziku juaj për iktus zvogëlohet në atë të një personi joduhanpirës 5 deri 15 vjet pasi të hiqni dorë.
  • Për 10 vjet, rreziku juaj për kancer në mushkëri bie në gjysmën e rrezikut të një duhanpirësi dhe rreziku juaj për kancer të gojës, fytit, ezofagut, fshikëzës, qafës së mitrës dhe pankreasit zvogëlohet.
  • Për 15 vjet, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës është ai i një personi joduhanpirës.(12)
    Kjo dhe shumë faktorë të tjerë duhen marrë në konsideratë, por i takon çdo duhanpirësi individualisht t'i përgjigjet pyetjes se përse duhet ta lërë duhanin. Një ditë jetës suaj do t'i vijë fundi, por numri i viteve cilësore që mund të jetoni të shëndetshëm varet shumë prej jush.

Referenca:

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.