Çuditërisht, çokollata e zezë ka ndikim jo vetëm te pesha dhe humori juaj, por edhe te zemra. Konsumi i rregullt por i moderuar i çokollatës mund të ndihmojë në parandalimin e disa proceseve inflamatore, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.
Ky fakt bazohet në matjen e nivelit të CRP-së dhe në efektin antioksidant të çokollatës së zezë. Nivelet e CRP lidhen me rritjen e rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare dhe dëmtimit vaskular të shkaktuar nga diabeti.(1) Një studim që mat nivelin e CRP, tregoi se konsumi i rregullt i çokollatës së errët (20 gr në tre ditë), mund të ulë nivelin e CRP. Kjo do të thotë që çokollata e zezë mund të zvogëlojë inflamacionin dhe kështu mund të ketë përfitime klinike në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pasi sa më i ulët niveli i CRP, aq më i ulët është rreziku i inflamacionit. (2)
Për ta mbështetur këtë fakt, u studiuan 4849 individë të shëndetshëm mbi moshën 35 vjeç në "Catholic University of Campobasso". 1374 prej tyre e konsumonin rrallë çokollatën e zezë, ndërsa 824 e konsumonin atë rregullisht, zakonisht mbi 5 gramë në ditë. Dr. Giuseppe dhe kolegët e saj konstatuan se niveli mesatar i CRP-së te personat që nuk konsumonin çokollatë të zezë ishte më i lartë se te ata që e konsumonin atë. Grupi i dytë kishte ndjekur gjithashtu një dietë më të shëndetshme krahasuar me ata që nuk konsumonin çokollatë. Duke patur parasysh sa më sipër, është e dukshme lidhja ndërmjet konsumimit të çokollatës së zezë dhe nivelit të CRP-së. (2)
Megjithatë, interesant është fakti se konsumimi i 20 gramëve çokollatë të zezë një herë në tre ditë kishte efekt të qartë pozitiv, ndërsa rritja e sasisë jo vetëm që nuk rriste përfitimet, por përkundrazi, efektet e mëparshme pozitive të çokollatës së zezë në nivelin e CRP-së pothuajse zhdukeshin. Kështu që, bëni kujdes me çokollatën! (2)
Referenca
- (1) Ellinger S, Stehle P. Impact of Cocoa Consumption on Inflammation Processes-A Critical Review of Randomized Controlled Trials. Nutrients. 2016 May 26;8(6). pii: E321. doi: 10.3390/nu8060321. Return to content
- (2) Di Giuseppe R, di Castelnuovo A, Centritto F et al. Regular consumption of dark chocolate is associated with low serum concentrations of C-reactive protein in a healthy Italian population. J Nutr. 2008 Oct;138(10):1939-45. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.