Raportimi i efekteve anësore

Në rast të shfaqjes së çfarëdo efekti anësor ju duhet të këshilloheni me mjekun, ose farmacistin tuaj. Këtu përfshihen edhe efektet anësore që nuk përmenden në fletudhëzuesin e paketimit të barit.

Ju mund t‘i raportoni efektet anësore dhe  ankesat për cilësinë e produktit pranë Sektorit të Farmakovigjilencës në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me adresë: Rr. E Dibrës nr. 359/1, Tiranë, Shqipëri, (http://akbpm.gov.al/).

Raportimi i efekteve anësore dhe  ankesave për cilësinë e produktit mund të kryhet gjithashtu edhe në:

Zyrën e Përfaqësisë Bayer d.o.o. Tiranë, Shqipëri
Rr. Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1, Tiranë.
në kontaktet e mëposhtme:
pv.see@bayer.com

 

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.