Pasojat e mundshme të mostrajtimit të presionit të lartë të gjakut

Pasojat e mundshme të mostrajtimit të presionit të lartë të gjakut

Hipertensioni është një epidemi. Sëmundjet e rënda kardiovaskulare shpesh vijnë për shkak të presionit të lartë të gjakut.(1)  Vlerësohet se numri i personave me hipertension do të rritet me 15-20% deri në vitin 2025, duke arritur afër 1.5 miliardë.(2)  Presioni i lartë i gjakut shpesh quhet 'vrasësi i heshtur' sepse shumica e njerëzve që e kanë atë nuk kanë simptoma.(3)

Për shkak se hipertensioni nuk shkakton asnjë problem në fillim, shumica e njerëzve nuk janë aspak në dijeni se duhet të vizitohen te një mjek. Megjithatë, hipertensioni i patrajtuar mund të rezultojë në komplikacione të rënda. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i hipertensionit është vendimtar për cilësinë e jetës së pacientëve dhe për pasojat potenciale të sëmundjes.(2,3)

Çfarë është hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut?

Pasojat e mundshme të mostrajtimit të presionit të lartë të gjakut

Presioni i gjakut varion nga minuta në minutë, ndryshon nga një pjesë e ditës në tjetrën dhe mund të ndikohet gjithashtu edhe nga rrethana të jashtme. Hipertensioni diagnostikohet kur presioni i gjakut në gjendje qetësie është mesatarisht ≥140 mmHg sistolik ose ≥90 mmHg diastolik.(2) Diagnoza kërkon matje të shumta, për shkak se presioni i gjakut mund të shfaqë luhatje spontane të konsiderueshme.(1)

Bindja se kufiri i sipërm i diapazonit normal të presionit të gjakut mund të përllogaritet duke mbledhur moshën e individit me 100 Hgmm është e gabuar. Kufiri i sipërm për të rriturit, pavarësisht moshës, është gjithmonë 140/90 Hgmm(2), por kur matja bëhet në shtëpi, edhe rezultati 135/85 Hgmm(2) konsiderohet i lartë. Sa më i ulët presioni i gjakut, aq më i ulët rreziku për komplikacione kardiovaskulare në të ardhmen. Për këtë arsye, në praktikën mjekësore, synimi nuk është vetëm ulja e presionit të gjakut, por edhe reduktimi i rrezikut të përgjithshëm kardiovaskular .

Mjeku juaj do ta marrë këtë në konsideratë gjatë përcaktimit të vlerave të synuara për presionin tuaj të gjakut. Ai do të marrë gjithashtu në konsideratë faktin se personat me një gjendje që përbën faktor të njohur rreziku, si p.sh. diabet ose sëmundje të zemrës ose të veshkave, duhet të arrijnë nivele edhe më të ulëta të presionit të gjakut.(2) Gjatë ekzaminimit të pacientit, mjeku vlerëson nëse ai ka pësuar ndonjë dëmtim kardiovaskular më parë dhe vlerëson nëse ka ndonjë anomali themelore, si p.sh. gjendje që ndikojnë te gjëndra tiroide ose veshkat, të cilat mund të jenë shkaktare të hipertensionit.

Rëndësia e kontrollit të rregullt të presionit të gjakut në shtëpi

Leximet e presionit të gjakut duhet të bëhen me anë të një pajisjeje të certifikuar, dhe matjet duhet të kryhen në përputhje me udhëzimet përkatëse dhe në kushtet e duhura. Shpeshherë, nivelet e presionit të gjakut kur matjet kryhen në klinikë janë të larta, edhe pse personi mund të ketë një presion gjaku tejet normal jashtë klinikës. Kjo quhet sindroma e bluzave të bardha. Prandaj, për të qartësuar nëse presioni i gjakut të një personi rritet vetëm në prani të mjekut apo është i lartë edhe jashtë zyrës së mjekut, është e domosdoshme që presioni të matet edhe në shtëpi.(2)

Rregullat për kryerjen e matjeve të presionit të gjakut në shtëpi(4)

  1. Kryeni gjithmonë matjen në të njëjtën kohë gjatë ditës (në të njëjtën orë të ditës).
  2. Para se të kryeni matjen, uluni dhe qëndroni në qetësi për dy ose tre minuta.
  3. Kontrolloni saktësinë e pajisjes tuaj. Para se të përdorni një monitor për herë të parë, lëreni mjekun tuaj të kontrollojë saktësinë e tij me modelin e zyrës. Gjithashtu lejoni mjekun tuaj t’ju shikojë kur përdorni pajisjen për të parë nëse po e bëni atë siç duhet. Nëse pajisja ju bie ose e dëmtoni, kontrollojeni para se ta përdorni përsëri.
  4. Para se të kryeni matjen, lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes.
  5. Matni presionin e gjakut dy herë në ditë. Matja e parë duhet të jetë në mëngjes para ushqimit ose marrjes se ndonjë bari, dhe e dyta në mbrëmje(8). Shmangni ushqimin, kafeinën, duhanin dhe alkoolin për 30 minuta para se të bëni një matje.
  6. Uluni të qetë para dhe gjatë monitorimit. Kur të jeni gati për të matur presionin e gjakut, uluni për pesë minuta në një pozicion të rehatshëm me këmbët dhe kyçet e këmbës te pakryqëzuara dhe kurrizin tuaj të mbështetur kundër një karrige.
  7. Shënojini rezultatet në ditarin e presionit të gjakut.
  8. Sigurohuni që krahu juaj të jetë i pozicionuar siç duhet. Gjithmonë përdorni të njëjtën krah kur masni presionin e gjakut. Rehatoni krahun, të ngritur në nivelin e zemrës suaj, në një tavolinë, tavolinë pune ose krah karrige. Ju mund të duhet të vendosni një jastëk nën krahun tuaj për ta ngritur atë mjaftueshëm lart.
  9. Vendosni mansheten në krahë të zhveshur, jo mbi veshje. Mënga e rrotulluar e cila shtrëngohet rreth krahut tuaj mund të rezultojë në një lexim të pasaktë, kështu që mund t'ju duhet të nxirrni krahun nga mëngët.
  10. Bëni një matje tjetër. Prisni një deri në tre minuta pas leximit të parë, dhe pastaj bëni një matje tjetër për të kontrolluar saktësinë. Nëse monitori juaj nuk regjistron automatikisht leximet e presionit të gjakut ose rrahjet e zemrës, shkruajini ato.

Leximet e presionit të gjakut të marra në të dy krahët mund të jenë të ndryshme, por diferenca nuk duhet të kalojë 10 deri në 15 Hgmm. Matjet e kryera në kohë të ndryshme të ditës mund të kenë ndryshim të ndjeshëm.(4)

Çfarë mund të bëjmë për parandalimin?

Pasojat e mundshme të mostrajtimit të presionit të lartë të gjakut

Stili jo i shëndetshëm i jetesës luan një rol vendimtar në zhvillimin e hipertensionit. Mund t'ju duket e pabesueshme, por duke hequr ose ndryshuar një ves ju mund të kontribuoni fort në suksesin e terapisë me barnat e rekomanduara nga mjeku. Mundohuni të përqendroheni te një stil i shëndetshëm jetese, bëni kujdes me dietën dhe aktivitetin e rregullt fizik, lini duhanin dhe mundohuni të shmangni stresin e dëmshëm. Përdorni tabelën e vlerësimit të rrezikut me PIKË për të zbuluar lehtësisht nëse duhet të prisni zhvillimin e një sëmundjeje të rëndë kardiovaskulare brenda 10 viteve të ardhshme.(2)

Reduktimi i konsumit të kripës mund të ulë presionin e gjakut me 2,8 deri në 5,4 Hgmm respektivisht per presionin diastolik dhe sistolik.(2) Ndjekja e një diete të pasur në fibra, fruta, perime, drithëra të papërpunuara dhe peshk, por me kalori, yndyra dhe karbohidrate të ulëta me indeks të lartë glicemik, mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e peshës së tepërt.(2)

Aktiviteti fizik i rregullt mund të reduktojë presionin e gjakut me 4 deri në 10 Hgmm të tjera. Lloji i aktivitetit fizik të rekomanduar për pacientët me hipertension është 35 deri në 40 minuta ushtrime dinamike me intensitet mesatar çdo ditë, përfshi një ecje, vrapim ose çiklizëm, 5 deri në 7 dite në javë.(2) Duhet të keni parasysh se sportet statike të bazuara në forcë, të cilat përfshijnë sforcim në formën e presionit, si p.sh. ngritja e peshave ose bodybuilding, rrisin presionin e gjakut. Rekomandohet që para se të filloni ndonjë program ushtrimesh të këshilloheni me mjekun tuaj, i cili do t'ju japë këshilla të personalizuara të përshtatura me kapacitetin tuaj për sforcim fizik.

Hipertensioni nuk është një nga ato gjendje që shoqërohen me pasoja paralajmëruese të cilat na shtyjnë të bëjmë kujdes. Megjithatë, infarkti i shkaktuar nga hipertensioni është një sëmundje tepër e rëndë dhe parandalimi është shumë herë më i rëndësishëm se kurimi. Ndjekja e një diete të shëndetshme dhe e një stili jetese më të shëndetshëm, që përfshin aktivitet fizik, përbën pa dyshim një hap të rëndësishëm.(2) Aspirin® Protect 100 mg është një bar që përmban acid acetilsalicilik. Marrja e 1 tablete në ditë frenon agregimin anormal të pllakëzave të gjakut dhe pengon krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut, duke reduktuar kështu rrezikun e infarktit.(5)

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.

Referenca

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.